Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Deputeti thotë se projekti bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë.

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaron se qeveria e kryeministri Edi Rama e personifikon kanabis dhe lidhjen me krimin. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin e tij social 'Facebook', Salianji shprehet se qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe të trafikimit lehtësisht pa pasur asnjë gjobë. Deputeti thotë se projekti bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë.
REAGIMI I SALIANJIT:
Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi dhe lidhja simbiotike me krimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propogandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, në gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen krime, vrasje, tritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata!Ky projekt bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë! Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për të rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për kanabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë!
Ditën e djeshme, Dosja.al raportoi se kryeministri Edi Rama ka bërë gati projektligjin për kontrollin dhe kultifikimin e kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të kësaj bime për qëllime mjekësore dhe industriale. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për kultivimin, prodhimin dhe qarkullimin e kontrolluar të bimës dhe nënprodukteve të kanabisit, për përdorim mjekësor dhe industrial, përmes subjekteve të licencuara dhe nën mbikëqyrjen e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj.
Dhurata Çupi Partia Demokratike kërkoi sot dëgjesë me ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare t&e...
SHKUP- Shansi i fundit është në lojë, presidenti francez Emmanuel Macron ka për propozimin e fundit për të arritur një...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan marrëzi të kryeministrit Edi Rama, legalizimin e kanab...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar Shaip Kamberin për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë. Për...
Alastair King-Smith ne Kukes KUKËS- Ambasadori Alastair King-Smith ka vizituar ditën e djeshme qytetin e Kukësit. Ai është takuar...
Foto Ilustruese TIRANË- Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë të enjten në mbrëmje se kanë filluar këshill...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se një koalicion mes tij dhe Ilir Metës pas largimit nga Presidenca do të...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se padinë kundrejt Antony Blinken do të mund ta ndjekë edhe në Shtet...
Sali Berisha TIRANË- Ish-Kryeministri dhe kryedemokrati Sali Berisha shprehet i bindur se personi i vetëm që mund të rrwzojë Edi R...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit deklar...