LIVE UPDATES
Politike

Diskutohet projektligji për mediat audiovizive, Açka: Kemi mjedis banal. Tabaku: Vendosin autocensurë, sulmohen me kallash si politika

Açka tha se ky ligj shton pasiguri dhe bën që kryeministri Edi Rama të blejë shumicat e mediave në Shqipëri.

13 Prill 2023, 11:39 Nga F.M
Diskutohet projektligji për mediat audiovizive, Açka: Kemi mjedis
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetet e Partisë Demokratike e kanë konsideruar të papaërshtatshëm projektiligjin për mediat audiovizive që po diskutohet në Kuvend. Në fjalën që mbajti, deputetja Flutura Açka tha se ky ligj shton pasiguri dhe bën që kryeministri Edi Rama të blejë shumicat e mediave në Shqipëri.

"Mjedisi ynë audio vizual nuk është etik, është banal. Ata flasin me zë të lartë dhe u çajnë kafkën shqiptare me atë që thonë. Ky ligj, nuk e rregullon këtë rol thelbësor. Në Shqipëri kjo lehtësi e padurueshme, shkon nga represioni i hapur i medias. Në këtë hapësirë pa kontroll ky ligj shton pasiguritë e tij. Kur erdhi Rama në pushtet, sulmin ndaj tij e cilësoi si sulm ndaj fjalës së lirë. Po këto shërbime ndja qytetarëve i ka tejkaluar me absolutizimin e tij. Ai i ka blerë hapur. Kryeministri ynë është më i përkëdheluri nga media madje i krijuar nga spektakli i rremë. Nuk e ndryshon nga diktatorët absolutë. 10 vjet më pas spektakli politik është i madh, madje bie në nivelin e fushatave me tallava. Madje e shquan si diçka të zgjuar. Qysh prej çështjes McGonigal ka hyrë në agjërim politik duke na zbehur cirkun në Kuvend. Një treg pa rregulla dhe në  një treg të tillë vetëm mohimi është abuzim, pra vetëm me gjoba. Pra, kush na siguron se pas miratimit do të ecë mbarë kur po ecim me nxit?"- tha Açka. 

Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se mediat nga presionet që marrrin, detyrojnë të vendosin autocensurë për shkak të presioneve që marrin. Ajo tha se shumë prej tyre sulmohen dhe me kallashë, duke iu referuar sulmit ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë dhe roja i sigurisë, Pal Kola. 

Fjala e plotë e Tabakut: 

Ligji dhe ndryshimet e sotme të cilët u sollën nga Qeveria në një kohë shumë të shkurtër, unë dhe znj. Açka si drejtuese komisionesh dhe përfaqësuese të opozitës, i futëm menjëherë në kalendar për të parë nëse ishte me aq prioritet ndryshimi I ligjit me aq sa thuhej. Sot është bërë e rëndomtë nga politika fjala “na duhen për procesin e integrimit… po i kalojmë me urgjencë se duhen për integrimin, se na I ka kërkuar Brukseli…” janë shprehjet më normale të ditës. Bashkë me znj. Bushka, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, kam qenë në një dëgjesë të gjatë me shoqërinë civile dhe përfaqësues të sektorit për të diskutuar se kush janë problemet reale të medias; se çfarë po ndodh sot me tregun; se përse Shqipëria ka rënë me 30 vende në renditjen e “Reporter pa Kufij”; pse progres raporti nga 33 kapituj vetëm median e ka me regres dhe ndër të tjera citoj: Nuk është bërë progres në periudhën raportuese. Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë. Dezinformatat, duke përfshirë fushatat e shpifjeve, janë të përsëritura, veçanërisht në mediat online. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar, që vendosin në pikëpyetje çështjen e sundimit të ligjit, korrupsionit dhe drejtësisë. Rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë zbatuar ende. Duhet patjetër që të zbatohet një politikë me tolerancë 0 ndaj kërcënimit dhe sulmeve të gazetarëve dhe mediave. është problematike transparenca e pronësisë dhe financimit të medias dhe kufizimet e saj, si dhe kërkesat për reklama publike duhet të jenë në harmoni me standardet ndërkombëtare. Duhet garantuar zbatimi I Kodit të Punës dhe fuqizohet mbrojtja e punës së gazetarëve, nëpërmjet edhe miratimit të një statusi për gazetarin.” Këto janë problemet që ka media sot.

I dëgjova kolegët të shqetësuar për atë çfarë transmetojnë mediat, orar e pa orar, sesi trajtohen zonjat në politikë e jo në politikë, se çfarë gjuhe përdoret në media, se çfarë aksesi kanë fëmijët në media, por nuk ka asnjë çudi sepse media është fytyra e politikës. Ashtu siç është politika sot, është dhe media! Gjuha që përdoret sot në politikë, përdoret dhe në media! Ashtu si sulmohet media me kallash e me tritol, ashtu bëhet njësoj dhe në politikë! Nuk ka absolutisht asnjë çudi për atë çfarë ndodh sot me median. Raporti i fundit i DASH theksonte se ka pak media të pavarura sot. Shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve që kanë interesa të mëdha që përdorin interesat e tyre për të avancuar planet e tyre politike dhe të biznesit, duke përfshirë promovimin e interesave të tyre me parti politike. DASH shprehet se ka raporte të besueshme të përfaqësuesve të lartë të medias që përdorin organet e tyre për të shantazhuar biznesin, për të kërcënuar me mbulim të pafavorshëm mediatik biznese konkrete, ka presion politik, korrupsion, por njëkohësisht dhe mungesa e fondeve e kanë kufizuar median e pavarur dhe gazetarët të cilët praktikojnë auto-censurën. Këto janë shqetësimet që kanë sot mediat, mjedisi mediatik si pushteti I 4-tët, siç tha dhe znj. Gjonaj! Nuk besoj që ka ligj që I rregullon këto shqetësime. Nuk besoj që ka absolutisht asnjë akt që mund të miratohet në Parlament që e ndryshon situatën e medias, por është çështje vullneti politik. është çështje e një vullneti politik për mënyrën sesi është ngritur sistemi I medias, sesi janë lidhur interesat politik më ato të biznesit. është çështje e vullnetit politik mbi presionin që ushtrohet mbi median, mbi hapësirën që I japin mediat individëve të caktuar. Ka deputetë në këtë Parlament, ka ministra në këtë Qeveri që e kanë parë dhe provuar në kurrizin e vetë që njëherë janë të preferuar nga media, njëherë tjetër bëhen të pa preferuar dhe bëhen fushata sulmesh dhe denigrimesh.

Që të gjitha lidhen me interesa dhe konflikte biznesi dhe sigurisht prej dorës së Qeverisë, por kjo situatë duhet të ndryshojë, ko sepse na e thotë Europa, jo se është një detyrim në progres raport, por duhet të ndryshojë si një balancë e drejtë e një shteti demokratik I cili ka një pikëpyetje sot strukturën sesi funksionojnë institucionet, ka një pikëpyetje sot kapjen e pushtetit. Ka në pikëpyetje sot median, balancën dhe kontrollin e Parlamentit. Të gjitha shtyllat e demokracisë sot janë në pikëpyetje, sigurisht sepse ashtu si është politika sot, ashtu si është demokracia sot, ashtu është dhe media sot!

Diskutuam ligjin që solli Qeveria me idenë për të parë cilat janë ndryshimet që përputheshin me Direktivën e BE, por ligji nuk përputhet tërësisht me Direktivën e BE. Direktiva e BE I përcakton në ligj dhe nuk i lë me akte dytësore, me VKM një sërë elementësh që I përmendi këtu znj. Açka. Sasi e gjobave e vendosur në këtë ligj është dispropocionale për sa i përket operatorëve dhe individëve. Hapësira që jepet këtu AMA-s është e jashtëzakonshme për të vendosur për gjëra që kërkojnë një rritje në strukturë dhe në kapacitete të cilat nuk i ka për momentin. Zonjën ministre e kanë keq informuar sepse ne ngritëm shqetësimin nëse për edukimi mediatik a i kishte kapacitetet AMA për ta bërë dhe jo se çfarë është edukimi mediatik; nëse përputhemi me direktivën e BE apo jo funksionet që po i jepeshin AMA-s dhe a duhet t’i merrte AMA këto. Ligji për mediat audio-vizive nuk mund të kaloj në Parlament njëherë në 3 muaj, nuk mund ta ndryshojmë ligjin sa herë që ne shohim se ka diçka që nuk shkon, por ka nevojë për një rregullim të plotë, tërësor për të zgjidhur të gjitha shqetësimet që sot ekzistojnë, ato që mundemi me ligj. Sepse ato që nuk mundemi lidhen me interesa biznesi, politike të cilat nuk i zgjidh dot Parlamenti.

Ka qenë në dëshirën tonë, në vullnetin tonë që çdo gjë që lidhej me Direktivën ne ta kalonim, ashtu siç kemi mbështetur sugjerime dhe kërkesa nga Dhomat e Tregtisë, nga OshC, nga individë të cilët preken nga zbatimi I këtij ligji për të përpjekur për të mos ndryshuar prapë ligjin pas 3 muajsh. Paqëndrueshmëria ligjore është kthyer në problem real sot dhe për funksionimin e institucioneve, për ligje që vijnë këtu e ndryshohen për 3 rreshta, ndërkohë që nuk flasim për probleme reale dhe konkrete që ka sot media dhe pavarësia e medias. Këto shqetësime ngritëm në Komision dhe ashtu si znj. Açka nuk do të votoj, do të abstenoj. Jemi të gatshëm për të diskutuar me operatorët në treg, me shoqatat e gazetarëve se kush janë problemet reale që ka sjellë sot ky sistem dhe si mundemi ne me kaq pak sa na takon, me kaq pak sa mund të bëjmë me punën tonë në komisione dhe votën tonë në Parlament, për ta ndryshuar këtë situatë. Pastaj këto fjalët tjera që e bëmë për integrimin dhe për Brukselin, i merr era pa mbaruar akoma seanca!

seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet