Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë.
TIRANË- Dosja.al ka mundur të sigurojë dosjen dhe akuzën e plotë që ka ngritur Departamenti i Shtetit ndaj ish-agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal. 11 faqet shpjegojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë.
Lexojeni të plotë:
GJYKATA E QARKUT TË SHTETEVE TË BASHKUARA
PËR DISTRIKTIN E KOLUMBIAS
Gjatë mandatit penal
Juria e Madhe e betuar më 15 shtator 2022
SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
Kundër
CHARLES F. MCGONIGAL, i pandehur
Origjinal i Jurisë së Madhe
PENALE NR.
VEPRAT PENALE:
18 U.S.C. § 1001(a)(l)
(Fshehja e fakteve materiale)
18 U.S.C. § 100l(a)(2)
(Deklarata të rreme)
18 U.S.C. § 1519
(Falsifikimi i një procesverbali ose dokumenti)
AKT-AKUZË
Juria e Madhe akuzon se në ose rreth orëve dhe datave tëe përcaktuara këtu:
AKUZAT E PËRGJITHSHME
Gjatë gjithë periduhës kohore që ka rëndësi materiale për këtë akt-akuzë, përveç rasteve kur tregohet ndryshe:
1. Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ishte një departament brenda degës ekzekutive të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Byroja Federale e Hetimit (‘FBI’) ishte krahu kryesor hetues i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe ishte një organizatë e sigurisë kombëtare me detyra që lidhen si me inteligjencën, ashtu edhe me zbatimin e ligjit.
2. I pandehuri CHARLES F. MCGONIGAL ishte Agjent Special Drejtues (‘SAC’) i Zyrës së FBI-së në Nju Jork nga tetori 2016 deri në daljen e tij në pension nga FBI më 14 shtator 2018 dhe, gjatë asaj kohe, ishte anëtar i Shërbimit Ekzekutiv të Lartë (‘SES’). I pandehuri McGonigal ishte, si SAC, përgjegjës për mbikëqyrjen e çështjeve të kundërzbulimit dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë ato që lidhen me vende evropiane si Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina.
3. Si SAC i Zyrës Vendore të FBI-së në Nju Jork dhe anëtar i SES-it, i pandehuri McGonigal kishte detyrë ligjore të paraqiste një raport vjetor publik për deklarimin financiar, në përputhje me Ligjin e Etikës në Qeverisje të vitit 1978, 5 U.S.C. app. 4 §§ 101, e në vazhdim. Deklarimet financiare u bënë në formularin 278 (‘OGE-278’) të Zyrës së Etikës Qeveritare (‘OGE’), qëllimi i të cilit ishte: (a) të nxiste transparencën, besueshmërinë dhe besimin në integritet dhe vendimmarrje të ekzekutivit dhe (b) të ndihmonte punonjësit publikë dhe agjencitë e tyre në shmangien e konflikteve aktuale ose të dukshme të interesit ndërmjet detyrave zyrtare dhe interesave financiare private. Deklaruesit kërkoheshin të zbulonin me saktësi për publikun, ndër të tjera, të ardhurat, pasuritë më të mëdha se 1000 USD, detyrimet mbi 10,000 USD, dhuratat dhe rimbursimet e udhëtimeve dhe transaksione të tjera financiare. Informacioni i dhënë në formularët OGE-278 mund të rezultojë në marrjen e masave disiplinore kundër deklaruesit. Formularët OGE-278 dorëzoheshin në mënyrë elektronike dhe dërgoheshin në selinë e FBI-së në Uashington, D.C.
4. I pandehuri McGonigal kishte për detyrë dhe i kërkohej nga Direktivat e Politikave të FBI-së dhe politikat e FBI-së në përgjithësi, të raportonte me saktësi tek FBI-ja çdo udhëtim jozyrtar jashtë vendit dhe çdo kontakt të vazhdueshëm profesional ose zyrtar me shtetas të huaj; atij, gjithashtu, i kërkohej të raportonte me saktësi në FBI udhëtimet e tij zyrtare. Deklarimet e udhëtimeve zyrtare dhe jozyrtare duhet të bëheshin në Raportin e FBI-së për Formularët e Udhëtimeve Jashtë (‘FD-772’) dhe Formularët e FBI-së për Përmbledhjen e Udhëtimeve Jashtë (‘FD-772b’), të cilat dorëzoheshin në mënyrë elektronike dhe dërgoheshin në selinë e FBI-së në Uashington, D.C. Deklarimet e kontakteve me shtetas të huaj duhet të bëheshin në Raportin e FBI-së për Formularët e Kontaktit me të Huaj (‘FD-981’). Informacioni i dhënë në formularët e ndryshme kishte ndikim në sigurinë kombëtare dhe mund të rezultonte në masa disiplinore, përfshirë revokimin e certifikatave të sigurisë, kur është e nevojshme.
5. Si mbajtës i një certifikate sigurie kombëtare, i pandehuri McGonigal detyrohej t'i raportonte FBI-së informacion të saktë dhe të plotë në lidhje me kontaktet e tij me zyrtarë të huaj, si dhe pasuritë dhe detyrimet e tij financiare.
6. Personi A ishte shtetas i natyralizuar i Shteteve të Bashkuara, i lindur në Shqipëri, i cili banonte në Nju Xhersi. Personi A kishte qenë punonjës i një agjencie shqiptare të inteligjencës disa dekada më parë.
7. Kompania A ishte një organizatë biznesi në Delaëare, e regjistruar nga Personi A në janar 2018.
8. Personi B ishte shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, mbante një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe kishte qenë zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.
9. Personi C ishte shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C kishte qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.
10. Personi D ishte shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me seli në Bosnje dhe Hercegovinë.
AKUZA E PARË
11. Ky paragraf përfshin paragrafët 1 deri në 10.
12. Duke filluar jo më vonë se gushti 2017 dhe duke vazhduar, më pas, të paktën deri në 6 maj 2019, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, në një çështje brenda juridiksionit të ekzekutivit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i pandehuri Charles McGonigal, me dijeni dhe dashje, ka falsifikuar, fshehur dhe mbuluar, nëpërmjet mashtrimit, skemave ose pajisjeve, fakte materiale – konkretisht, McGonigal fshehu vazhdimisht aspekte të marrëdhënies së tij me Personin A, të cilat ai kishte për detyrë t’i deklaronte dhe të cilat krijonin një konflikt aktual dhe të dukshëm interesi midis detyrave të tij zyrtare në FBI dhe interesave të tij private, duke përfshirë faktin që McGonigal pranoi më shumë se 225,000 USD nga Personi A, udhëtoi me Personin A në Evropë dhe vendosi marrëdhënie të vazhdueshme me shtetas të huaj, të cilët iu prezantuan nga personi A dhe bashkëpunëtorët e personit A.
Qëllimi i skemës
13. Qëllimi i skemës ishte që i pandehuri McGonigal të fshihte nga FBI-ja dhe nga publiku, informacione materiale, pra natyrën e marrëdhënies së tij me Personin A, duke përfshirë marrjen e të paktën 225,000 USD nga personi A, udhëtimin me personin A në Evropë dhe marrëdhëniet e vazhdueshme me shtetas të huaj, të cilët iu prezantuan nga personi A dhe bashkëpunëtorët e personit A, të cilat i pandehuri McGonigal duhej t’i raportonte dhe të cilat krijuan një konflikt aktual dhe të dukshëm interesi midis detyrave zyrtare të të pandehurit McGonigal dhe interesave të tij financiare private.
Mënyra dhe mjetet e skemës
Skema u realizua në këtë mënyrë dhe me këto mjete, ndër të tjera:
14. Ndërmjet qershorit 2018 dhe majit 2019, i pandehuri McGonigal dorëzoi dhe shkaktoi që të dorëzoheshin çdo vit formularët OGE-278 që deklaronin dhe vërtetonin në mënyrë të rreme se i pandehuri McGonigal nuk kishte detyrime më të mëdha se 10,000 USD dhe që nuk identifikonin asnjë pasuri më të madhe se 1,000 USD të marrë nga Personi A, kur, siç e dinte i pandehuri McGonigal, ai kishte kërkuar dhe marrë jo më pak se 225,000 USD nga Personi A, të cilat ai duhet t‘i raportonte në formularët OGE-278.
15. Midis shtatorit 2017 dhe qershorit 2018, i pandehuri McGonigal dorëzoi dhe shkaktoi që të dorëzoheshin formularë FD-772 dhe FD-772b që falsifikonin, fshihnin dhe mbulonin marrëdhënien dhe udhëtimin e tij me personin A. Pra, në të njëjtën kohë me periudhën kohore kur kërkoheshin dhe merreshin paratë, i pandehuri McGonigal udhëtoi në disa raste me personin A në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës dhe raportoi në mënyrë të rreme në FBI natyrën dhe shtrirjen e udhëtimit, në formularët FD-772 dhe FD-772b, duke përfshirë: mosidentifikimin e personit A si shoqërues udhëtimi, mosidentifikimin e vendeve të vizituara, karakterizimin e rremë të qëllimit të udhëtimit dhe raportimin e rremë se nuk do të kishte asnjë kontakt me shtetas të huaj, për të cilët ekzistonte detyrimi për raportim, pavarësisht se i pandehuri McGonigal synonte dhe, në fakt, u takua me shtetas të huaj, duke përfshirë, ndër të tjerë, edhe personin B, me të cilin i pandehuri McGonigal kishte një marrëdhënie të vazhdueshme.
16. Të paktën ndërmjet gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, i pandehuri McGonigal, gjithashtu, nuk deklaroi kontaktet e vazhdueshme me shtetas të huaj duke përdorur formularin FD-981, siç kërkohet.
17. I pandehuri McGonigal u angazhua në një marrëdhënie financiare private me Personin A, e cila, në fakt ose në dukje, binte ndesh me detyrat e tij zyrtare në FBI. Për shembull, ndër të tjera, i pandehuri McGonigal shkaktoi që FBI-NY (Neë York) të hapte një hetim penal kundër një shtetasi amerikan, në të cilin Personi A do të shërbente si një burim konfidencial informacioni dhe i pandehuri McGonigal u përpoq të organizonte një takim midis personave C dhe D dhe autoriteteve qeveritare të SHBA-së, nga i cili (takimi) do të përfitonte financiarisht Personin A; të gjitha këto ndërsa i pandehuri McGonigal i fshihte FBI-së marrjen e të paktën
225,000 USD nga Personi A.
Ekzekutimi i skemës
Në vazhdim të skemës për të fshehur natyrën e marrëdhënies së tij me Personin A, që i pandehuri McGonigal kishte për detyrë ta deklaronte, dhe për të përmbushur qëllimin e tij, i pandehuri McGonigal kreu dhe shkaktoi kryerjen e veprimeve të mëposhtme, ndër të tjera:
18. Jo më vonë se gusht 2017, i pandehuri McGonigal u takua me personin A dhe pyeti nëse Personi A mund t’i siguronte para.
19. Më 5 shtator 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular FD-772 në FBI për udhëtimin e ardhshëm ‘jozyrtar’ në Shqipëri. Deklarimi, në mënyrë të parregullt: (a) nuk identifikonte se Personi A do të ishte shoqërues në udhëtimi, (b) nuk deklaronte se fjetja dhe akomodime të tjera do të siguroheshin pa pagesë dhe kush do të paguante për to, (c) nuk deklaronte se i pandehuri McGonigal do të ishte udhëtonte edhe në Kosovë, përveç Shqipërisë dhe (d) nuk identifikonte çdo kontakt të huaj të pritshëm, për të cilin ekzistonte një detyrim për raportim, përfshirë Personin B ose ndonjë shtetas tjetër të huaj, me të cilin i pandehuri McGonigal kishte një marrëdhënie të vazhdueshme.
20. Më datë 7 shtator 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Personin A dhe diskutonin se Personi A po punonte për [të siguruar] paratë dhe se Personi A mund t’ia jepte McGonigalit pak nga pak.
21. Më datë 7 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me avion me personin A nga Shtetet e Bashkuara për në Shqipëri, ku gjatë disa ditëve në vijim u takuan me Personin B dhe shtetas të tjerë të huaj. As McGonigal dhe as FBI nuk paguan për fjetjen e McGonigal gjatë kohës që ishte në Shqipëri.
22. Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me personin B dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave kompanive ruse për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të naftës. I pandehuri McGonigal i dha Kryeministrit të Shqipërisë sende me logon e FBI-së në prani të personit B.
23. Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte dyshimet për një komplot për ta vrarë [këtë] biznesmenin dhe politikan shqiptar.
24. Më 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me makinë nga Shqipëria në Kosovë, së bashku me Personin A dhe të tjerë, ku i pandehuri McGonigal u takua me dhe i dha sendet me logon e FBI-së një politikani kosovar. Pak pas udhëtimit në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, që udhëtonin së bashkuu kthyen në Shtetet e Bashkuara.
25. Pas udhëtimit të tij në Shqipëri në shtator, i pandehuri McGonigal mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë.
26. Më 5 tetor 2017, në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në qytetin e Nju Jorkut, i pandehuri McGonigal mori afërsisht 80,000 USD cash nga Personi A.
27. Në vjeshtën e vitit 2017, në banesën e personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori dy herë të tjera cash nga Personi A, në shuma afërsisht 80,000 USD dhe 65,000 USD. I pandehuri McGonigal i kishte lënë të kuptohet personit A se paratë do të ktheheshin.
28. Më 16 tetor 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një FD-772b në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Deklarimi, në mënyrë të parregullt, nuk tregonte se i pandehuri McGonigal ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe me një politikan kosovar në Kosovë dhe, në mënyrë të rreme, mohonte që i pandehuri McGonigal i kishte deklaruar punën që bëntë një shtetasi të huaj jashtë kontekstit të punës zyrtare të FBI-së.
29. Më 15 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një FD-772 për udhëtimin e ardhshëm ‘zyrtar’ në Austri. Deklarimi, në mënyrë të parregullt: (a) nuk identifikonte që Personi A do të ishte shoqërues në udhëtim, (b) nuk identifikonte se fjetja dhe çdo akomodim tjetër do të sigurohej pa pagesë ose kush do të paguante për to, (c) nuk deklaronte se i pandehuri McGonigal do të të udhëtonte edhe për në Shqipëri përveç Austrisë dhe (d) nuk identifikonte çdo kontakt të huaj të pritshëm, për të cilin ekzistonte një detyrim për raportim
30. Më 17 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me avion për në Austri.
31. Më 18 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë morën në pyetje të njëjtin biznesmen dhe politikan shqiptar që i pandehuri McGonigal që kishte takuar gjatë udhëtimit të tij në shtator 2017. Personi A mori pjesë në pyetje si përkthyes. Asnjë dokument që autorizonte ose financonte shërbimet e përkthimit nuk iu dorëzua FBI-së nga i pandehuri McGonigal. FBI nuk ka asnjë proces-verbal zyrtar të marrjes në pyetje.
32. Më 18 nëntor 2017, pas pyetjes, i pandehuri McGonigal dhe personi A udhëtuan me avion nga Austria për në Shqipëri, ku u takuan sërish me të njëjtin biznesmen dhe politikan shqiptar, këtë herë pa pjesëmarrjen e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Biznesmeni dhe politikani shqiptar diskutoi mundësi biznesi me të pandehurin McGonigal dhe Personin A.
33. Më 19 nëntor 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B për darkë dhe pije.
34. Më 20 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri.
35. Më 21 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me avion nga Shqipëria për në Austri dhe, më pas, u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. As McGonigal dhe as FBI nuk paguan për akomodimin e McGonigal gjatë kohës që ai ishte në Shqipëri.
36. Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, të përmendur më sipër, për një hetim të ri të mundshëm penal që përfshinte një shtetas amerikan, i cili ishte regjistruar për të kryer lobim në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare të ndryshme nga ajo e Kryeministrit. Një ditë më parë, ai kishte marrë informacion nga Personi B për shtetasin amerikan lobist.
37. Në dhjetor 2017, McGonigal hëngri darkë në Uashington, D.C. me personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Neë York City me Personin A dhe Kryeministrin e Shqipërisë.
38. Më 4 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori nga Personi A informacion në lidhje me shtetasin amerikan lobist dhe, të nesëren, ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBI-NY.
39. Më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal paraqiti një FD-772b në lidhje me udhëtimin e nëntorit në Austri, të përmendur më sipër. Deklarimi, në mënyrë të parregullt, nuk tregonte se i pandehuri McGonigal kishte udhëtuar në Shqipëri, përveçse në Austri apo se ai ishte takuar me Personin B dhe me Kryeministrin e Shqipërisë apo se ai kishte deklaruar punën që bëntë jashtë kontekstit të punës zyrtare.
40. Më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me shtetasin amerikan lobist nga Personi A dhe ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër të FBI-NY, i cili ishte vartës i tij. Personi A e kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit Shqiptar.
41. Nga 21 shkurt 2018 deri më 24 shkurt 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Shqipëri, por ai nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej, duke përdorur formularët FD-772 ose FD-772b.
42. Më 26 shkurt 2018, FBI-NY hapi zyrtarisht, me kërkesë të të pandehurit McGonigal dhe nën udhëzimet e tij, një hetim penal të fokusuar tek shtetasi amerikan lobist. Personi A u identifikua më vonë nga FBI-NY si burim njerëzor konfidencial që mbështet hetimin dhe Personi A i dha informacion FBI-NY gjatë hetimit. Personi B, më vonë, ndihmoi në lehtësimin e një takimi midis FBI-NY dhe dëshmitarëve që ndodheshin në Evropë, ndër të tjera, duke paguar shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarit. I pandehuri McGonigal nuk ia kishte deklaruar në asnjë moment FBI-së marrëdhënien e tij financiare me Personin A dhe as kontaktet e tij të azhdueshme me personin B siç kërkohej duke përdorur formularin FD-981.
43. Më 4 mars 2018, i pandehuri McGonigal darkoi në Uashington, D.C., ndër të tjera, me Personin A, Kryeministrin e Shqipërisë dhe një ish-agjent special të FBI-së, i cili punonte në një kompani ndërkombëtare të shërbimeve profesionale.
44. Nga 26 prilli 2018, deri më 2 maj 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Evropë, përfshirë në Shqipëri, por nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej duke përdorur formularët FD-772 ose FD-772b.
45. Më 27 prill 2018, i pandehuri McGonigal u takua me personin C dhe personin D në Gjermani. Në takim, personi C dhe personi D kërkuan një mundësi për t’u takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ose ndonjë zyrtar tjetër të nivelit të lartë të qeverisë amerikane për të kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një qëllim politik që do të kishte ndikim në rajonin e Bosnje-Hercegovinës.
46. Më 8 maj 2018, i pandehuri McGonigal komunikoi me ndërlidhësin e FBl-së në Kombet e Bashkuara dhe i kërkoi ndihmë për organizimin e takimit që personi C dhe personi D kishin kërkuar.
47. Në 10 qershor 2018, i pandehuri McGonigal paraqiti një formular OGE-278 që, në mënyrë të parregullt, nuk përfshinte asnjë informacion rreth rreth 225,000 USD që ai kishte marrë nga Personi A.
48. Më 25 qershor 2018, i pandehuri McGonigal i propozoi personit A që personi A dhe kompania A të hynin në një marrëdhënie kontraktore me Personin D dhe kompaninë farmaceutike të Personit D. Propozimi i të pandehurit McGonigal përfshinte që Kompania A do të paguhej 500,000 USD nga Personi D dhe kompania farmaceutike e Personit D, në këmbim të caktimit të një takimi midis kompanisë farmaceutike të personit D dhe një përfaqësuesi nga delegacioni i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
49. Më 1 korrik 2018, i pandehuri McGonigal i konfirmoi personit A, me anë të komunikimit elektronik, se ai kishte ridërguar të njëjtën gjuhë të propozuar kontraktuale të përshkruar më sipër dhe i pandehuri McGonigal i kërkoi personit A të ‘mbronte emrin [e të pandehurit McGonigal'].
50. Më 18 korrik 2018, siç u propozua nga i pandehuri McGonigal, Personi A i propozoi një marrëveshje kontraktore Personit D, sipas së cilës Kompania A do të merrte 500,000 USD në këmbim të caktimit të një takimi midis kompanisë farmaceutike të personit D dhe një përfaqësuesi nga delegacioni i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
51. Më 26 korrik 2018, i pandehuri McGonigal i dërgoi ndërlidhësit të FBI-së në Kombet e Bashkuara datat e propozuara për takimin që Personi C dhe Personi D kishin kërkuar.
52. Më datë 13 gusht 2018, i paditur McGonigal mori pjesë në një takim, ku i dha informacion një zyrtari të lartë nga delegacioni i SHBA-së në Kombet e Bashkuara në lidhje me kërkesën e bërë nga personi C dhe personi D për një takim. I pandehuri McGonigal, në asnjë moment, nuk dha informacion për interesin financiar të personit A në takim apo për marrëdhëniet financiare të të pandehurit McGonigal me Personin A.
53. Midis gushtit 2017 dhe daljes në pension të të pandehurit McGonigal nga FBI-ja në ose rreth shtatorit 2018, i pandehuri McGonigal nuk raportoi asnjë kontakt të vazhdueshëm profesional ose zyrtar me shtetas të huaj në FBI, siç kërkohet duke përdorur formularët FD-981.
54. Më 6 maj 2019, rreth nëntë muaj pas daljes në pension nga FBI-ja, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular OGE-278 që, në mënyrë të parregullt, nuk përfshinte asnjë informacion në lidhje me rreth 225,000 USD që ai kishte marrë nga Personi A, si pasuri ose si detyrim .
(Fshehja e fakteve materiale, në shkelje të Titullit 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001 (a)( 1 ))
AKUZA E DYTË
55. Ky paragraf përfshin paragrafët 1 deri në 54.
56. Më 5 shtator 2017, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal, me dijeni he dashje, bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të ekzekutivit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht FBI-së, për faktin që i pandehuri
McGonigal deklaroi dhe përfaqësoi në mënyrë të rreme në një formular FD-772 se, për udhëtimet e ardhshme në Evropë, ai nuk kishte shoqërues në udhëtim, nuk do t'i sigurohej fjetja dhe akomodimi falas, do të udhëtonte vetëm për në Shqipëri dhe nuk parashikonte kontakte të huaja të raportueshme, kur, në të vërtetë dhe në fakt, siç e dinte mirë dhe besonte atëherë i pandehuri McGonigal, i pandehuri McGonigal do të shoqërohej nga Personi A, do të përfitonte fjetje dhe akomodim falas, do të udhëtonte edhe në Kosovë, përveç Shqipërisë dhe do të kishte kontakte të huaja të raportueshme me Personin B dhe të tjerë.
(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001 (a) (2))
AKUZA E TRETË
57. Ky paragraf përfshin paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri 54.
58. Më 16 tetor 2017, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal, me dijeni dhe dashje, bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të ekzekutivit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht FBI-së, për faktin që i pandehuri McGonigal deklaroi dhe përfaqësoi në mënyrë të rreme në formularin FD-772b se, gjatë udhëtimin në Evropë muajin e kaluar, ai nuk kishte patur asnjë kontakt me përfaqësues të një qeverie të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së dhe se nuk ia kishte treguar punësimin e tij asnjë shtetasi të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së, kur, në të vërtetë dhe në fakt, siç e dinte dhe besonte mirë i pandehuri McGonigal atëherë, i pandehuri McGonigal u takua me Kryeministrin e Shqipërisë dhe me një politikan kosovar, si dhe me personin B, dhe u bëri të ditur punësimin e tij jashtë punës zyrtare të FBI-së.
(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001(a)(2))
AKUZA E KATËRT
59. Ky paragraf përfshin paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri 54.
60. Më 15 nëntor 2017, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal, me dijeni dhe dashje bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të ekzekutivit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht FBI-së, për faktin se i pandehuri McGonigal deklaroi dhe përfaqësoi në mënyrë të rreme në një formular FD-772 se, për udhëtimin e ardhshëm në Evropë, ai nuk do të kishte shoqërues udhëtimi, nuk do t’i sigurohej strehim dhe akomodim pa pagesë, do të udhëtonte vetëm për në Austri dhe nuk kishte parashikuar ndonjë kontakt të huaj të raportueshëm, kur, në të vërtetë dhe në fakt, siç e dinte mirë dhe besonte atëherë i pandehuri McGonigal, i pandehuri McGonigal do të shoqërohej nga personi A, do të përfitonte strehim dhe akomodim falas, do të udhëtonte edhe për në Shqipëri, përveç Austrisë, dhe do të kishte kontakte të huaja të raportueshme me personin B dhe të tjerë.
(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 100l(a)(2))
AKUZA E PESTË
61. Ky paragraf përfshin paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri 54.
62. Më 22 janar 2018, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal, me dijeni dhe dashje, bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të ekzekutivit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht FBI-së, për faktin se i pandehuri McGonigal deklaroi dhe përfaqësoi në mënyrë të rreme në një formular FD-772b se, gjatë udhëtimit në Evropë dy muaj më parë, ai kishte udhëtuar vetëm në Austri, nuk kishte pature kontakte me përfaqësues të një qeverie të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së dhe nuk ia kishte treguar punësimin e tij ndonjë shtetasi të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së, kur, në të vërtetë dhe në fakt, siç e dinte mirë dhe besonte atëherë i pandehuri McGonigal, i pandehuri McGonigal kishte udhëtuar edhe për në Shqipëri përveç Austrisë, ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë dhe gjithashtu ishte takuar me personin B dhe u kishte treguar atyre punësimin e tij jashtë punës zyrtare të FBI-së.
(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 100l(a)(2))
AKUZA E GJASHTË
63. Ky paragraf përfshin paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri 54.
64. Më 10 qershor 2018, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal, me dijeni dhe dashje, bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të ekzekutivit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht FBI-së dhe OGE-së, për faktin se i pandehuri McGonigal deklaroi dhe përfaqësoi në mënyrë të rreme në një formular OGE-278 se ai nuk kishte detyrime më të mëdha se 10,000 USD dhe nuk deklaroi asetet dhe detyrimet e marra nga Personi A, kur, në të vërtetë dhe në fakt, siç e dinte mirë dhe besonte atëherë i pandehuri McGonigal, i pandehuri McGonigal kishte marrë afërsisht 225,000 USD nga Personi A.
(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001(a)(2))
AKUZA E SHTATË
65. Ky paragraf përfshin paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri 54.
66. Më 6 maj 2019, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal, me dijeni dhe dashje, bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të ekzekutivit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht FBI-së dhe OGE-së, për faktin se i pandehuri McGonigal deklaroi dhe përfaqësoi në mënyrë të rreme në një formular OGE-278 se ai nuk kishte detyrime më të mëdha se 10,000 USD dhe nuk deklaroi asetet dhe detyrimet e marra nga Personi A , kur, në të vërtetë dhe në fakt, siç e dinte mirë dhe besonte atëherë i pandehuri McGonigal, i pandehuri McGonigal kishte marrë afërsisht 225,000 USD nga Personi A.
(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 100l(a)(2))
AKUZA E TETË
67. Ky paragraf përfshin paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri 54.
68. Më 10 qershor 2018, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal, me qëllimin për të bllokuar, penguar dhe ndikuar dhe, në lidhje dhe duke marrë në konsideratë hetimin dhe administrimin e duhur të një çështjeje brenda juridiksionit të një departamenti ose agjencie të Shteteve të Bashkuara, me dijeni fshehu, mbuloi, falsifikoi dhe regjistroi në mënyrë të rreme në një procesverbal, dokument dhe objekt të prekshëm, që do të thotë se i pandehuri McGonigal paraqiti dhe shkaktoi të dorëzohet një formular OGE-278 në FBI dhe OGE, i cili në mënyrë të rreme nuk raportoi pasuritë më të mëdha se 1,000 USD dhe detyrimet më të mëdha se 10,000 USD, kur, siç e dinte mirë dhe besonte atëherë i pandehuri McGonigal, i pandehuri McGonigal kishte marrë afërsisht 225,000 USD nga Personi A.
(Falsifikim i një proces-verbali ose dokumenti, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, seksioni 1519)
AKUZA E NËNTË
69. Ky paragraf përfshin paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri 54.
70. Më 6 maj 2019, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal, me qëllimin për të bllokuar, penguar dhe ndikuar dhe, në lidhje dhe duke marrë në konsideratë hetimin dhe administrimin e duhur të një çështjeje brenda juridiksionit të një departamenti ose agjencie të Shteteve të Bashkuara, me dijeni fshehu, mbuloi, falsifikoi dhe regjistroi në mënyrë të rreme në një procesverbal, dokument dhe objekt të prekshëm, që do të thotë se i pandehuri McGonigal paraqiti dhe shkaktoi të dorëzohet një formular OGE-278 në FBI dhe OGE, i cili në mënyrë të rreme nuk raportoi pasuritë më të mëdha se 1,000 USD dhe detyrimet më të mëdha se 10,000 USD, kur, siç e dinte mirë dhe besonte atëherë i pandehuri McGonigal, i pandehuri McGonigal kishte marrë afërsisht 225,000 USD nga Personi A.
(Falsifikim i një proces-verbali ose dokumenti, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, seksioni 1519)
Pamje nga intervista Afrimi i periudhës zgjedhore ka ngjallur interesin jo vetëm të partive politike pjesëmarrëse ne proces, por e...
Pamje nga protesta TIRANË- Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Një grup qytetarësh, t...
Kuvendi TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së, q...
Foto ilustruese Përmes një deklarate zyrtare, Instituti i Studimeve Politike (ISP) njofton se ka marrë informacione të shumta nga...
Floriana Garo TIRANË-Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses, Floriana Garo ka dënuar zëvendësimin e emë...
Charles McGonigal TIRANE- CNN e raporton si tejet problematik raportin e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal me Shqipërin&eu...
Charles McGonigal TIRANE- Media amerikane CNN raporton sot se zyrtari i arrestuar i FBI, Charles McGonigal, nuk akuzohet për spiunazh tek rusët p...
Charles McGonigal TIRANE- Pas artikullit të publikuar të shtunën nga gazeta më e madhe amerikane "New York Times", sot CNN i ka ku...
Andi Bushati, Erion Veliaj TIRANE- Gazetari Andi Bushati ka komentuar vendimin e fundit të Bashkisë së Tiranës për ti ndryshuar em...
Erion Veliaj, kryetar bashkie TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar se rruga “Ibrahim Rugova” nuk...