DOKUMENTI/ Spiropali propozon "Marrëveshjen e Re për Shqipërinë", kërkon reformim të PS-së dhe dialog kombëtar
Spiropali publikon mocionin për “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”/ Ndryshime rrënjësore në...
Spiropali publikon mocionin për “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”/ Ndryshime rrënjësore në...
Seancë plenare në Kuvend/ Policia blindon ambientet, por qytetarët mungojnë (VIDEO) 16 Korrik, 10:21 Kuven...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat, njoftoi se grupi parlamentar i PD-së i është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) me një kërkesë zyrtare për auditimin e plotë të përputhshmërisë së këtij shpenzimi
TIRANË- Partia Demokratike ka ndërmarrë një hap ligjor për të zbardhur mënyrën e financimit të koncertit të këngëtarit Kanye West në Tiranë.
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat, njoftoi se grupi parlamentar i PD-së i është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) me një kërkesë zyrtare për auditimin e plotë të përputhshmërisë së këtij shpenzimi.
Bozdo deklaroi se qeveria ka shpërdoruar fondin rezervë të buxhetit të shtetit, duke akorduar 4.3 milionë euro për një aktivitet që ai e cilësoi si privat.
Deklarata e plotë:
"Në emër të deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Punësimit dhe Financës, i jemi drejtuar sot Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë përkryerjen e një auditimi të plotë përputhshmërie mbi ligjshmërinë e miratimit dhe zbatimit të AktitNormativ të përdorimit të fondit rezerve të buxhetit të shtetit, për të financuar me para shtetërore, 4,3 milionë euro, një aktivitet privat.
Pra, siç edhe të gjithë janë tashmë në dijeni, Këshilli i Ministrave ka akorduar plot 4.3 milionë Euro nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit për të financuar një koncert privat të këngëtarit Kanye Ëest në Tiranë, qartazi duke shpërdoruar dhe tjetërsuar procedurën dhe ligjshmërinë e Aktit Normativ.
Edhe pse evenimenti ishte privat, edhe pse për muaj me radhë ishte dhënë siguri nga qeveria se asnjë financim nga buxheti i shteti nuk do të livrohej, përsëri 4,3 milionë euro u hoqën me shpejtësi rrufe nga fondet e buxhetit, fonde këto të destinuara kundër fatkeqësive natyrore, si psh zjarret apo përmbytjet, tërmeti apo ngjarje të tjera madhore të paparashikueshme dhe me ndikim të madh ekonomik dhe social.
Në të vërtetë, e vetmja gjë madhore që po ndodh në Shqipërinë në këtë periudhë është zgjimi i shoqërisë shqiptare dhe revolta masive e dhjetëra mijëra shqiptarëve, përfaqësues të të gjithë shtresave dhe votuesve politikë, shprehur me protesta të përditshme, prej thuajse 2 muajsh, kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Edi Rama e projektoi koncertin privat pikërisht si një zjarrfikëse sociale, për të shuar frymën dhe shpirtin e protestës si dhe për të pikturuar ndërkombëtarisht një Shqipëri të rreme, ku spektakli mundohet të mbulojnë rrënjët e thella të krimit dhe korrupsionit, vjedhjen e zgjedhjeve, zbrazjen dhe zhbërjen e Shqipërisë, arsimin dhe shëndetësinë që kolapson.
Dhe kjo zjarrfikse u financua me 4,3 milionë euro, ndërsa kurrë nuk u financuan dëmet e fatkeqësive natyrore si psh përmbytjet e njëpasnjëshme të mijëra fermerëve në jug e veri të vendit vetëm disa muaj më parë, apo logjistika e munguar për shuarjen e zjarreve apo përballimin e tërmeteve.
Nga ana tjetër, Akti Normativ përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj disiplinës fiskale dhe parimeve të qeverisjes së mirë. Përdorimi i këtij instrumentin nga fondi rezervë në këtë rast bie ndesh me:
* Nenin 101 të Kushtetutës: Aktet normative rezervohen ekskluzivisht për marrjen e masave të përkohshme në raste “nevoje dhe urgjence”. Një koncert muzikor argëtues, i cili kërkon muaj të tërë planifikimi e negociatash, nuk përbën në asnjë rrethanë as nevojë shtetërore dhe as urgjencë kombëtare.
* Ligjin e Menaxhimit të Sistemit Buxhetor (Nr. 9936): Neni 5 sanksionon qartë se Fondi Rezervë ekziston vetëm për të mbuluar shpenzime të cilat nuk njihen dhe janë objektivisht të pamundura të parashikohen gjatë hartimit të buxhetit.
Ky veprim devijon thellësisht nga praktikat më të mira evropiane dhe udhëzimet ndërkombëtare për menaxhimin e financave publike, të cilat diktojnë transparencë absolute dhe kufizime strikte në përdorimin e fondeve të emergjencës.
Pra këtu kemi të bëjmë me mos përmbushjen e kritereve thelbësore të ligjshmërisë: pa parashikueshmërisë, pamundësisë së planifikimit dhe respektimit të procedurave buxhetore.
Për këtë arsye, ne i kemi kërkuar KLSH-së që të zbardhë urgjentisht:
* Kur filluan saktësisht negociatat për këtë koncert dhe a ishte kjo përpara miratimit të buxhetit vjetor2026?
* A ekziston një preventiv i detajuar për këtë vlerë prej 4.3 milionë Eurosh, siç kërkohet nga Udhëzimi nr. 9 i buxhetit?
* Si mundet qeveria të provojë “pamundësinë e planifikimit” për një ngjarje që kërkon një marrëveshje kontraktuale dhe logjistike të mirëfilltë?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve në fakt i di mirë çdo shqiptar, por ne si opozitë kemi detyrimin të sanksionojmë një standard evropian duke i thënë stop një herë e mirë këtij abuzimi kaq flagrant me paratë e buxhetit, që financojnë kozmetikën e qeverisjes së Edi Ramës.
Sepse, përdorimi i buxhetit të shtetit si xhep personal, pa pyetur për ligj dhe procedurë, është një akt që nuk e has sot as edhe në ato që konsiderohen shtete të falimentuara. Jo më pastaj për vende që synojnë të bëhen pjesë e BE-së, brenda vetëm pak viteve.
Shpresojmë që KLSH të ngrihet në lartësinë e detyrës që ligji i përcakton, duke i vajtur deri në fund kësaj procedure që do te turpëronte çdokënd, veç Ramën dhe qeverinë e tij jo !
Ju faleminderit.", deklaroi Bozdo./Dosja.al
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla, prezantoi në Kuvend projektligjin “Për dëftesat tregtare mbi prod...
Kapri- Bido TIRANË- Një debat me tone të larta ka mbërthyer sallën e Kuvendit gjatë seancës së sotme, ku...
Balla dhe Redi Muci TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur deputetit t&eum...
Taulant Balla TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar miratimin me procedurë të përshpejtuar të disa ndryshimeve në ligjin p&e...
Redi Muçi TIRANË– Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione dhe debate të ashpra lidhur m...
Elisa Spiropali TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Soc...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme në një seancë të re plenare, e cila parashikon një axhen...
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se Dialogu Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara t&eum...
Giorgia Meloni ITALI- Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, kryeministra italiane dësht...
Snezhana Paunoviq SERBI- Shkarkimin e Ministres Snezhana Paunoviq po e kërkon një pjesë e opozitës, ndërsa kërkesë...