LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama është e vetmja “tokë e xanun” në Shqipëri"/ Blushi: Ai nuk po çliron hapësira publike, po bën plan pushtimin e tyre

Blushi theksoi se Tirana, është qartësisht dëshmia më konkrete se çfarë barbarie ndaj hapësirave publike ka kryer Edi Rama, vetëm vitet e fundit, pa llogaritur periudhën kur ai ishte Kryetar Bashkie.

18 Korrik 2025, 14:44 Nga E. D
"Edi Rama është e vetmja “tokë e xanun” në
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se aksioni që nisi kryeministri edi Rama në Theth dhe po shpërndahet në mbarë vendin kundër çadrave dhe çative pa leje, nuk është asgjë tjetër veçse shmangie nga vëmendja e krimeve barabare urbanisitike. Blushi theksoi se Tirana, është qartësisht dëshmia më konkrete se çfarë barbarie ndaj hapësirave publike ka kryer Edi Rama, vetëm vitet e fundit, pa llogaritur periudhën kur ai ishte Kryetar Bashkie.

Ai theksoi gjithashtu edhe zonën e ish-Bllokut, që është një shembull i qartë se si vendimet e KKTU kanë thyer kriteret e lartësisë dhe intensitetit të ndërtimit, të përcaktuara në planin urbanistik. Më tej Blushi tha se Edi Rama nuk po çliron hapësira publike, por ai ka vetëm një plan për pushtimin e tyre. Sipas tij Edi Rama është e vetmja “tokë e xanun” në Shqipëri, me pushtetin që vodhi sërish në mënyrë kriminale me terrorin elektoral në 11 Maj.

Deklarata e Blushit: 

Kryendërtuesi i paligjshëm Edi Rama, i cili shembi Partinë Socialiste me aksionin korruptiv dhe klientelist “një pallat, një votë” për të ndërtuar në vend të saj ngrehinën kriminale të “Rilindjes”; Lideri i mafies së betonit që nisi karrierën politike duke shkatërruar çdo simbol të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, për të vijuar barbarinë e tij me rrafshimin antikushtetues të Teatrit Kombëtar, shtëpive karakteristike, kinemave publike dhe hapësirave të gjelbërta, për t’i zëvendësuar me kulla shumëkatëshe që qelben era kokainë dhe ku lahen paratë e pista të korrupsionit të përbindshëm të tij; Grabitësi më i babëzitur i tokave shtetërore që u falen si plaçkë private oligarkëve, klientëve, gazetarëve të regjimit dhe gaztorëve të pushtetit të shpallur prej tij si gjoja “investitorë strategjike”;

Zaptuesi më i pangopur i pronave të ligjshme të qytetarëve dhe sidomos të komuniteteve fetare që ende pas 12 vitesh në pushtet nuk kanë marrë as tokat dhe pronat e tyre; Vjedhësi i bregdetit dhe bukurive më përrallore të Shqipërisë; Ai që e shndërroi Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujërave në zyrë noteriale shpronësimesh kriminale dhe legalizimi të shfrenuar të betonit të mafias; Prej 28 vitesh në politikë dhe 12 si Kryeministër, i damoksur si shkatërrues i hapësirave, ky simbol i paligjshmërisë dhe uzurpator i tokave publike e private, kurrë nuk mund të udhëheqë një aksion shtetëror, të moralshëm dhe ligjor për çlirimin e tyre.

Aksioni që nisi në Theth dhe po shpërndahet në mbarë vendin kundër çadrave dhe çative pa leje, kundër koteceve dhe gardheve, kundër lokaleve e ndërtesave në proces legalizimi, në fakt nuk është asgjë tjetër veçse shmangie nga vëmendja e krimeve barabare urbanisitike që vet Kreu i Organizatës ka bërë ndaj qyteteve, fshatrave, bregdetit, maleve, pronave shtetërore dhe të qytetarëe, me firmë dhe me vulë të tij, deri duke i ndarë ato si shpërblim për bandit elektorale me të cilat grabit zgjedhjet, për organizatat mafioze dhe kartelet më të rrezikshme ndërkombëtare, Ndrangheta e Sinaloa.

Tirana, është qartësisht dëshmia më konkrete se çfarë barbarie ndaj hapësirave publike ka kryer Edi Rama, vetëm vitet e fundit, pa llogaritur periudhën kur ai ishte Kryetar Bashkie. 1.9 milion m2 sipërfaqe leje ndërtimi e dhënë në vitin 2024 nga 521 mijë m2 të dhëna në vitin 2017. 139 kulla të miratuara në vetëm 10 vite – shumë prej tyre në shkelje të planeve urbanistike. Mbi 70 vendime të pa-zbardhura nga KKTU, jashtë çdo standardi transparence. Kulla pranë çdo shkolle, monumenti historik, hapësirë e gjelbër publike, pa asnjë llogaridhënie.
Ndërtime që pasohen nga shpronësime të dyshimta dhe shpeshherë në shkelje të ligjit, mungesë konsultimi dhe manipulim të ligjit për interesa klienteliste, e vërtetuar kjo edhe me vendime gjykatash.

Ndërkohë që në Tiranë janë mbi 70 mijë apartamente bosh dhe një çifti të ri me të ardhura mesatare i duhen 70 vite punë për të blerë një apartament në periferi, “boom”-i i kullave vijon me ritme të pandalshme, projekte që tejkalojnë 40-katet, duke përfshirë ndërtimet masive edhe në zona historike apo pranë monumenteve të mbrojtura. Zona e ish-Bllokut, është një shembull i qartë se si vendimet e KKTU kanë thyer kriteret e lartësisë dhe intensitetit të ndërtimit, të përcaktuara në planin urbanistik. Bashkia Tiranë parashikonte zhvillimin e zonës me godina nga 5 deri në 9 kate, ndërsa KKTU me firmë të Edi Ramës ka miratuar 12 leje ndërtimi kullash me intensitet më të lartë.

Një shembull domethënës është edhe kulla 41-katëshe pranë Universitetit të Sporteve, që bie ndesh me Planin e Përgjithshëm Vendor, që lejon ndërtime deri në 9 kate Në asnjë kryeqytet europian nuk lejohet ndërtimi i 30-katëshëve pranë monumenteve të shek. XVIII–XIX, ndërkohë të gjithë banorët e Tiranës janë dëshmitarë çdo ditë se çfarë ka ndodhur me zonën pranë Sahatit, ish-Teatrit Kombëtar, Bankës Kombëtare dhe stadiumit “Arena Kombëtare”, ku janë ndërtuar ose janë në proces projekte shkatërrimtare për të ardhmen e kryeqytetit.
Sot Tirana nuk ka më plan urban dhe pothuajse aspak hapësira publike, por ka vetëm një plan për shndërrimin e saj total në lavanderi të pastrimit të parave të pista të korrupsionit të përbindshëm dhe krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar.

Falë uzurpatorit më të madh të hapësirave publike në historinë e Shqipërisë, Tiranës së sotme nuk i ka mbetur pothuajse asgjë nga ajo e 30 viteve më parë. Mbyllja e pamëshirshme e hapësirave jetësore për banorët e Tiranës, paraliza e lëvizjes qytetare, biznesit të vogël dhe të mesëm nga mafia e betonit, ngushtimet dhe devijimet e qëllimshme të rrugëve dhe nyjeve të trafikut, vetëm për t’i shërbyer një grushti klientelist dhe oligarkësh të lidhur me pushtetin e kanë renditur kryeqytetin, në qendrën urbane me cilësinë më të keqe të jetës në Europë dhe ndër të fundit në botë sipas statistikave më serioze.

Me shërbimin më të keq shëndetësor, me fuqinë blerëse më të ulët dhe me ndotjen më të lartë të ajrit. Ky është rrethimi dhe kapja e programuar e kryeqytetit, mbyllje e perspektivës së tij dhe të banorëve. Ky Kryeministër që krenohej bashkë me bedelin e tij në krye të bashkisë së Tiranës, që merrnin medalje ndërkombëtare, të blera me paratë e inceneratorëve, për gjoja shndërrimn e Tiranës në një nga qytetet më të gjelbërta të Europës, tani kërkon të na mbushë mendjen se nën hundën e tij, Tirana qenka kthyer plot me çadra e kioska pa leje.

Edi Rama që në AND-në e tij ka vlerë pabesin, i udhëhequr nga parimi “të vrasim natën e të qajmë ditën”, natën jep leje për ndërtimin e kullave pa leje, ndërsa ditën qurravitet ekraneve të blera për hapësirat pa leje, kur ndërkohë ka 28 vite në politikë e 12 si Kryeministër që vetëm zapton e vjedh toka, por i qan zemra për trotuaret e Tiranës që i ka holluar më shumë se një fletë cigareje. Asnjë shqiptar i ndershëm, i lirë dhe patriot nuk mund të mashtrohet nga aksionet për shembjen e çadrave e bujtinave pa leje, dhe as nga Narkoshteti me dy standarde, që shemb një bujtinë në Theth për të ndërtuar një kullë në Tiranë.

Edi Rama nuk po çliron hapësira publike, por ai ka vetëm një plan për pushtimin e tyre. Edi Rama është i vetmja “tokë e xanun” në Shqipëri, me pushtetin që vodhi sërish në mënyrë kriminale me terrorin elektoral në 11 Maj.
Ai nuk po modernizon qytetet dhe zonat turisitike, por po bëhet gati t’i kthejë ato në në makete betoni për interest e tij klienteliste. Partia e Lirisë u bën thirrje me vendosmëri të gjithë shqiptarëve të rezistojnë në mbrojtje të pronave të tyre të ligjshme, që synohen të grabiten pabesisht nga Edi Rama. Edi Rama është e vetmi “ndërtim pa leje” që i ka zënë frymën Shqipërisë, që duhet shembur një orë e më parë, i vetmi “çiban” që i ka dëmtuar imazhin vendit, që duket shkulur një orë e më parë. Faleminderit!

tedi blushi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!