LIVE UPDATES
Politike

PS në proces rienergjizimi, Balla: rritje anëtarësimesh dhe fokus te zgjedhjet 2027

I pyetur nëse kritikat e Spiropalit janë shprehur në mbledhjet e grupit, Balla u përgjigj shkurt se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

20 Prill 2026, 11:51 Nga E. D
PS në proces rienergjizimi, Balla: rritje anëtarësimesh dhe fokus
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas Mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste sqaroi se theksoi se PS ka një rregull të qartë: në fund të çdo sesioni parlamentar bëhet një analizë e performancës së çdo deputeti. Ai nënvizoi se ky është një proces rutinë që zbatohet për të gjithë, pa përjashtim.

I pyetur nëse kritikat e Spiropalit janë shprehur në mbledhjet e grupit, Balla u përgjigj shkurt se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërkohë, ai u ndal edhe tek procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste, duke e cilësuar si një fazë të rëndësishme komunikimi me qytetarët dhe rritjeje të anëtarësimeve të reja. Balla tha se procesi po ecën sipas pritshmërive dhe bëri thirrje për angazhimin e të rinjve, duke e lidhur këtë me objektivin strategjik të integrimit në Bashkimin Europian.

Ky proces, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt edhe me përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku PS synon të garojë për të fituar në të gjitha bashkitë. Në këtë kuadër, ai theksoi se rienergjizimi i partisë shërben edhe për evidentimin e kandidatëve potencialë.

Në lidhje me reformën administrative-territoriale, Balla u shpreh se nuk është e rëndësishme numri i bashkive, por përmirësimi i shërbimeve për qytetarët. Ai njoftoi se do të zhvillohen dëgjesa në të gjithë vendin për të marrë mendimet e qytetarëve dhe për të përmirësuar reformën ekzistuese.

Sa i përket nismave ligjore, Balla bëri me dije se amnistia penale kërkon më shumë kohë për shqyrtim dhe analizë, duke qenë një proces i ndjeshëm. Ndërkohë, për Kodin e Procedurës Penale, ai sqaroi se nuk është në “sirtar”, por në procedurë normale kuvendore dhe do të diskutohet në momentin e duhur.

Në fund, i pyetur për një kërkesë për rezolutë nga PS të xhaxhait të një prej viktimave të 21 janarit, Aleks Nikës, Balla tha se kjo do të vlerësohet në bazë të analizave institucionale, pa dhënë një përgjigje përfundimtare.

Deklarata e plotë:

Pyetje...Që po përballet me maxhoranca socialiste nga ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ish-ministrja e jashtme, për mënyrën se si funksionon Partia juaj, vendimmarrjet në Partinë Socialiste dhe në grupin parlamentar.

Balla: E para, s'ka qenë kjo fare në agjendën e punës së mbledhjes së komisionit. Kemi pasur shumë debate sot për çështje të disa ligjeve, me kolegë të cilët kanë propozuar ndryshime, amendime, në disa ligje që janë për objekt të punës javore të Kuvendit.

Është normale që deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të kenë propozime, të kenë kritika, për shembull ishte në rastin në fjalë për një nga ligjet, një koleg me shumë eksperiencë në lidhje me disa probleme të cilat qëndronin...dhe kjo është demokracia brenda grupit parlamentar dhe brenda Partisë Socialiste. Këto pastaj në korridore, në rrjetet sociale nuk i ndjekun.

Pyetje: A keni marrë një vendim përsa i përket çështjes së zonjës Spiropali, pasi është thënë që do të merret vendim grupi për qëndrimin dhe mosvotimin në parlament për çështjen e zonjës Balluku?

Balla: Jua kam thënë, ne kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të performancës së punës së çdo deputeti, kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit parlamentar një raport. Kur të vijë ai moment ua kam thënë nja 20 herë do ja them prapë.

Pyetje: Pra, Partia Socialiste do të presë fundin e korrikut, përfundimin e sesionit parlamentar për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?

Balla: Për performancën e çdo deputeti të Partisë Socialiste është rregull, unë kam 21 vjet në këtë grup parlamentar, atëherë bëhet një vlerësim i performancës së secilit, ku padyshim pastaj kërkohet përmirësimi i punës apo çështje të tjera. Është, janë rregulla të cilat ekzistojnë në çdo grup parlamentar, në çdo parlament europian.

Pyetje: Z. Balla kritikat që zonja Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjet e grupit parlamentar?

Balla: Jo, nuk i ka shprehur.

Pyetje: Z. Balla, si po shkon organizimi i degëve të Partisë Socialiste duke. Duke qenë se keni nisur një proces rienergjizimi të partisë.

Balla: Faleminderit. Jam shumë... kjo ka qenë një prej çështjeve që edhe me prezencë të sekretarit të përgjithshëm të partisë zoti Klosi, edhe në mbledhjen e kaluar ditën e enjte, edhe sot siç e dini jemi në një fazë komunikimi të gjerë me publikun përmes këtij procesi që në njërin krah ka komunikimin me njerëzit, në pjesën tjetër ka procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste.

Jam shumë krenar që ky proces po ecën sipas pritshmërive tona, me një numër të konsiderueshëm anëtarësimesh të reja deri në këtë fazë të këtij procesi, dhe thirrja ime është për të gjithë ata të rinj e të reja që duan të japin një kontribut në këtë fazë historike të përmbylljes së aspiratës tonë për ta parë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, që ti bashkohen Partisë Socialiste si i vetmi instrument në duart e tyre për t'i dhënë fuqinë këtij procesi dhe për t'i dhënë fuqi përfaqësimit të tyre.

Dhe mund t'ju them dhe natyrshëm në një fazë tjetër sekretari i përgjithshëm do të ketë një komunikim me ju për ta njoftuar, le të themi, këtë fazë të parë. Ju e dini që i gjithë ky proces shkon deri në 12 qershor, kur ne familja jonë politike feston 35-vjetorin, por nuk do të ndërpritet. Do të jetë një proces që do të vazhdojë edhe përtej qershorit, dhe korrikut, dhe pastaj për të rifilluar në shtator me përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Pyetje: Z. Balla, një kulturë dhe gjithë këto punë që po bëni janë edhe si një farë mënyre për të evidentuar kandidatët e mundshëm potencial për kryetar bashkie,

Balla: Po natyrisht. Ky proces rienergjizimi i partisë ndërlidhet me fazën tjetër. Faza tjetër janë zgjedhjet vendore. Partia Socialiste e Shqipërisë konkurron për të fituar në të 61 bashkitë e vendit.

Pyetje: Pra do kemi 61 bashki?

Balla: Nëse unë i referohem asaj që është sot, ndërkohë që nga bashkëkryetari ynë i reformës administrative-territoriale jemi njoftuar sot dhe për kalendarin e toënholl-eve, pra dëgjesave për pjesën që lidhet me reformën administrative-territoriale, do jenë dëgjesa në të gjithë territorin në të 12 qarqet e vendit, ku i kam kërkuar edhe kolegëve deputetë që të jenë pjesë e këtyre dëgjesave për të marrë shënim çdo lloj rekomandimi që vjen nga qytetarët.

Thelbi i reformës administrative-territoriale është një qeverisje më efektive vendore dhe e vërteta është që sot pas 12 viteve nga 2014 jemi në kushtet e një reforme administrative-territoriale e cila ka prodhuar disa suksese, duhet të konsoliduar në pjesën e mirë-administrimit dhe në pjesën e përmirësimit të shërbimeve publike në dobi të qytetarëve, dhe unë nuk... edhe hesht të parashikoj se sa do të jetë numri i bashkive, se nuk është çështje numri, është çështje përmirësimi i shërbimesh për njerëzit.

Pyetje: Z. Balla, ndërkohë janë disa nisma që pritet të miratohen gjatë këtij sesioni politik. Një ndër tyre është edhe amnistia penale. Kur pritet të nisin diskutimet në parlament?

Balla: Tani ju e dini që ne kemi një proces dhe padyshim që edhe reforma edhe kjo amnistia kërkon pak kohë, dhe me kolegët e komisionit të çështjeve ligjore kemi rënë dakord që të marrim pak më shumë kohë, sepse ju e dini që amnistitë janë procese të rëndësishme të cilat duan një hulumtim më të mirë të propozimit që ka.

Pyetje: Z. Balla një nismë e juaja, e kryeministrit dhe kolegut tuaj Ulsi Manja, është në sirtarët e Kuvendit prej javësh, e kam fjalën per Kodin e procedurës penale, a do te diskutohet dhe miratohet brenda ketij sesioni?

Balla: Jo, nuk është në sirtarët e Kuvendit, është në procedurë kuvendore. Mendoj që edhe kjo do të shqyrtohet në momentin e duhur.

Pyetje: Z. Balla, një pyetje keni kryer një takim me xhaxhain e Aleks Nikës i cili mesohet t'ju ketë kërkuar ndihmë për zvarritjen e procesit nga SPAK, madje dhe një rezolutë. A është e gatshme Partia Socialiste të hartojë një rezolutë për t'u miratuar.?

Balla: Do ta shohim në procesin e analizave të institucioneve.

taulant balla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet