LIVE UPDATES
Politike

Dakordësia PD-PS për ndryshimet e Kodit Zgjedhor/ Berisha: Nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të vendimeve të Gjykates Kushtetuese

Sipas tij janë zbatuar vendimi për votimin e shqiptarëve jashtë shtetit dhe vendimi për herësin. 

27 Korrik 2024, 15:22 Nga r.ll
Dakordësia PD-PS për ndryshimet e Kodit Zgjedhor/ Berisha: Nuk ka
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot për herë të parë pas dakordësisë PD dhe PS lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.  Në reagimin e tij Berisha, tha se nuk ka patur Reformë Zgjedhor por vetëm zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij janë zbatuar vendimi për votimin e shqiptarëve jashtë shtetit dhe vendimi për herësin. 

"Së fundi të dashur qytetarë dhe qytetare, theksoj përsëri se kjo nuk është Reformë Zgjedhore dhe se nuk trajton asnjë nga problemet madhore të zgjedhjeve në Shqipëri si: blerjen e votës, makinerinë elektorale të partisë shtet dhe përdorimin e të gjithë resurseve të saj njerëzore dhe logjistike, financiare për kontrollin e vullnetit të zgjedhësve, përdorimin për këtë qëllim të ushtrisë elektorale të patronazhistëve, manipulimin masiv të listave dhe përdorimin e bandave dhe vrasësve serialë për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.", u shpreh Berisha ndër të tjera.

DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS:

Të dashur qytetare dhe qytetarë mirëdita!

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju përshëndes dhe t’ju informojë çdo njërin prej jush sa vijon. Gjatë dy ditëve të fundit ju keni dëgjuar qindra e qindra herë të shqiptohet dhe lakohet fjala ‘Reformë Zgjedhore’ apo pakt marrëveshje Berisha-Rama etj. Lidhur me këtë zhurmnajë të madhe ju deklaroj sa vijon:

Së pari të gjithë ata që bejnë fjalë për Reformë Zgjedhore në këtë rast mashtrojnë me qëllim apo janë vetë të mashtruar. Nuk ekziston absolutisht asnje marreveshje lidhur me reformën zgjedhore. Ndryshimet e votuara në Parlament në Kodin Zgjedhor nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me Reformën Zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në Shqipëri. Pra nuk është trajtuar asnjë pikë e vetme e rekomandimeve të OSBE ODHIR.

Së dyti dy problemet e trajtuara nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe të votuara mbrëmë në Parlament nuk kanë asnjë lidhje me reformën zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR, por vetëm me zbatimin e 2 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht për:

1. Votimin e shqiptarëve jashtë shteti, një e drejtë kjo themelore Kushtetuese për çdo shtetas shqiptar. Ky votim ka qenë premtim solemn publik i kahershëm para vitit 2013 dhe pas vitit 2013 i Partisë Demokratike. Ne jemi vendi i vetëm në Europë në të cilin bashkatdhetarët tanë jashtë vendit nuk votojnë dhe kjo vetëm e vetëm sepse Edi Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe kategorike këtë të drejtë Kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendi. Lobimi I fuqishëm I aktivistëve të diasporës për këtë të drejtë dhe vendimi I Gjykatës Kushtetuese pas padisë së tyre në favor të votimit të shqiptarëve jashtë vendit, detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga kundërshtimi kategorik I votës së shqiptarëve jashtë vendi. Megjithëkëtë ai ishte për një votim me përfaqesues të tyre me proporcion dhe të realizuar nëpërmjet portalit e-albania dhe Postës Shqiptare. Kurse Partia Demokratike në bashkëpunim me përfaqesuesit e diasporës për Shqipërinë e lirë ishte për votimin e shqiptarëve jashtë vendit për kandidatin që duan në zonën nga e cila ata janë larguar. Siç kërkohet edhe nga vetë ata. Në këtë proces Edi Rama kërkonte që çdo operacion të kryhej nëpërmjet portalit tashmë të shqyer dhe të manipuluar e-albania dhe Postës militante Shqiptare. Të gjitha këto u rrëzuan dhe u vendos që për këto qëllime të kontraktohet një postë serioze ndërkombëtare, e cila nuk do sjellë asgjë në postën shqiptare, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mendoj se me këtë akt merr fund një dhunim masiv i të drejtës Kushtetuese të votimit të qytetarëve shqiptarë të cilët sot janë ndoshta më shumë jashtë vendi se në Shqipëri dhe që shprehte padyshim një reminishencë të qendrimit politik ndaj shqiptarve jashtë vendi të regjimit hoxhist. Me këtë akt PDSH si parti e lirive dhe të drejtave te shqiptarve realizoi një premtim dhe objektiv madhor të saj të shpallur publikisht me dhjetra e qindra herë. Po ju rikujtoj këtu se në mënyrën më të përsëritur kam deklaruar ne emër të Partisë Demokratike se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje pa pjesmarrjen e emigracionit dhe diasporës në procesin zgjedhor dhe kjo tashmë është e sanksionuar në Kodin Zgjedhor të vendit. Mendoj se ky është shërbimi më minimal që mund t’i bënim ne miliona shqiptarëve që u larguan nga ky vend, njohjen e të drejtave politike të mohuara në mënyrë antikushtetuese deri sot.

2. Vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese kishtë të bënte me herësin. Kjo Gjykatë ka vendosur që herësi prej 10 mijë votash që duhej thyer për të fituar një vend në Parlament jashtë listës së mbrojtur duhet të ishtë në proporcion në mënyrë që lista të ishte më e hapur. Po theksoj këtu Gjykata nuk vendosi heqjen e herësit, por të themi zvogëlimin dhe zbutjen e tij. Partia Socialiste propozoi që herësi të zbritej në 7 mijë vota kurse PD kërkoi heqjen fare të herësit, duke bërë kështu që vendet në listën e hapur të fitohen nga deputetët që kanë marrë nga qoftë edhe një votë më shumë se sa tjetri që renditet në listë para tij. Mendoj se ky akt është një hap I ri drejt hapjes. Në rast se në herësin qe ekzistonte më pare u futën gjithsej 3 veta që thyen herësin prej 10 mijë votash, me këtë sistem mundësia për tu future në parlament në këtë garë ekziston për 40 deputete. Nuk e mohoj ne kemi qenë për një përqindje më të vogël se 1/3 në listën e mbrojtur por natyrisht Partia Socialiste e cila pranoi heqjen e herësit nuk pranoi zvoglimin e kësaj përqindje në listën e mbrojtur. Sidoqoftë unë duhet të them dy fjalë këtu për spekullimin e tmerrshëm masiv që bëhet: deputetë të partisë-deputetë të popullit. Qesharake! Çdo deputet në listat e partisë është deputet I partisë, përndryshe ai e ka të lirë të jetë deputet i pavarur dhe ne bëm edhe për deputët e pavarur hoqëm pengesat e mëdha që ekzistonin më parë. Pra nuk ka deputetë te popullit dhe të partisë, e vërteta është ka deputetë të listave të partisë te vendosur në lista vetëm nga partia. Në përputhje me gjykimin e saj për pozicionin në këtë kontekst ne jemi absolutisht për një përqindje më të vogël, por theksoj se nga 43 vende në të cilat funksionojnë listat e hapura, janë vetëm 3 vende në të cilat listat janë të hapura plotësisht. Në 40 të tjera shkalla e hapjes së listave varion në përqindje të ndryshme. PD duke qendruar plotësisht për hapjen e listave nuk pranon kategorikisht të vendoset në asnjërin ekstrem të hapjes së tyre dhe këtë e konsideron qendrim publik politik të saj. Por theksoj se në qoftë se u futën 3 deputetë me herësin 10 mijë, pa herës shanset janë të futen edhe 43 deputet në Parlament nëpërmjet garës së hapur të listave të hapura.

Së fundi të dashur qytetarë dhe qytetare, theksoj përsëri se kjo nuk është Reformë Zgjedhore dhe se nuk trajton asnjë nga problemet madhore të zgjedhjeve në Shqipëri si: blerjen e votës, makinerinë elektorale të partisë shtet dhe përdorimin e të gjithë resurseve të saj njerëzore dhe logjistike, financiare për kontrollin e vullnetit të zgjedhësve, përdorimin për këtë qëllim të ushtrisë elektorale të patronazhistëve, manipulimin masiv të listave dhe përdorimin e bandave dhe vrasësve serialë për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk adreson as simetrinë e plotë të institucioneve të procesit electoral, as dhe amnistinë kriminale të krimit elektoral nga ‘Skapi’ I partisë. Kjo reformë zgjedhore vendimtare për rikthimin e votë së lirë kërkon sakrifica, kërkon guxim, kërkon revoltën e çdo qytetari mbasi Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër përveç gjuhës së forcës. Ne nuk do mashtrojmë qytetarët shqiptarë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ka rotacion me votë dhe nuk mund të ketë. Ndaj dhe të bashkojmë forcat të shkojmë drejt qeverise teknike si rruga e vetme për të bërë Reformën e vërtëtë Zgjedhore, garantuar ndryshimin e pushtetit, fitoren e opozitës.
O sot, o kurrë!
Faleminderit!

sali berisha kodi zgjedhor reforme zgjedhore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet