Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
I përbërë nga Petra Bayr dhe Andrea Eder-Gitschthaler nga Austria, dhe nga Mehmet Akalin nga Turqia, delegacioni i PACE-s përmbylli një vizitë parazgjedhore në Prishtinë, ku u takua me krerë shtetërorë dhe institucionalë, me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe diplomatik, dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të mediave.
KOSOVA- Kosova ka bërë përgatitje të mira për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por duhet të adresojë “polarizimin në rritje” në skenën politike me veprime të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, sipas vlerësimit të një delegacioni nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE).
I përbërë nga Petra Bayr dhe Andrea Eder-Gitschthaler nga Austria, dhe nga Mehmet Akalin nga Turqia, delegacioni i PACE-s përmbylli një vizitë parazgjedhore në Prishtinë, ku u takua me krerë shtetërorë dhe institucionalë, me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe diplomatik, dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të mediave.
Sipas deputetëve të PACE-s, fushata zgjedhore në Kosovë po zhvillohet në një mënyrë të qetë dhe paqësore, por shqetësues mbetet ndikimi i mundshëm i keqinformimit dhe përdorimi i inteligjencës artificiale gjenerative gjatë fushatës, në mes të mungesës së rregullimit të mediave online dhe transparencës për pronësinë e mediave.
Delegacioni ka vlerësuar se “hezitimi i disa partive politike për të marrë pjesë në përballje në debate televizive, dhe bojkotimi i njoftuar i tri stacioneve të mëdha televizive nga partia në pushtet janë parë në dëm të informimit publik, veçanërisht të të moshuarve”.
Bayr, Eder-Gitschthaler dhe Akalin kanë theksuar “rolin vital të mediave në sigurimin e qasjes së votuesve në informata të llojllojshme dhe të sakta, që janë kyç për të vendosur drejt".
Më herët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se bojkotimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i disa nga televizionet në Kosovë shkon kundër transparencës dhe është përpjekje për të “minuar rolin e gazetarëve dhe mediave” për ta mbajtur përgjegjëse “për politikat e saj”.
Delegacioni i PACE-s ka përmendur edhe shqetësimet e ngritura për “rritjen e retorikës populiste dhe nacionaliste, si dhe përdorimin e gjuhës urrejtëse dhe përçarëse”.
Sipas tij, trendë të tillë “mund të minojnë demokracinë dhe kohezionin ndëretnik, dhe mund të ndikojnë negativisht në pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe në politikë”.
Deputetët e PACE-s kanë thënë se janë në dijeni edhe për trysninë dhe kërcënimin e raportuar të votuesve serbë të Kosovës, si dhe për fushatat e dezinformimit nga mediat e mbështetura nga Beogradi, teksa kanë bërë thirrje për “shmangie të veprimeve që mund t’i shkallëzojnë tensionet”.
PACE, që përfaqëson parlamentarë nga 46 shtete evropiane, do të dërgojë një delegacion të gjerë prej 20 anëtarësh, të shoqëruar nga ekspertë ligjorë nga Komisioni i Venedikut, për të vëzhguar procesin zgjedhor të 9 shkurtit. Në zgjedhjet parlamentare do të garojnë mbi 1.200 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit, dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti i Vetëvendosjes, aktualisht në pushtet, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./ REL
DAVOS- Teksa merrte pjesë në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë” në Forumin Ekonomik Bot&...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për depu...
Ina Zhupa TIRANË - Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 28 janar seancën gjyqësore për shqyrtimin e k&eu...
Komisioni TIRANË - Debate janë regjistruar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë mes dy deputetëve socialistë,...
Edi Rama DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ndjekësit në rrjetet sociale në një nga rubrikat e tij. Një...
Igli Hasani TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar me anë të një postimi në platformën ...
Ivi Kaso TIRANË - Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka denoncuar ditën e sotme se partia...
Pamje nga prezantimi TIRANË - Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit Fitur 2025 në Madrid, ku do të pr...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mby...
Takimi DAVOS- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Gjatë këtij ...