“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Në fjalën e tij, Boçi deklaroi se ekziston një konflikt i hapur interesi, duke theksuar lidhjet institucionale të ministres me një fondacion që, sipas tij, përfshihet në strukturat vendimmarrëse të agjencisë së re.
TIRANË- Në seancën plenare të Kuvendit, gjatë debatit për projektligjin “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA)”, kryetari i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Luciano Boçi, ngriti akuza të forta ndaj ministres Mirela Kumbaro, duke e cilësuar nismën si në kundërshtim me standardet e Bashkimit Europian dhe të kapur nga interesat politike.
Në fjalën e tij, Boçi deklaroi se ekziston një konflikt i hapur interesi, duke theksuar lidhjet institucionale të ministres me një fondacion që, sipas tij, përfshihet në strukturat vendimmarrëse të agjencisë së re.
“Ligji shqiptar e parashikon qartë konfliktin e interesit edhe në nivel institucional. Nuk mund të ndodhë që një fondacion me lidhje të tilla të ketë rol kyç në një bord ku merren vendimet kryesore,” u shpreh ai.
Sipas Boçit, projektligji cenon rëndë parimin e pavarësisë institucionale, pasi i jep ministrit kontroll të plotë mbi drejtimin e agjencisë, nga emërimi i drejtuesve dhe bordit, deri tek miratimi i vendimeve kryesore. Ai theksoi se kjo bie ndesh me standardet e BE-së, të cilat kërkojnë që agjencitë që administrojnë provime, vlerësime dhe njohje diplomash të drejtohen nga struktura të pavarura, të zgjedhura nga komuniteti akademik.
Boçi ngriti shqetësime edhe për transparencën dhe llogaridhënien, duke argumentuar se projektligji parashikon që raportet dhe auditimet të kontrollohen nga vetë ministria, në kundërshtim me praktikat europiane ku këto procese janë të pavarura dhe publike.
Një tjetër kritikë lidhej me administrimin e të dhënave arsimore. Sipas tij, projektligji i jep ministrisë kontroll mbi të dhëna sensitive, duke shkelur ndarjen e funksioneve dhe standardet e BE-së për menaxhimin e tyre nga agjenci të specializuara dhe të pavarura.
Ai kundërshtoi gjithashtu përfshirjen e donatorëve në vendimmarrje dhe konceptin e vetëfinancimit të agjencisë, duke theksuar se institucionet e këtij lloji nuk duhet të funksionojnë si struktura fitimprurëse.
Në fund të fjalës së tij, Boçi i drejtoi një pyetje direkte ministres: cili vend i Bashkimit Europian ka një model të tillë “mega-agjencie” të centralizuar? Sipas tij, nga kërkimet e tij nuk ekziston një precedent i tillë në BE.
“Ose na sillni një shembull konkret nga BE, ose ky projektligj mbetet një eksperiment që shkon në drejtim të kundërt me integrimin europian,” përfundoi ai./Dosja.al
TIRANË- Tensione janë regjistruar në seancën plenare të Kuvendit pas debatit për projektligjin mbi Agjencinë Kombëtare...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për POLITICO, ku ka folur për disa ç&eu...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj deputetit të PD Tritan Shehu në Kuvend duke e pye...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend, ironizoi qeverinë dhe AKSHI-n. ...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka theksuar mungesën e ilaçeve në spitalin e L...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëll&cce...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Sinjalet që dhanë subjektet kryesore politike në Kosovë nuk paralajmërojnë një...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzuai qeveri...
Edi Rama GREQI- Athina i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me marrëveshjen e detit, i cili tha se t&e...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ko...