LIVE UPDATES
Politike

DOSJA- Masakra e Fushë Krujës, show për një mesazh! Nga kush i vjen goditja Ervis Martinajt, i vranë edhe nipin

Edhe pse ishin të “zënë” duke i vënë zjarrin mjetit të viktimave, u kthyen dhe qëlluan mbi trupin e 30-vjeçarit, për t’u siguruar se e kishin ndarë përfundimisht me këtë botë. Ngjarje horror, një mesazh i qartë u dha për dikë. Tre të rinjtë kishin precedentë penalë, njëri më shumë se tjetri.

18 Korrik 2022, 11:49 Nga k.m.
DOSJA- Masakra e Fushë Krujës, show për një mesazh! Nga kush
Diklen Vata, Brilant Martinaj, Ervis Martinaj, Xhulio Prela dhe Xhelal Reçi

TIRANË- “Alo, Policia? Po digjet një makinë këtu…”- Një telefonatë e tillë alarmoi Policinë e Shtetit, por zbuloi vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u masakruan fillimisht me armë zjarri, e më pas u vunë flakën. Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërruan jetë në vend brenda mjetit nga breshëria e armëve kallashnikov që qëlluan ndaj tyre. Ndërsa Diklen Vata tentoi të shpëtonte, doli jashtë mjetit, por autorët e panë. Edhe pse ishin të “zënë” duke i vënë zjarrin mjetit të viktimave, u kthyen dhe qëlluan mbi trupin e 30-vjeçarit, për t’u siguruar se e kishin ndarë përfundimisht me këtë botë. Ngjarje horror, një mesazh i qartë u dha për dikë. Tre të rinjtë kishin precedentë penalë, njëri më shumë se tjetri.

GJAKU S’BËHET UJË

Brilant Martinaj është nipi i biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë. Ai ka qenë i dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës. Gjithashtu ka qenë një nga emrat më të përmendur gjatë aksionit “Fundi i Marrëzisë”, ku Ervis Martinajt iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati, të cilat sapo i kishte blerë dhe disa automjete luksoze. Në atë kohë, mediat shkruanin se Martinaj i kishte blerë makineritë nga konkurrenti i tij, Ervis Doçi, i cili u vra disa kohë më pas nisjes së aksionit. 

Por edhe nipi kishte mëkatet e veta. Vetë Martinaj kërkohej për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Natën e krimit, Brilanti është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizoi automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai dyshohet se ka shkrepur armën, duke lënë të plagosur efektivin e policisë me 3 plumba. Viktima u zvarrit për 500 metra por autori u kthye pas dhe e qëlloi sërish. Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim, por nuk u arrestua kurrë. Madje u shpall në kërkim, por rezultonte në Turqi. Mesa duket armiqtë e gjetën para shtetit. Por kjo nuk është pista e vetme.

Me një resort në Patok, i riu ‘biznesmen’ duket se nuk kishte qëndruar dot larg botës së krimit. Edhe pse nuk ka asnjë vendim gjykate, Martinaj është dyshuar dhe përfolur për një kohë të gjatë si personi që tërhoqi këmbëzën në vrasjen e Xhelal Reçit. Vrasja ndodhi që në mëngjes, teksa 61-vjeçari, ish-efektiv i Policisë së Shtetit kishte shkuar për të hapur dy bizneset e tij. Por sapo zbriti nga makina tip “Mercedez Benz”, u qëllua me breshëri plumbash.

Megjithatë pse duhet të vrisnin një të moshuar? Vetë viktima njihej në zonë si një person i qetë dhe pista e parë që ka grupi hetimor mbi tavolinë është ajo e konflikteve të djalit të tij, Besnik Reçi, pasi dhe ai ishte tentuar të vritej, bashkë me gruan dhe dy fëmijët. Megjithatë duket se ‘thela’ ishte më e madhe.

SY PËR SY E DHËMB PËR DHËMB

Familja Reçi ka lidhje miqësie Endrit (Indrit) Doklen. Prej vitesh tashmë ai bashkëjeton me vajzën e Xhemal Reçit, ndërkohë që shijon lirinë, pasi edhe pse i dënuar me burg përjetë, ia doli që të lirohej falë gjyqtares Enkelejda Hoxha. Dokle nga ana tjetër, nuk hyn rastësisht në këtë histori.

Nuredin Dumani, i penduari i Drejtësisë, kur foli për herë të parë për prokurorët tha: Tani që do flas unë, hapni një burg të ri. Por harroi të përmendte që do duhej të hapeshin shumë varre. Disa kohë para se të plagosjes, një zarf i bardhë mbërriti në dorën e Nuredin Dumanit. Ervis Martinaj i la “dorë të lirë” që të kërkonte sa të donte për të kryer ekzekutimin e Endrit Dokles. Dumani tregon në rrëfimin e tij në SPAK se me persona të afërt me Martinajn i kanë shkuar në Kosovë për të dërguar djalë. Njëri ishte një djalë që e identifikoi me emrin “Eli”, tjetri ishte vëllai i Besian Xhixhës.

Dosja.al ka nxjerrë nga dosja e SPAK, se të dy kanë kaluar me një mjet tip Hummer në Kosovë, e Dumani tregon se teksa negocionin Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar edhe vetë me “porositësin”. Për “kokën” e Endrit Dokles, kanë rënë dakord për shumën e 500 mijë eurove, por Dumani ka marrë fillimisht 100 mijë. Të tjerat më pas, pasi të kryente porosinë. Dumani thotë: I mora paratë, por nuk doja ta vrisja Doklen. Doja të nisja konflikt me Ervis Martinajn.

“MEMECI” FOLI

Praktikisht ashtu ndodhi!

Frika nga hakmarrja bëri që Martinaj të urdhëronte vrasjen e numrit 'dy' të ish-bandës së Durrësit. Nuk ia doli dot, por fjala ikën me erën. Dokle e ka mësuar se Martinaj donte ta ekzektuonte, donte gjithashtu të merrte hak për vjehrrin e tij. Ervis Martinaj prej kohës nuk kapet dot, ndërkohë që edhe Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Kështu që Dokle ka monitoruar të tjerët. Kësaj here, nuk janë zgjedhur më “ushtarë” të Martinaj, por gjaku i tij, nipi- Brilanti. Prej kohësh ai monitorohej dhe ndiqej nga autorët, detaj që vihet re edhe nga targa e vjedhur kohë më parë në Tiranë, ndërsa ishin kujdesur që të t’i “kopjonin” edhe mjetin, duhet dhënë tepër modest tip Volksvagen Passat. Dhe kësaj radhë qëlluan!

“Maskat” kishin eksperiencë, nuk iu bllokua arma, mbaruan punë dhe nuk lanë asnjë shenjë. Por gjithashtu u kujdesën që të përcillnin terror dhe një mesazh të qartë. Nga kush dhe pse? Këtë duhet ta ndajnë hetuesit. Pista kryesore është hakmarrja dhe larja e pazareve mes grupeve kriminale, duke ‘ndezur’ edhe njëherë sezonin e verës. Ndoshta këtë verë viktimat nuk do t’i “importojmë” si çdo vit, por do merremi me ato që kemi brenda. Dumani u kujdes të bënte detyrën e tij. Përplasja nisi nga Fushë Kruja, Policia ka për detyrë që të mos e lërë të përhapet.

BASHKIM FORCASH APO…?

Pjesëtarët e familjes Martinaj kanë llogari të hapura edhe me klanin Duka. Dikur miq e bashkëpunëtorë, tani armiq. Në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por kur s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK, rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.

Por edhe pse dështuan të eliminonin armikun e tyre kryesor, duket se rivalët e Ervis Martinajt nuk ia kursyen shokët, ata lëviznin hapur kudo, edhe në kryeqytet. Një nga një, i kanë hequr Erigers Mihasin, krahun e tij të djathtë, Armand Dumani dhe Santiago Malkon. Vetëm Martinaj qëndron, por s’dihet se ku. Në media dhe gazetarë të kronikës së zezë, kanë lënë të kuptohet se për disa kohë është fshehur në veri të vendit, e më pas ka ikur jashtë. Larg armiqëve dhe Policisë.

masakra e fushe krujes ervis martinaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet