Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lajmin e bëri me dije vetë Bardhi, ndërsa i pyetur se përse nuk e ndërmori më parë, Bardhi tha se nuk ishin krijuar kushtet e nevojshme.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se do të kërkohet çregjistrimi i Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike, pasi ai ende figuron kryetar i PD-së. Lajmin e bëri me dije vetë Bardhi, ndërsa i pyetur se përse nuk e ndërmori më parë, Bardhi tha se nuk ishin krijuar kushtet e nevojshme. Ndërsa pyetjes nëse e ka marrë "malli" për Bashën, Bardhi nuk u përgjigj, por e kaloi me një buzqeshje.
Po ashtu, evazive la edhe pyetjen se ç'do ndodhë nëse me 29 korrik do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD.
PJESË NGA DEKLARATA PËR SHTYP:
Pati një përplasje në KAS për çregjistrimin e Bashës, pse u kujtuar sot? Iu pengonte Lulzim Basha?
Bardhi: Është një vendim që e merr vetëm Këshilli Kombëtar i PD, sekretari i PD, etj. Ka vetëm një rast kur unë mund ta thërras këshillin Kombëtar. Nuk kam pasur kompetencë për të mbledhur këshillin kombëtar. Procedura për çregjistrim? Kolegët do të marrin një vendim për të datën kur do t'i drejtohemi gjykatës. Grupi janë 7 deputetët që morën iniciativën për të kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Vendimi i Kryesisë i datës 6 qershor 2023 për hapjen e garës për kreun e PD është shfuqizuar sot, zgjedhjet janë anuluar.
Nëse do të mbahen zgjedhjet?
Bardhi: Hap pas hapi do të shikoni edhe rrugën që do të shikoni kolegët. Unë nuk flas dot me akte që nuk kanë ndodhur. Kolegët sot janë mandatuar për të ndjekur zbatimin e këtij vendimi.
Nëse Gjykata e hedh poshtë dosjen që ju dërgoni, mendoni që Lulzim Basha është bashkë me Edi Ramën?
Bardhi: Këto pyetje nuk janë për mua. Unë i qëndroj vendimit që ka marrë Këshilli Kombëtar. Edhe në këtë rast iu siguroj që do të prevalojë vendimi i institucioneve të partisë.
Kur do zgjidhet kryetari i ri?
Bardhi: Do të ketë një proces diskutimi të gjërë për të shikuar se cilat do të jenë hapat për ringritjen. Vetë nuk kam asnjë ambicje të tjerët janë të lirë për të garuar. Grupi i deputetëve është mandatuar për të ndjekur vendimet e Këshillit.
Sipas Statutit të PD, kush është zyrtari më i lartë i PD?
Bardhi: Si rregull janë nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm.
A do e jepni vulën?
Bardhi: Unë as jap dhe as nuk e marr vulën. Nëse dikujt i intereson që të etiketohet si vulëhumbur kjo nuk është çështja ime
A i mungoni ju Lulzim Bashës, apo ai ju?
Bardhi: Natën e mirë...
Lulzim Basha TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kom...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar pas përfundimit të mbledhj...
Gazment Bardhi TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të vulë, e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, G...
Gazment Bardhi dhe Flutura Açka TIRANË- Këshilli Kombëtar ka injoruar vendimin e Komisionit të Etikës, që ditën e...
Gazment Bardhi TIRANË- 2 ditë na ndajnë nga data 29 korrik, por Gazment Bardhi ka vendosur të anulojë procesin e zgjedhjes së...
Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi ka mbledhur...
Foto ilustruese TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi ka mbledhur sot "online" K&eu...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur dyshime lidhur me mbarëvajtjen e operacionit të zhvilluar nga Struktura e Posaçme ...
Erion Veliaj Ndonëse dy bosët e inceneratorit të Tiranës Klodian Koto dhe Mirel Mërtiri janë shpallur në kërkim nd...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se e ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë...