Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu iu drejtua duke thënë se planin e hetimit do e propozojnë ekspertët, ndërsa i kërkoi të “qëndrojë në shinat e ligjit”.
TIRANË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Kreu i Komisionit, Ervin Salianji u bëri thirrje institucioneve të mos falsifikojnë procesverbale apo protokolle që janë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Ai tha se kanë informacione të verifikuara për ato që thonë Komision, ndërsa shtoi se "do të jemi të gjithë bashkë për të provuar ose jo ato që themi”.
“Mos hajdeni një ditë me mendjen tuaj, një ditë me mendjen e dikujt tjetër se e paralajmërova, të mbetemi në objektin që ka ky Komision Hetimor. Ka një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos ketë guxim askush të falsifikojë proces-verbale, protokolle apo akte të tjera që do jenë objekt i veprimtarisë së këtij Komisioni Hetimor. Ne kemi informacione të verifikuara për ato që themi, do të jemi të gjithë bashkë për të provuar ose jo ato që themi. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se kanë shumë xhan reformën në drejtësi dhe zbatimin e ligjit”, tha ai.
Nga ana tjetër nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu iu drejtua duke thënë se planin e hetimit do e propozojnë ekspertët, ndërsa i kërkoi të “qëndrojë në shinat e ligjit”.
“Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh. Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise kolegët tanë ku vuajnë masa që cakton drejtësia. Mos ta kthejmë këtë komision në qesharak”, deklaroi Toni Gogu.
komisioni hetimor per tims TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin ...
komisioni i ligjeve TIRANË- Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve, është miratuar me 13 vota pro, 3 kundër d...
komisioni i ligjeve TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së,...
bashkia e tiranes TIRANË- Pas arrestimit të tre drejtorëve në bashkinë e Tiranës, Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shaba...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 3 zyrtarët e Bashkisë Tropojë, të cilët akuzohet se...
pamje nga mbledhja TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shë...
vangjush dako TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për...
selia e pd-së së vulës TIRANË- Kryesia e PD-së së vulës, ka miratuar një ditë më parë një rezol...
pamje nga mbledhja TIRANË- Bledi Çuçi ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialis...
edi rama TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë po mbahet takimi i 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botë...