LIVE UPDATES
Politike

Denoncimi i PD: Magazinerët e Salillarit bëhen si me magji nga Rama, pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh

Kompania e cila është miratuar për ndërtimin e parkut është e themeluar 16 muaj më parë dhe me kapital 100 mijë lek, që nuk i ka fondet e nevojshme për të zhvilluar këtë biznes.

15 Qershor 2025, 11:41 Nga DOSJA
Denoncimi i PD: Magazinerët e Salillarit bëhen si me magji nga Rama,
genta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu. Vangjeli ka denoncuar një vendim të Këshillit të Ministrave, për miratimin e ndërtimit të një parku fotovoltaik.

Ndërkohë kompania e cila është miratuar për ndërtimin e parkut është e themeluar 16 muaj më parë dhe me kapital 100 mijë lek, që nuk i ka fondet e nevojshme për të zhvilluar këtë biznes.

Ky subjekt ka administrator dhe pronar Engjëll Agalliun, që sipas saj, ka profesionin e mekanikut për makineri industriale dhe këtë detyrë e ka ushtruar edhe në kompaninë e Pëllumb Salillarit. 

Vangjeli shprehet se punëmarrës te Salillari shpk, ka qenë edhe babai i tij, Hektor Agalliu, me profesion magazinier.  Ajo shton se Hektor Agalliu u shndërrua nga magazinier me pagë modeste, në pronar të subjektit pjesë e koncesionarit për projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen e portit të integruar në Triport Vlorë.

DEKLARATA E PLOTË E GENTA VANGJELIT: 

Të nderuar qytetarë…

Në sagën e përrallave 1001 net … me autor Edi Ramën sot do t’ju tregojmë çuditë e radhës ku mekanikë e magazinierë të Pëllumb Salillarit shndërrohen me shkopin magjik të Edi Ramës në investitorë fotovoltaikësh dhe pronarë koncesionesh…

Një javë më parë, Këshilli i Ministrave me anë të vendimit nr.309, miratoi ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në Levan, Fier, nga shoqëria ‘ALBANIA SOLAR POëER’ sh.p.k, me afat operimi 49 vjet dhe fuqi 82 më, i cili kërkon një investim miliona eurosh.

Ndërkohë ky subjekt është regjistruar vetëm 16 muaj më parë, me një kapital 100.000 lekë, ka administrator dhe pronar Engjëll Agalliu dhe asnjë bilanc të publikuar në QKB.

Po si do ta realizojë ky subjekt këtë investim miliona euro, ndërkohë që kapitali të lë për të dëshiruar…

Një gjë është e sigurt, që Engjëll Agalliu ka profesionin e mekanikut për makineri industriale dhe këtë detyrë e ka ushtruar edhe në kompaninë e Pëllumb Salillarit (Salillari shpk).

Ndoshta puthja romantike që vetë kryeministri Rama nuk hezitoi t’i jepte pronarit të Engjëllit, përpara kamerave, solli fat të mirë edhe për vetë Agalliu e kështu Këshilli i Ministrave nxori një VKM ekskluzive vetëm për të.

Gjithashtu, e sigurt është se, përveç vëllait më të vogël të Engjëllit, tek e njëjta kompani, Salillari shpk, punëmarrës ka qenë edhe babai i tyre, Hektor Agalliu, me profesion magazinier, madje aq të suksesshëm kanë qenë punëmarrësit e Salillarit saqë vizioni i babait kapi majat e suksesit duke u shndërruar nga magazinier me pagë modeste, në pronar të subjektit pjesë e koncesionarit për projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen e portit të integruar në Triport Vlorë, sipas kontratës koncesionare me të njëjtin objekt të lidhur midis MIE dhe Koncesionarit më 29 Prill 2022, me vlerë të parashikuar të projektit 44.9 milion euro.

Sa mirë kur fati të buzëqesh…

Nga rrogëtar shndërrohesh në koncesionar apo dhe investitor i fuqishëm me projekte miliona e miliona euro…

Ndoshta fati të ndihmon nëse ke qenë njëherë punëmarrës i Pëllumb Salillarit….

Ndoshta fati të ndihmon kur Edi dhe Pëllumbi si bëhet magjia…

Vetëm Spaku nuk e di akoma….

genta vangjeli pd salillari shpk engjell agalliu

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet