LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Qarku i Kukësit mbetet bastion i Partisë Demokratike, ndëshkon me votë socialistët

Përfaqësues të biznesit dhe të opozitës në Kukës thonë se vota kundër qeverisë vjen për shkak të diskriminimit të banorëve të kësaj zone në shërbime dhe investime.

13 Maj 2025, 11:02 Nga M.L
BIRN: Qarku i Kukësit mbetet bastion i Partisë Demokratike,
Foto ilustruese

KUKËS- Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, qarku i Kukësit u ngjyros sërish blu në këto zgjedhje, duke refuzuar me votë Partinë Socialiste në pushtet. Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka dalë fitues në pjesën dërrmuese të qendrave të votimit, përfshi qytetin e Kukësit dhe dhjetë njësi administrative- mes të cilave edhe vendlindjet e kandidatit të PS-së, Ali Hallaçi apo të kryetarit të bashkisë së Kukësit, Albert Halili.

Komisioni Zonal Zgjedhor e shpalli të mbyllur procesin e numërimit të votave për partitë mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që po fillon numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur. Në bazë të tabelës përmbledhëse të shpërndarë nga zyrtarë të KZAZ nr.11 të Kukësit, numri i zgjedhësve që kanë votuar në ZAZ nr. 11 është 20.932 persona, nga këto 10.045 femra. Nga 19,950 vota të vlefshme, 9331 vota i përkasin koalicionit PD-ASHM, ndërsa 6229 vota janë për Partinë Socialiste dhe 3880 vota i përkasin Partisë SocialDemokrate.

Koalicioni PD-ASHM ka siguruar një epërsi prej 3102 votash ndaj Partisë Socialiste në pushtet, duke marrë dy nga tre mandatet e qarkut. Vota ndëshkuese ndaj PS-së në pushtet, sipas Petrit Lleshit, përfaqësues i biznesit në Kukës  vjen si pasojë e diskriminimit që i është bërë zonës nga ana e qeverisë, por edhe një fushate elektorale të socialistëve që nuk ka pasur në qendër elektoratin.

“Rrugë të paasfaltuara, shërbim mjekësor i mangët, administratë që nuk i shërben qytetarit, por edhe mungesa e hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit nga ndërtimi i urës së re, janë disa nga faktorët që PS-ja të refuzohet masivisht në Kukës,” thotë Lleshi.

Ndërkohë që Flamur Hoxha, drejtuesi politik i PD-së në këtë qark thotë se dhënia e besimit ndaj opozitës është një sfidë për deputetët e ardhshëm të kësaj force politike.

“Kjo votë refuzuese është si një pakënaqësi edhe ndaj administratës vendore, por edhe ndeshkim ndaj qeverisë për diskriminimin që i ka bërë Kukësit në investime, pasi ky rajon jep një kontribut të qenësishëm në të ardhurat kombëtare,” tha Hoxha për BIRN.

BIRN: Qarku i Kukësit mbetet bastion i Partisë Demokratike,

“Ne si opozitë do i dalim për zot me mundësitë tona elektoratit që na ka besuar duke bërë avokatinë e tij në parlament,” shtoi Hoxha.

Partia Socialiste në Kukës nuk arrin të fitojë asnje palë zgjedhje pas 31 marsit të vitit 1991, me përjashtim të dy rasteve ku deputetet Namik Dokle e Shyqyri Duraku kanë fituar në vitet 1997 e 2001 me përballje mazhoritare, por pa arritur që marrin shumicën e numrit të deputetëve që përfaqësonin këtë zonë./ Reporter.al

kukes partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet