29 Maj 2026, 13:16
Nga E. D
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro prezantoi zhvillimet më të fundit mbi programin “Pas Shkolle”, procesin e Maturës Shtetërore dhe masat organizative në sistemin parauniversitar. Duke folur për mediat, Kumbaro tha se me një vendim të Këshillit të Ministrave është dyfishuar pagesa për orët e mësuesve të angazhuar në këtë nismë. Sipas saj, programi po pilotohet në 47 shkolla, 45 në Tiranë dhe 2 në Kamëz.
Në lidhje me Maturën Shtetërore, ministrja deklaroi se përgatitjet janë në fazë intensive, duke përfshirë simulime provimesh dhe publikimin e modeleve online për maturantët. Ajo paralajmëroi masa të rrepta disiplinore, duke theksuar se përdorimi i celularëve, orëve inteligjente dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë provimeve është i ndaluar rreptësisht dhe sjell përjashtim automatik nga provimi. Ministrja theksoi se qëllimi i këtyre masave është garantimi i një procesi të rregullt, të drejtë dhe të sigurt për maturantët në të gjithë vendin.
“Kjo fazë erdhi pasi për herë të parë me ndryshimin që bëmë në ligjin për arsimin parauniversitar, kemi përfshirë edhe nocionin ‘Pas Shkolle’, duke siguruar një bazë të mirë ligjore për ta çuar përpara këtë program; Po ashtu, me VKM që përgatitëm, dyfishuam edhe pagesën për orë të çdo mësuesi që angazhohet në këtë program, duke ofruar një shpërblim më dinjitoz; Nuk do të bëhet sot për nesër, por po ndërtojmë hap pas hapi themelet ku do të ngrihet në mënyrë solide ky program.
E di që është pritur shumë mirë nga prindërit, po ashtu nga shkollat, por kam marrë shumë pyetje në lidhje me ushqimin në shkolla që dua t’u përgjigjem. Përpara se të nisim infrastrukturën fizike, po ndërtojmë me kujdes gjithë infrastrukturën ligjore dhe kjo ka qenë puna që ekipi i Ministrisë së Arsimit ka bërë me intensitet në këta 6-7 muajt e fundit. Kemi shfrytëzuar këtë periudhë të përfundimit të vitit shkollor, për të pilotuar programin pas shkolle, që po e studiojmë imtësisht ditë pas dite.
Dhe dua të ndaj disa të dhëna dhe shifra shumë interesante: Në ‘Pas shkolle’ për klasat 1-5, përfshihet programi “Bëjmë detyrat e shtëpisë” dhe klubet “Art dhe Zeje” që janë 5 të tilla: Klubi i muzikës; Klubi i teatrit; Klubi i artit pamor; Klubi i kërcimit; Klubi i zejeve. Në Tiranë, në 45 shkolla që po pilotohet programi, kemi 308 mësues të angazhuar dhe rreth 4500 nxënës. Në Kamëz, në 2 shkolla, kemi 17 mësues të përfshirë dhe 240 nxënës. E gjitha kjo me një ekspertizë dhe mbështetje edhe nga partneret tanë UNICEF, Save the Children.
Bëhet fjalë për një punë shumë voluminoze të filluar që në muajin dhjetor të vitit 2025, kur miratuam rregulloren e maturës shtetërore. Ka qenë një proces i përditshëm për maturantët, ka filluar me publikimin online të modeleve të provimeve disa muaj më përpara, duke u dhënë mundësinë të ushtrohet. Dhe ka kulmuar me testet provë në qendrat e provimeve, ku janë simuluar provimet e maturës, fiks në të njëjtat kushte siç do të zhvillohen në datë 2, 9, 16 dhe 23 qershor, që nga organizimi logjistik, deri te masat e sigurisë, ndarja në klasa, kryerja e provimit sipas kohëzgjatjes etj.
Kemi 144 qendra provimi në gjithë vendin, janë mbi 170 monitorues direkt nga Ministria e Arsimit nëpër shkolla, është një proces që përfshin Ministrinë e Arsimit, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale Arsimore, Zyrat Vendore Arsimore dhe sigurisht Qendrën e Shërbimeve Arsimore.
Kemi nisur dhe po kryejmë një fushatë sensibilizimi për Maturantët, për çfarë nuk lejohet gjatë provimit, ku patjetër celularët, orët inteligjente dhe çdo pajisje e këtij lloji është rreptësisht e ndaluar. Dhe çdo thyerje e këtij rregulli do të sjellë automatikisht përjashtimin e maturantit nga provimi. Pra është një kosto që unë uroj të mos e marrë përsipër asnjë maturant, që të hedhë poshtë vitet e shkollimit vetëm për një gabim të tillë të pafalshëm”, tha ministrja Kumbaro./Dosja.al
mirela kumbaro
Politike
29 Maj 2026, 12:24
G.M
TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 në Pallatin e Kongrese...
Politike
29 Maj 2026, 11:53
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i cilësoi lajme të rreme pretendimet se shteti po fal Zvërnecin. Duke folur në pr...
Politike
29 Maj 2026, 11:48
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot shoqërinë e re “Albanian Digital Solution” që sipas tij, synon mo...
Politike
29 Maj 2026, 11:44
E. D
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, e ka cilësuar vendimin...
Politike
29 Maj 2026, 11:08
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi pas takimit me komisionin e Venecias se censurimi i rap...
Politike
29 Maj 2026, 11:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te klauzolat për anulimin e zgjedhjeve, që si...
Politike
29 Maj 2026, 10:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mbështet plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR për financimin ...
Politike
29 Maj 2026, 10:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha tha se takimi me Komisionin e Venecias nxori në pah pabarazinë ekstreme ...
Politike
28 Maj 2026, 21:38
E.d
Grafit në Beograd
Mesazhi “Kosova është zemra e Serbisë” është shkruar në fasadën e një ndërt...
Politike
28 Maj 2026, 20:39
D.S
Meta -Kryemadhi
TIRANË- GJKKO ka caktuar datën 5 qershor, ora 11:00, për seancën e parë gjyqësore ndaj Ilir Metës d...