LIVE UPDATES
Politike

"Më lajmëruan se janë dhunuar qytetarë", Braçe: Belind Këlliçin e futa unë në zyrë te rruga "Marko Bocari", i kam treguar të gjitha ambientet

Braçe thotë se në zonën e tij elektorale nuk është harxhuar asnjë lek për të blerë vota, gjë të cilën sipas tij, e bën Këlliçi me njerëzit e tij.

11 Maj 2025, 22:36 Nga r.ll
"Më lajmëruan se janë dhunuar qytetarë",
erion brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar sërish lidhur me incidentin e sotëm në rrugën Marko Boçari, ku eksponentë të Partisë Demokratike u shprehën se kishin zbuluar një zyrë patronazhimi. Gjatë këtij momenti nuk munguan as përplasjet mes Braçes me demokratët dhe gazetarët. Në postimin e mëposhtëm, Braçe pretendon se kishte shkuar te ajo që ai e quajti "zyrë pune" për shkak se ishte njoftuar se PD ka dhunuar qytetarët. 

Ai shprehet se e ka thirrur vetë Belind Këlliçin atje dhe i ka treguar çdo ambjent të zyrës. Braçe thotë se në zonën e tij elektorale nuk është harxhuar asnjë lek për të blerë vota, gjë të cilën sipas tij, e bën Këlliçi me njerëzit e tij. Më tej shton se Këlliç ka sulmuar një ambient pune të socialistëve dhe se procesverbali që ka mbajtur policia e shtetit në prezencë të demokratit ka evidentuar vetëm kokoshkat në zyrën e punës së PS.

Erion Braçe: Mirmbrëma unë mendoj se merrem me burra dhe jo me qesharakë si punë e Belind Këlliçit. Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën “Marko Bocari”, në një zyrë pune për shkak një bande e PD e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Që këta i kanë vrarë socialistët e di, kam qenë prezent në 21 janar kur kanë qëlluar e vrarë socialistë. Por nuk ndodh kurrë në botë që këto të prekin me dorë një socialist të vetën.

Belind Këlliçin e kam thirrur unë atje, i kam treguar të gjitha ambientet e zyrës madje edhe të një magazine atje. I kam treguar ushqime…dhe më ka thënë unë nuk dyshoj se ti ke blerë vota. Nuk e bën ti këtë. As ti as Pandeli Majko as Fatmir Xhafa. Në zonën time elektorale kurrë nuk është harxhuar një lek, dhe ja thasë në sy atij mostre. Unë nuk kam lek për të blerë vota nuk e bëj unë.

Belindi dhe gjithë soji i tij e bën këtë gjë…Unë jo. Dhe nuk ka një provë që të akuzojë një njeri të vetëm në territorin e njësisë numër 5 ku jam unë përgjegjës politik për të blerë qoftë edhe një gjysmë vote. E vërteta është që banda e Belind Këllicit nëpër Tiranë ka sulmuar në një ambient pune të socialistëve, ka goditur një grua ashtu si ka goditur edhe një burrë atje. Procesverbali që ka mbajtur policia e shtetit në prezencë të Belind Këllicit ka evidentuar vetëm kokoshkat në zyrën e punës së PS asgjë tjetër. Kjo është e vërteta. Nëse vazhdon këtë histori mbrapa më ke Belind dhe gjithë Belindët e tjerë që rrinë pas teje për këtë histori siç ligji dhe organet e drejtësisë e përcaktojnë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

erion brace belind kellici

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet