LIVE UPDATES
Politike

Publikohet strategjia e re e mbrojtjes sociale, BE: Standarde europiane dhe pa korrupsion

Diplomatë dhe donatorë perëndimorë kërkuan, gjatë një konference të përbashkët, arritjen e standardeve europiane për mbrojtjen sociale, larg korrupsionit, dhe punësim për të rinjtë, si një mjet kryesor në luftën kundër varfërisë dhe pabarazive.

2 Korrik 2024, 20:32 Nga M.B
Publikohet strategjia e re e mbrojtjes sociale, BE: Standarde europiane dhe pa
Foto nga takimi

TIRANA- Në Tiranë autoritetet publikuan sot strategjinë e re të mbrojtjes sociale për 5 vitet e ardhshme, që synon të mbështesë fëmijët, gratë, të rinjtë dhe familjet në vështirësi. Diplomatë dhe donatorë perëndimorë kërkuan, gjatë një konference të përbashkët, arritjen e standardeve europiane për mbrojtjen sociale, larg korrupsionit, dhe punësim për të rinjtë, si një mjet kryesor në luftën kundër varfërisë dhe pabarazive.

Përmes skemave të mbështetjes financiare, strategjia e re e mbrojtjes sociale deri në vitin 2030 publikuar sot synon zbutjen e varfërisë për njerëzit në nevojë si dhe përmirësimin e jetesës së personave me aftësi të kufizuara, për t’i mbrojtur ata nga rreziqet dhe krizat. Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, tha se anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me përshtatjen e ligjeve europiane, por edhe me besimin në vlerat e përbashkëta si bashkëjetesa e drejtë shoqërore, duke vendosur njeriun në qendër të çdo kujdesi, si të drejtat e tij njerëzore, kushtet e punës dhe mbrojtjen sociale.

“Si kudo në Europë, edhe qytetarët shqiptarë presin të kenë shërbime publike cilësore, të arritshme, efikase dhe pa korrupsion. Qëllimi është të ngrihet një sistem bashkëkohor i mbrojtjes sociale, me përfitime të njëjta për gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe sidomos për ata më të pambrojturit, që janë në rrezik, me paaftësi të ndryshme në qytete dhe zona të largëta. BE mbështet këtë strategji me financim të drejtpërdrejtë, duke nxitur politikat kundër papunësisë, duke mbështetur punësimin e të rinjve, mbrojtje sociale, shkollim, shërbime punësimi për grupet në rrezik, në varfëri dhe në përjashtim social”, tha ambasadori i BE-së Gonzato.

Autoritetet shqiptare të kësaj fushe pohuan se strategjia e re është një udhërrëfyes në fushën e mirëqenies sociale, me synimin që askush të mos mbetet pas, por kushdo të mund të ngrejë një jetë në mirëqenie, në kushte të barabarta pa dallim gjinie, statusi ekonomik e social apo bindjesh politike.

“Kemi një dokument që do të shërbejë për zbutjen e varfërisë si dhe fuqizimin e mëtejshëm shoqëror, ekonomik e politik edhe të grave. Strategjia e re kombëtare për mbrojtjen sociale 2024-2030 është ambicioze dhe sjell disa risi, të cilat do të kontribuojnë drejt vizionit tonë të përbashkët”, tha zonja Koçiu.

Në strategjinë e publikuar sot sigurohet mbrojtje për fëmijët në radhë të parë, si dhe vajza e djem, burra e gra, që të përballin sfida e vështirësi nga aftësitë e kufizuara e deri te varfëria dhe përjashtimi social.

"Mbrojtja sociale është një e drejtë njerëzore, dhe nuk ka të bëjë me bamirësinë, dhembshurinë, por lidhet me parimet themelore të barazisë dhe mosdiskriminimit, pjesëmarrjen, transparencën dhe llogaridhënien. Strategjia e re flet drejtpërdrejt për qëllimet kryesore si fundi i varfërisë, barazia gjinore, dhe një seri problemesh të tjera dhe jemi të kënaqur që autoritetet angazhohen përmes kësaj strategjie, që të trajtojnë këto çështje në vazhdim”, thotë koordinatorja e përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.

Sipas përfaqësuesit të UNICEF-it në Shqipëri, Murat Shahin, kjo strategji e re është fillimi për më shumë ecuri në rrugëtimin europian të Shqipërisë, sepse ajo sjell një vizion të fuqishëm sa i takon mbështetjes së fëmijëve si dhe kujdesit për ta

“Ne shpresojmë të vendoset modeli i BE-së për garantimin e fëmijëve për të trajtuar varfërinë dhe përjashtimin social, dhe ky është një fillim i ri për vendin”, tha zoti Shahin. Ai kujtoi se nga viti 2015 Garancia Europiane për Fëmijët përmban programe të investimeve për ta, për t'iu larguar varfërisë dhe përjashtimit social, kujdes shëndetësor dhe shkollim falas, si dhe mbështetje shtesë gjatë fëmijërisë së tyre.

Shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja sociale marrin afërsisht gjysmën e buxhetit të shtetit shqiptar, shpenzimet publike për mbrojtjen sociale, siç pohojnë autoritetet, kanë një prirje për t’u rritur, ndërsa shkalla e varfërisë është në rënie. Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të personave me aftësi të kufizuar në rrezik për varfëri dhe përjashtim social./ VOA

be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet