LIVE UPDATES
Politike

"Doktor nuk ka arsye që protesta të jetë paqësore"/ Berisha- qytetarit: Nuk vijmë në pushtet me dhunë, vijmë vetëm me votën e shqiptarëve

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se Edi Rama meriton dhe do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend, për krimet që ka kryer, ndërsa shtoi se PD i qëndron parimit të kryengritjes paqësore.

7 Shkurt 2026, 12:38 Nga E. D
"Doktor nuk ka arsye që protesta të jetë
Sali Berisha

TIRANË- Kreytari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk synon ardhjen në pushtet përmes dhunës, por do të fitojë vetëm me votën e shqiptarëve. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se Edi Rama meriton dhe do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend, për krimet që ka kryer, ndërsa shtoi se PD i qëndron parimit të kryengritjes paqësore.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët: 

Met Noka: Doktor nuk ka arsye që protesta të jetë paqësore. Rama nuk ikën me lule, po me shkelma. Le te jetë si protestat e Francës, Greqisë ku e merr në dore populli jo me regji. Rrimë ikim. Pse nuk e lini popullin të bëjë çfarë të dojë në protestë, mos e pengoni.

Sali Berisha: Rama lule nuk meriton kurrë. Edi Rama meriton dhe do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend, për krimet që ka kryer. Por përsëri ne i qëndrojmë parimit të kryengritjes paqësore. Sepse i dashur ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, ne jemi Parti Demokratike dhe vijmë në pushtet vetëm me votën e shqiptarëve.

Kjo rrugë është pak më e mundimshme, por është më e sigurtë dhe më është më fitimtare. Kjo është arsyeja. Nuk dua të hy në histori, por jemi në Shkurt dhe Shkurti i 1991 ishte një muaj i përgjakshëm për ne, siç e kujtoni ndofta.
Në shkurt të 1991 u vranë 8 qytetarë të pafajshëm, edhe një foshnje 2-vjeç në krevatin e gjumit tek flinte. U plagosën mbi 110 vetë në Tiranë, Fier dhe qytete të tjera.

U zvarritën pas kamionëve demokratët. U mbajtën me revole në kokë për kohë të tëra. Por ne me vendosmërinë tonë, qëndrimin tonë kundra dhunës ne fituam. Ne prap do të fitojmë. Edhe ne mund të rrëmbenim armë, siç rrëmbyen armët vullnetarët e Enverit që ishin që të gjithë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ishin ushtarakë dhe të tjerë. Por jo ne i qëndruam asaj platforme dhe sot i qëndrojmë ne asaj platforme dhe them se, kjo platformë i ka shërbyer më shumë se çdo gjë tjetër Shqipërisë./Dosja.al

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës