LIVE UPDATES
Politike

Debat i ashpër mes Arlind Qorit dhe Blendi Fevziut, gazetari: S'ka Perëndi në botë të më diktojë mua kë do ftoj në emision

Ai renditi hierarkinë e shtetit shqiptar nga të cilët janë ftuar vetëm 1 herë në vit kryeministri dhe kreu i opozitës, po aq sa Qori.

9 Janar 2025, 22:31 Nga r.ll
Debat i ashpër mes Arlind Qorit dhe Blendi Fevziut, gazetari: S'ka
qori, fevziu

TIRANË- Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, është përfshirë në një debat me kreun e partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, pasi ky i fundit e akuzoi se ka mbi 1 vit që nuk ftohet në emision. Fevziu u shpreh se “s’ka Perëndi në botë të më diktojë mua kë do marr e kë do heq” në lidhje me të ftuarit në emisionin e tij.

Ai renditi hierarkinë e shtetit shqiptar nga të cilët janë ftuar vetëm 1 herë në vit kryeministri dhe kreu i opozitës, po aq sa Qori.

Pjesë nga debati

Arlind Qori: Edhe nga pikëpamja sociale dhe ideopolitike, jemi kërcënim për partinë në pushtet, për oligarkinë ekonomike dhe kjo është arsyeja pse nga njerëzit politikë në Shqipëri unë jam më pak i pranishmi në mediat e mëdha në televizionet e mëdha. Në televizionin po aq të madh sa tuajin unë kam po 1 vit e 8 muaj pa marrë asnjë ftesë. Kjo tregon në gjykimin tim frikën që ka qeveria, pushteti politik dhe oligarkia ekonomike nga Lëvizja Bashkë.

Blendi Fevziu: Ti bën një akuzë tani ndaj meje. Ta them këtu ta dish ti dhe çdo njeri në Shqipëri që s’ka Perëndi në botë të më diktojë mua kë do marr e kë do heq. S’ndodh. E para. E dyta.

Arlind Qori: Ky është gjykimi im.

Blendi Fevziu: Ky është mendimi yt, por do rrish këtu tani se po bën një akuzë. Tani po t’i marr një për një unë, kryeministri sa herë ka qenë vitin e fundit?

Arlind Qori: Ma thuaj ti, ku di unë?

Blendi Fevziu: 1 herë.

Arlind Qori: Ka dashur të vinte dhe nuk e ke ftuar?

Blendi Fevziu: E ftoj unë.

Arlind Qori: Unë pranoj çdo ftesë. Unë ngrihem nga gjumi në 3 të mëngjesit po më pyeti mua dhe vij në televizion më kupton? Top Channel ka bërë emisione për pensionet dhe nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të Lëvizjes Bashkë. Ka bërë emisione, ne kemi bërë 7 protesta për pensionistët dhe nuk ka ftuar përfaqësues të Lëvizjes Bashkë dhe kjo është skandaloze.

Blendi Fevziu: A mund të mbaroj se nuk të jap llogari për Top Channel fare. Do rrimë një herë këtu. Sa herë ka qenë kryetari i opozitës vitin e fundit?

Arlind Qori: Ma thuaj.

Blendi Fevziu: Një herë, në datën 8 Dhjetor.

Arlind Qori: Edhe ata kanë dashur të vijnë?

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi, nuk duan ata se nuk varet dëshira e tyre fare. Sa herë ka qenë zv/kryeministrja e Shqipërisë? Asnjëherë.

Arlind Qori: Unë nuk e di kush është zv/kryeministrja e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Ti s’e di, por prit do rrimë këtu tani. Sa herë ka qenë ministri i Financave? Asnjëherë në tre vitet e fundit.

Arlind Qori: Po të pyesim publikun si e kanë emrin këta, asnjëri nuk e di!

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi si e kanë emrin. A po më thua për politikanë? Sa herë ka qenë nënkryetari apo Sekretari i Përgjithshëm i partisë? Asnjëherë në intervistë. Këtu te unë. Ata që janë. Pse ti thua unë jam ata nuk janë. Sa herë ka qenë kryetari i kuvendit në këtë studio në 8 vjetët e fundit? Asnjëherë. Sa herë ka qenë presidenti në këtë studio? Asnjëherë. Ti thua unë s’jam ftuar ndërkohë që unë po të them që gjithë kjo hierarki e këtij shteti, president, kryetare e kuvendit, kryeministri dhe kryetari i opozitës kanë qenë dy herë, në qoftë se e merr listën dhe e sheh aq sa ke qenë ti kanë qenë edhe këta të dy./Tv Klan

arlind qori blendi fevziu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet