EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Dita e 47-të e protestës, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin 'Skënderbej' 16 Korrik, 19:14 “K...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Kjo deklaratë e rëndë, skandaloze e cila hapi plagët e shqiptarëve të Kosovës, u shoqërua me reagime kombëtare dhe ndërkombëtare.
TIRANË- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën vijon të sjellë reagime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një intervistë të gjatë, ministrja në qeverinë e Vuçiçit, tha se po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Kjo deklaratë e rëndë, skandaloze e cila hapi plagët e shqiptarëve të Kosovës, u shoqërua me reagime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Reagimet ndërkombëtare
Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviç. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha se BE-ja nuk komenton deklarata individuale, por theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik. Sipas saj, ato bien ndesh edhe me zotimet që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Eurodeputeti italian Sandro Gozi e ka cilësuar deklaratën si skandaloze dhe i ka kërkuar presidentit Aleksander Vuçiç që të marrë masa ndaj ministres. Ai deklaroi se qëndrimet e ministres lidhen me politikat për të cilat ish-presidenti jugosllav Slobodan Millosheviq u akuzua para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa zyrtarë të tjerë serbë dhe jugosllavë u dënuan për krime lufte.
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos u shpreh se është e tronditur se ka deklarata të tilla, ndërsa kërkoi që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi. Kos e tha këtë në një konferencë për shtyp në Bruksel pas mbylljes së dy kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, përmes së cilës një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike (Foreign Office) dënon ashpër deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviç kundër Kosovës.
Sipas reagimit, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të angazhuara për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike, deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione në rajon.
Reagimet e figurave politike shqiptare
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë deklaratë si skandaloze dhe papranueshme. Ai theksoi se kjo kërkon reagim të menjëhershëm institucional. Kamberi shtoi se një deklaratë e tillë nuk mund të konsiderohet e izoluar.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka ngritur padi kundër Paunoviçit për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit. Gërvalla shkroi në Facebook se i ka kërkuar kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente.
Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen non grata të ministres serbe Snezhana Paunoviç dhe paditjen e saj për nxitje të genocidit. Zëdhënënsja e saj, Floriana Garo u shpreh se PD dënon me forcë deklaratën raciste. Sipas saj, shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi në platformën X duke dënuar deklaratën e një anëtari të Qeverisë së Serbisë për spastrimin etnik në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës.
Ai theksoi se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat.
Në fund pas një heshtje të gjatë reagoi edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ai është shprehur se shteti shqiptar ka folur përmes ministrit të jashtëm, Ferit Hoxha. Sipas tij, qeveria nuk mund të bëhet kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart.
Lideri i qeverisë theksoi se ideja se çdo njeri që ka një zë publik duhet të reagojë, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin./Dosja.al
Ministrja serbe Snezhana Paunoviç Ministrja serbe Snezhana Paunoviç është duke u përballur me një padi për nxitje t...
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën. ...
Foto ilustruse SHBA- Protesta masive që kanë përfshirë vendin kanë marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëta...
Belinda Balluku TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim për rekursin e Belinda Ballukut për masën e pezullimit nga det...
Votat TIRANË- Partia Socialiste ka votuar e vetme rendin e ditës gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Par...
ANGLI- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, përmes së cilë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, duke e lidhur projektin “Smart City” me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekti “Smart City” do të sjellë një ndryshim të madh në...
Karakaçi TIRANË- Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka prezantuar në Kuvend projektligji...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratës së minis...