LIVE UPDATES
Politike

Buxheti 2023/ Braçe ngre zërin: Ka fermerë pa marrë naftën, pse? Ku shkuan paratë e shitjes së Bankersit? Ato janë para, jo rrogat

Erion Braçe shtoi se Ministria duhet të tregonte kujdes dhe të kapte njerëzit që shihnin kompanitë e mëdha, duke dhënë edhe shembullin e Bankers. 

1 Nëntor 2022, 13:32 Nga k.m.
Buxheti 2023/ Braçe ngre zërin: Ka fermerë pa marrë
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kritikuar ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj lidhur me buxhetin e caktuar për vitin 2023. Në fjalën e tij, në Komisionin e Ligjeve, Braçe tha se të gjithë fermerët duhet që të marrin rimbursimin e naftës, pasi buxheti ka para mjaftueshëm. Ndërkohë që shtoi se Ministria duhet të tregonte kujdes dhe të kapte njerëzit që shihnin kompanitë e mëdha, duke dhënë edhe shembullin e Bankers. 

"Në harkun e 3 viteve të fundit është shitur kompania që mbante kontratën më të madhe të prodhimit të naftës, nga Bankers tek kompania kineze. Asnjë nuk e di sesa para. Këtu janë para, jo ato të rrogave. Si këto shembuj ka të tjerë plotë. Në këtë vend janë shitur hidrocentrale pa lekë. Sot do kishim situatë tjetër nëse nuk do të kishte ndodhur ajo shitje. Me kapitalin kanë ndodhur nga mashtrimet tek evazioni fiskal. Tek të ardhurat nga kapitali kemi tatim të sheshtë. është kollaj të mbash TVSH në doganë. Të marrësh këto para është e rëndësishme. Këto e mbushin buxhetin. Ose kthejuni bilanceve, ose tregu i karburanteve të fiskalizohet me sistemin e ri. Për hatër të një spekulanti dhe gjithë reagimeve të tij. Një njeri që nuk ngopet me koncesione dhe po pengohet vënia nën kontroll e qeverisë së një ndër tregjeve më fitimprurëse të vendit. Jepini fund kësaj historie, ky treg duhet fiskalizuar që të jemi në rregull me detyrimet ligjore,"-tha Braçe ndër të tjera.

FJALA E PLOTË

Ligji i buxhetit të shtetit është korrekt. Sillni si argument prokurimet publike, por nuk ia kemi dalë që PPP ti çlirojmë nga interesi korruptiv. Nuk të bën njeri hajdut me zor. Kemi problem me administratën. Keni një drejtori për monitorimin e buxhetit. Pse i paguajmë ato njerëz? Çfarë bën? Kemi krijuar një fryrje të administratës dhe na kushton shtrenjtë edhe si paga edhe si shpenzime. Ka ardhur momenti të rishihet puna e gjithsecilit. Aspekti tjetër është për shkak të mënyrës si po qeverisin jemi me sufiçit. Kur marrim përsipër që të japim stimul fiskal për të ndihmuar punën, si shkojmë në shkurtimi. Po ky është shkrutim i fshehtë dhe vë në rrezik edhe politikën e stimulit fiskal. Ju që jeni ministrja duhet të jeni njeriu më me zë. T'ju marr bujqësinë? Deri tani kanë marrë naftën falas, 2/3 e personave që kanë aplikuar. Nuk ka qenë me limit fituesish. Sot që flasim mbeten edhe 1/3 që nuk kanë marrë naftë. Pse kur ne paskemi para pa përdorur? Cila është arsyeja? Çfarë do i japim turistëve për të ngrënë? Sa kohë ka para, nuk kam mirëkuptim për skemën e naftës. Por kur paratë janë në buxhetin e shtetit, brenda ushtrimit buxhetor të këtij viti edhe kur ka para më tepër, pse këta njerëz nuk duhet të përfitojnë? Ose i qëndrojmë planit që kemi, ose kjo më nuk ka kuptim. Në krahun tjetër, të ardhurat janë planifikuar në rrjet. Në harkun e 2 viteve të fundit kompani koncensionare janë shitur dhe asnjë nuk di çmimin. Sa para është vlera e transaksionit. Në harkun e 3 viteve të fundit është shitur kompania që mbante kontratën më të madhe të prodhimit të naftës, nga Bankers tek kompania kineze. Asnjë nuk e di sesa para. Këtu janë para, jo ato të rrogave. Si këto shembuj ka të tjerë plotë. Në këtë vend janë shitur hidrocentrale pa lekë. Sot do kishim situatë tjetër nëse nuk do të kishte ndodhur ajo shitje. Me kapitalin kanë ndodhur nga mashtrimet tek evazioni fiskal. Tek të ardhurat nga kapitali kemi tatim të sheshtë. është kollaj të mbash TVSH në doganë. Të marrësh këto para është e rëndësishme. Këto e mbushin buxhetin. Ose kthejuni bilanceve, ose tregu i karburanteve të fiskalizohet me sistemin e ri. Për hatër të një spekulanti dhe gjithë reagimeve të tij. Një njeri që nuk ngopet me koncesione dhe po pengohet vënia nën kontroll e qeverisë së një ndër tregjeve më fitimprurëse të vendit. Jepini fund kësaj historie, ky treg duhet fiskalizuar që të jemi në rregull me detyrimet ligjore. Përtej hidrocentraleve, shikoni ku po fitohet. Hekuri ka bërë kërdinë. Shikoni sa është rritur. Nuk shkon kjo histori. O të gjithë, o asnjë. Të gjithë të paguajnë dhe shkojnë tek pensionistët paratë. Të mos lejojmë që tregu i punës të monopolizohet. Përqëndrimi i punonjësve në 3-4 duar penalizon ekonominë. 

erion braçe buxheti 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet