“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Ministri i Jashtëm shtoi se në takim diskutuam gjithashtu zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, i cili, në rastin e Shqipërisë, përplotëson procesin e anëtarësimit në BE dhe sjell përfitime të prekshme për qytetarët.
BRUKSEL- Ditën e sotme, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos. Ministri Hoxha njoftoi se në fokus ishte procesi i avancuar i negociatave të anëtarësimit, me theksin te rëndësia e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë në këtë rrugë.
Zgjedhja e Shqipërisë, sipas Hoxhës, është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete.
Ministri i Jashtëm shtoi se në takim diskutuam gjithashtu zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, i cili, në rastin e Shqipërisë, përplotëson procesin e anëtarësimit në BE dhe sjell përfitime të prekshme për qytetarët.
Hoxha nënvizoi se "harmonizimi i vazhdueshëm me standardet e BE-së, forcimi i sundimit të ligjit dhe i një gjyqësori të pavarur e profesional, si dhe progresi i qëndrueshëm në të gjithë grupkapitujt e negociatave mbeten prioritetet tona të përditshme."
Përgjatë takimit u theksua edhe rëndësia e një komunikimi të qartë mbi përfitimet dhe mbi përgjegjësitë e zgjerimit, me synim rritjen e mbështetjes publike dhe nxitjen e transparencës. Nga ana e saj, Komisionerja Marta Kos vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave, duke rikonfirmuar se procesi i zgjerimit mbetet një proces i bazuar në meritë.
Postimi i plotë i Ministrit Hoxha:
Si gjithmonë, është kënaqësi e veçantë të zhvillosh një shkëmbim thelbësor me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Komisioneren tonë. Duke u bazuar mbi një proces negocimi të avancuar dhe dinamik për Shqipërinë, theksuam rëndësinë e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë dhe fokus.
Është thënë shumë herë, por mbetet thelbësore: një proces zgjerimi i besueshëm dhe i bazuar në meritë kërkon vendime në kohën e duhur, që ruajnë besimin dhe e mbajnë procesin të parashikueshëm, efektiv dhe të orientuar drejt së ardhmes. Zgjedhja e Shqipërisë është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete. Diskutuam gjithashtu zbatimin e Axhendës së Reformave në kuadër të #PlanittëRritjes, i cili, në rastin e Shqipërisë, përplotëson procesin e anëtarësimit në BE dhe sjell përfitime të prekshme për qytetarët.
Harmonizimi i vazhdueshëm me standardet e BE-së, forcimi i sundimit të ligjit dhe i një gjyqësori të pavarur e profesional, si dhe progresi i qëndrueshëm në të gjitha grupkapitujt e negociatave mbeten prioritetet tona të përditshme. Nënvizuam rolin kyç të një komunikimi të qartë dhe konsistent, si mbi përfitimet, ashtu edhe mbi përgjegjësitë e zgjerimit, thelbësor për rritjen e mbështetjes publike dhe për nxitjen e transparencës dhe gjithëpërfshirjes./Dosja.al
???????????????? As always, it is a distinct pleasure to have a substantive exchange with #Enlargement Commissioner @MartaKosEU, our #Commissioner.
— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) April 20, 2026
Building on an advanced and dynamic negotiation process for Albania, we emphasized the importance of maintaining momentum and moving forward… pic.twitter.com/Z1gDQYaUvi
“Kryebashkiaku dhe 18 punonjës të infektuar me HIV/AIDS?”- Bashkia Gjirokastër kallëzon personin që shpërndau lajmin...
Aulon Kalaja TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, aktivisti Aulon Kalaja ka depozituar në Polcinë e Tiranës ...
Kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. KOSOVË- Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosov&eu...
Edi Rama ITALI- Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Giornale”, ku ka fo...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas Mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialist...
Luciano Boçi TIRANË- Komisioni i Arsimit, nën drejtimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luciano Boçi, zhvillo...
PD TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe drejtu...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me një vendimmarrje ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke komentuar procesin e nisur me strukturat, u bëri thirrje të ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se protestat kombëtare të opozitës do të vijojnë...