EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Sipas ministrit të bujqësisë Andis Salla, censusi do të realizohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe rekomandimeve të Eurostat-it, duke përfshirë të dhëna mbi tokën bujqësore, kulturat, blegtorinë, mekanizimin, fuqinë punëtore dhe strukturën ekonomike të fermave.

TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka prezantuar në Kuvend projektligjin për zhvillimin e Censit të ri të Bujqësisë, i cili synon mbledhjen e të dhënave të plota për sektorin bujqësor dhe blegtoral në vend. Sipas ministrit të bujqësisë Andis Salla, censusi do të realizohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe rekomandimeve të Eurostat-it, duke përfshirë të dhëna mbi tokën bujqësore, kulturat, blegtorinë, mekanizimin, fuqinë punëtore dhe strukturën ekonomike të fermave.
“Përmes tij do të krijohet për herë të parë një panoramë e plotë dhe e integruar e strukturës së bujqësisë shqiptare. Do të kemi informacion të besueshëm mbi numrin dhe madhësinë e njësive ekonomike bujqësore, përdorimin e tokës, kulturat bujqësore, blegtorinë, mekanizimin, fuqinë punëtore, praktikat e prodhimit, si dhe mbi karakteristikat ekonomike e sociale të fermave shqiptare me të dhëna do të jenë baza mbi të cilën do të ndërtohen politikat e ardhshme të zhvillimit rural. Kjo është arsyeja pse censi nuk është një qëllim në vetvete”, u shpreh ministri në Kuvend.
Ministri njoftoi se do të krijohet edhe Regjistri Statistikor i Njësive Ekonomike Bujqësore, i cili nuk do të ketë karakter fiskal apo kontrollues, por do të përdoret vetëm për statistika zyrtare nga INSTAT. Një nga elementët themelorë të projektligjit është krijimi i Regjistrit Statistikor të Njësive Ekonomike Bujqësore.
“Dua ta theksoj edhe një herë se bëhet fjalë ekskluzivisht për një regjistër statistikor. Ai nuk është një regjistër fiskal, nuk është një regjistër kontrolli, dhe mbi të gjitha nuk krijon detyrime të reja për fermerët. Ai shërben vetëm për prodhimin e statistikave zyrtare dhe administrohet nga INSTAT-i, në përputhje me parimet e pavarësisë profesionale, konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo është garancia më e mirë që fermerët të kenë besim në këtë proces dhe të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të tij. Po aq e rëndësishme është edhe ndarja e qartë e përgjegjësive institucionale”, tha Salla.
Sipas qeverisë, të dhënat e reja do të shërbejnë për planifikimin e investimeve, skemat e mbështetjes për fermerët dhe përgatitjen e Shqipërisë për zbatimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian.
“Rezultatet e këtij censi do të përbëjnë një instrument të pazëvendësueshëm për hartimin e politikave të sektorit, për planifikimin e investimeve publike, për orientimin e skemave kombëtare të mbështetjes dhe për përgatitjen e Shqipërisë për zbatimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian”, tha Salla./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj deklaratës së ministres serbe ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur një falënderim të veçantë p&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar këtë të mërkurë drejtuesit e rinj...
Snezhana Paunoviq SERBI- Ministrja serbe Snezhana Paunoviq ka kërkuar falje publike ndaj presidentit Vuçiq dhe qeverisë pas reagimeve t&...
Dua Lipa TIRANË- Protesta e mbrëmshme e mbajtur nga qytetarët kundër qeverisë Rama ka marrë vëmendjen e mediave britanik...
TIRANË- Një seancë e tensionuar është zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku diskutimi mbi ligjin për tok&eum...
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka publikuar një mocion të dorëzuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Soci...
Elisa Spiropali TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali deklaroi sot, nga ambientet jashtë Kuvendit, se ka dorëzuar në Asamblen&eu...
Enno Bozdo TIRANË- Partia Demokratike ka ndërmarrë një hap ligjor për të zbardhur mënyrën e financimit t...
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla, prezantoi në Kuvend projektligjin “Për dëftesat tregtare mbi prod...