LIVE UPDATES
Politike

Gështenja rikonfirmon Alibeajn! 8 japin ‘OK’ me ‘WP’, Açka e Xhaferraj duan Bashën (Mungesat)

Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati.

1 Shtator 2022, 12:32 Nga F.M
Gështenja rikonfirmon Alibeajn! 8 japin ‘OK’ me
Enkelejd Alibeaj dhe Lefter Geshtenja

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, ashtu siç e raportoi Dosja.al një ditë më parë, ka mbledhur në një darkë 20 ligjvënës të Partisë Demokratike me qëllim rikonfirmimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar të grupit parlamentar. Burime për Dosja.al tregojnë një ditë pas darkës se Gështenja, kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës.

Por, siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar përmes aplikacionit të “Whatsapp”se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit, nuk mund të paraqiteshin fizikisht. Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati.

Pika e parë e diskutimit ishte rikonfirmimi i Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Dosja.al mëson se ka qenë deputeti Gazment Bardhi që i ka kërkuar kolegëve që të shprehen për konfirmimin e Enkelejd Alibeajt në krye të grupit dhe se atij i duhet dhënë i gjithë autoriteti për përfaqësimim e grupit parlamentar.

20 të pranishmit dhe 8 të tjerët kanë konfirmuar mbështetjen për Alibeajn si kryetar grupi. Në sesionin e ri pritet të ketë edhe ndryshime sa i përket përbërjes së deputetëve në komisione. Dosja.al mëson se në mbledhjen e djeshme është diskutuar pakënaqësia që deputetët kanë pasur me Sorina Kotin, deputeten e Korçës, e cila është nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, e cila që prej fillimit është pozicionuar në krah të Berishës. Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se është marrë në konsideratë zëvendësimi i saj në postin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë. Ajo është akuzuar gjatë mbledhjes se nuk informon deputetët për zhvillimet në Komision.

Deputetja Flutura Açka dhe Ferdinat Xhaferaj kanë kërkuar dhe përfshirjen e ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Ata janë shprehur se Lulzim Basha është i mirëpritur në grupin e tyre për të dhënë kontributin.

“ Bashën e kemi koleg. Ai ka një kontribut dhe si koleg, si deputet mund të ketë një kontribut në grupin tonë si deputet. Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim nga prezenca e z. Basha. Eksperienca e tij është e nevojshme për grupin parlamentar”, mësohet të ketë thënë Flutura Açka.

“Unë kam kërkuar që të japë dorëheqjen, por ai është i domosdoshëm për opozitën dhe këtë grup. Duhet ftuar të marrë pjesë në grup mbledhje për të kontribuar. Ne duhet të fillojmë me një sjellje tjetër me një qëndrim serioz në strategjinë. Mund të delegojmë një kryesi të vogël,”- ka thënë Xhaferraj.

Në takimin e djeshëm, edhe pse ishin ftuar, nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm 7 deputetë Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe Xhelal Mziu. Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka emëruar si kryetar të grupit parlamentar Luçiano Boçin. 

enkelejd alibeaj darka e lefter geshtenjes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet