30 Janar 2025, 12:24
Nga r.ll
kyriakos mitsotakis
TIRANË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis u shpreh se guximi dhe shpresa ishin dy busulla që udhëhiqnin Kryepeshkopin dhe rrugëtimin e tij.
Ai e vlerësoi Kryepeshkopin si një shembull të ndritur të urtësisë dhe veprimit. Mitsotakis tha se sot nuk ishte rastësi që si grekët dhe shqiptarët vajtojnë humbjen e tij. Kjo sepse Kryepeshkopi ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shteteve.
"Guximi dhe shpresa janë dy busulla që udhëheqin Anastasin dhe rrugëtimin e tij të mrekullueshëm. Përulemi para madhështisë së këtij personaliteti të veçante. Një shembull i ndritur i urtësisë dhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm në vendin, ku shërbeu por kudo ku rreh zemra e helenizmit. Ishte një dritë dashurie dhe sakrifice. Një dritë e ortodoksisë dhe jetës së krishterë.
Ai hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Hapi dhjetra institucione shëndetësore dhe arsimore. Nuk është rastësi që humbjen e tij e vajtojmë si grekët dhe shqiptarët dhe kudo në botë. Kryepeshkopi ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shteteve.
Për grekët dhe ortodokset në Shqipëri dhe kudo në botë ishte burim krenarie dhe shprese. Me urtësinë dhe përulësinë dëshmoi se Kisha Ortodokse mund të jetë një burim dashurie që bashkon popujt. Si bari shpirteror ndërtoi kisha, si udhëheqës krijoi ura bashkëpunimi mes popujve dhe shteteve. E përcjell me të njëjtat fjalë që ai na la si amanet: Guxojmë të shpresojmë.", u shpreh Mitsotakis gjatë fjalës së tij
kyriakos mitsotakis varrimi i kryepeshkopit anastas janullatos
Politike
30 Janar 2025, 12:04
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja demokrate dhe kryetarja e Komisionit të Check Up-it dhe Sterlizimit është paditur në Gjykatën...
Politike
30 Janar 2025, 12:14
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje të enjten për forcim të kapaciteteve mbrojt&e...
Politike
30 Janar 2025, 11:31
N.F
Kyriakos Mitsotakis
TIRANË- Një incident është regjistrua ditën e sotme gjtaë homazhe të zhvilluara në ndër t&...
Politike
30 Janar 2025, 11:08
I.A
Berisha, Mitostakis dhe Rama
TIRANË- Homazhet për ndër të Kryepeshkopit Anastas Janullatos kanë bërë bashkë po...
Politike
30 Janar 2025, 11:04
N.F
Safet Gjici
TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin ditën e sotme për të rrëzuar kërkësën e ish-kr...
Politike
30 Janar 2025, 10:56
r.ll
homazhet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama bashkë me bashkëshorten e tij Linda Rama kanë marrë pjesë në homazhet për nd...
Politike
30 Janar 2025, 10:55
N.F
pamje nga homazhet
TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet në nder të Kryepe...
Politike
30 Janar 2025, 10:39
r.ll
sali berisha te katedralja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në katedralen "Ngjallja e Krishtit" për homa...
Politike
30 Janar 2025, 09:55
r.ll
albana kociu, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inspektimet e punimeve për rikonstruksionin e Spitalit...
Politike
29 Janar 2025, 22:45
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Arben Ahmetaj denoncoi tek emisioni “Çim Peka Live” se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Info...