LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kancelaritë evropiane do të ndërmerrnin ndëshkim ekzemplar për Ramën, protestat kanë qenë përcaktuese për këtë gjë

Gjatë një bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati theksoi se protestat e opozitës kanë qenë faktor përcaktues në sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar për shkeljet e rënda kushtetuese dhe ligjore të qeverisë, të cilat rrezikojnë seriozisht procesin e integrimit evropian të vendit.

7 Shkurt 2026, 12:14 Nga E. D
Berisha: Kancelaritë evropiane do të ndërmerrnin ndëshkim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kancelaritë evropiane janë drejt marrjes së një ndëshkimi ekzemplar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë zhvillim si të paprecedentë në historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë një bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati theksoi se protestat e opozitës kanë qenë faktor përcaktues në sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar për shkeljet e rënda kushtetuese dhe ligjore të qeverisë, të cilat rrezikojnë seriozisht procesin e integrimit evropian të vendit.

"Kaloi një javë në të cilën Shqipëria u damkos në qendrat kryesore ndërkombëtare për shkak të akteve të papërgjegjshme prej burracaku, prej frikacaku të Edi Ramës, i cili me qëndrimet e tij, i kapur me presh në dorë, u dëshmoi shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, miqve të Shqipërisë se për atë ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë. U dëshmoi shqiptarëve se ai është i aftë të sakrifikojë çdo interes të tyre.

Të shkelmojë dhe procesin më themelor të viteve të pluralizmit politik, procesin e integrimit evropian. Edi Rama, me qëndrimet e tij të papërgjegjshme, detyroi kancelaritë dhe qendrat vendimmarrëse të Europës, t’i nxjerrin jo kartonin e kuq, por të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë ndonjëherë në 32 vite apo në tërë ekzistencën e BE, vendimit të zhbërjës së plotë të procesit të integrimit të Shqipërisë.

Dhe ua them unë këtu, protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese si shpresa e vetme e ndryshimit të kësaj situate, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet. Edi Rama, në mënyrën më të papërgjegjshme, më antikushtetuese, më antiligjore vendosi të përdorë Gjykatën Kushtetuese mburojë të vjedhjeve të tij, të përdorë gjykatës të papërgjegjshëm që nuk kanë parim, moral ligjor, nuk kanë asnjë lloj norme, si mburojë për vazhdimin e detyrës së Lubi Ballukut.

Por ama, këto qëndrime të tij hasën në kundërshtimin më të fuqishëm të partnerëve tanë dhe të Komisionit Europian, për çka unë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj tyre, sepse me këto qëndrime, iu dëshmuan shqiptarëve se Edi Rama është njeriu që nuk ka asnjë interes tuaj. Njeriu që shkelmon mbi të gjitha interesat e shqiptarëve, të ardhmen e tyre evropiane, për të mbrojtur lëkurën e tij, veprat e tij të zeza, vjedhjet e tij të mëdha.

Por duhet të them këtu se protestat tuaja kanë qenë për mbarë botën kambana e alarmit për atë që po ndodh në Shqipëri. Dhe ju keni një meritë të jashtëzakonshme në shtytjen e komunitetit ndërkombëtar drejt vendimeve të një karakteri ndëshkues të paparë ndaj Edi Ramës," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës