7 Nëntor 2024, 11:23
Nga N.F
bardhi, hoxha
TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë seancës së sotme në Kuved. Bardhi gjatë fjalës së tij u shpreh se Hoxha detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e saj. Më tej kreu i Grupit Parlamentar të PD-së pyeti se ç'punë ka Ilir Proga në referojë ata në Prokurori. Më tej ai theksoi se presidenti i vendit nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit.
Duke iu përgjigjur Bardhit, Hoxha u shpreh se Policia bëri detyrën dhe se nuk ka hyrë në Kuvend. Ministri e quajti Bardhin gënjeshtar përsëristës. Sipas Hoxhës, Bardhi gënjen, akuzoj dhe u beson atyre që akuzon.
DEBATI:
Bardhi: Zotëria ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e saj. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit. Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj.
Hoxha: Më dëgjo një sekondë, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psikokriminale që unë kam për shkak të detyrës, tek njerëzit recidivist, përsëritës gënjeshtar. E dyta që t’i gënjen, akuzon dhe u beson atyre që akuzon kjo është shumë e vërtetë. Policia bëri detyrën, nuk ka hyrë në Kuvend, turma që drejtohet nga ty po sillet drejt institucioneve Kushtetuese. Policia mbrojti Kuvendin.
Bardhi: Së pari, turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty duke përfshirë dhe tët vëlla që do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, bashkë me të, Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë. Është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë, Ju jeni tufë, jo deputetët e opozitës.
bardhi hoxha seanca plenare 7 nentor 2024
Politike
7 Nëntor 2024, 11:14
N.F
Noka dhe Spiropali
TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij në seancën plenare. Ai u shpre...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:18
M.B
Saimir Korreshi
TIRANA- Deputeti opozitar Simir Korreshi ka ironizuar rolin dhe funksionet e Presidentit të Republikës sot në seancën p...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:10
M.B
Blendi Klosi
TIRANA- Deputeti socialist Blendi Klosi, foli sot lidhur me vendimin për përjashtimin e opozitës disa javë më pa...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:11
r.ll
bledion nallbati
TIRANË- Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati gjatë fjalës së tij në Kuvend se për djegien e karrigeve opo...
Politike
7 Nëntor 2024, 11:00
N.F
Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend...
Politike
7 Nëntor 2024, 10:59
M.B
Luan Baçi
TIRANA- Deputeti opozitar Luan Baçi, ka debatuar në seancën e sotme plenare në Kuvend me ministrinë...
Politike
7 Nëntor 2024, 10:46
N.F
Gogu
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu gjatë fjalës së tij në seancën plenare iu drejtua deputet&e...
Politike
7 Nëntor 2024, 10:48
r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se opozita sot në Kuvend është për betejën e mbrojtjes së bux...
Politike
7 Nëntor 2024, 10:40
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kritikoi sot në seancë plenare vendimin që u mor për pë...
Politike
7 Nëntor 2024, 10:33
r.ll
djegia e karrigeve
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos nisë hetim apo procedim penal ndaj deputëve të opozit&eu...