Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në letrën e saj për dorëheqjen Bala shkruan se ishte e privilegjuar të drejtonte bashkinë e Himarës, për aq kohë sa mbajti postin.
HIMARË- Kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pak javë pas marrjes së detyrës.
Në letrën e saj për dorëheqjen Bala shkruan se ishte e privilegjuar të drejtonte bashkinë e Himarës, për aq kohë sa mbajti postin. Ajo shkruan se arsyet e dorëheqjes janë personale, ku shprehet se kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë.
LETRA:
Të nderuar banorë të Himarës!
Të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak Himarë!
Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua.
Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.
Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.
Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.
Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe cdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe.
Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për cdo gjë që kemi arritur së bashku.
Me respekt, Blerina Bala.

Zgjedhja e Balës erdhi pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe ish- kryebashkiaku, Jorgo Goro i cili dha po ashtu dorëheqjen, ndodhen në burg. Bala u zgjodh nga Këshilli Bashkiak i Himarës dhe do të drejtonte bashkinë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje
blerina bala HIMARË- Kryebashkiakja e komanduar e Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen, pak javë pasi ka marrë dety...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Sipas raportimeve mbledhja pritet t...
Pjesë nga videoja TIRANA- Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka njoftuar me anë t&e...
edi rama dhe giorgia meloni TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni do ttë vizitojë ditën e sotme vendin tonë. Fokus...
Ndërtimi i qendrës LEZHA- Media holandeze RTL ka zbarkuar gjithashtu në brigjet e Lezhës, konkretisht në Shëngjin ku po ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme mbi raportet me President...
Iljrian Celibashi TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në takim ambasadorin e ri të Prezenc&eum...
Komisioni Hetimor për TIMS TIRANË - Të tjera debate janë regjistruar në mbledhjen me dyer të mbyllura që u mbajt pasdite...
Edi Rama dhe Giorgia Meloni LEZHA- Vijojnë artikujt e mediave të huaja ku i kushtohet vëmendje marrëveshjes për emigrantët me...
Oerd Bylykbashi TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur mbrëmjen e sotme mbi zhvillimet e fundit pol...