LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Një vit më pas, Veliaj ndodhet në qeli dhe në proces gjykimi, ndërkohë që vazhdon të mbajë “de jure” postin e kryebashkiakut, pas një përpjekjeje të dështuar të Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar atë, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

20 Shkurt 2026, 08:40 Nga D.S
BIRN: Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon
Erion Veliaj

Mëngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin ‘live’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke inspektuar një kopësht, ndërkohë që ai ndodhej në të vërtetë në zyrën e tij me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët i komunikuan masën e arrestit me burg për akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij.

Një vit më pas, Veliaj ndodhet në qeli dhe në proces gjykimi, ndërkohë që vazhdon të mbajë “de jure” postin e kryebashkiakut, pas një përpjekjeje të dështuar të Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar atë, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Veliaj shihej si një politikan në ngjitje i Partisë Socialiste dhe imazhi i saj në pushtetin vendor, përpara se figura e tij të krisej nga akuzat për korrupsion. Veliaj i mohon me forcë akuzat.

Megjithatë, ai është vetëm njëri nga dhjetra përfaqësues të Partisë Socialiste në pushtetin vendor, të cilët po përballen me akuza për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, shkeljes së barazisë në tendera apo falsifikimit.

Që nga krijimi i Prokurorisë dhe i Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 28 kryetarë aktualë bashkish apo ish-kryebashkiakë janë marrë nën hetim, të pandehur apo janë dënuar.

Mes kryebashkiakëve që kanë llogari të hapura me drejtësinë, 25 janë përfaqësues të Partisë Socialiste në pushtet dhe katër përfaqësojnë partitë opozitare.

Për ekspertët e shoqërisë civile që monitorojnë qeverisjen vendore, numri i lartë i të zgjedhurve vendorë që janë dënuar, janë në gjykim apo janë në hetim nga SPAK, tregon për një nivel të lartë korrupsioni apo klientelizmi në pushtetin lokal në Shqipëri.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se të humbur janë qytetarët si dhe besimi i tyre tek institucionet e pushtetit vendor.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit Shqiptar të Bashkive, i tha BIRN-it se, “numri i lartë i kryebashkiakëve nën hetim mund të lidhet me kombinimin e fuqisë së përqendruar lokale, mungesës së kontrollit efektiv, por dhe rritjes së veprimtarisë së organeve të drejtësisë”.
“Ky fenomen zakonisht buron nga një përzierje e dobësive institucionale, presioneve politike dhe një kulture klienteliste që favorizon interesat personale mbi ato publike, çështje personaliteti, përgjegjshmerie dhe integriteti,” tha Haxhimali.

Edhe për Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qendresa Qytetare”, fenomeni i korrupsionit në pushtetin vendor është i lidhur me faktin që të dy pushtetet i ka e njëjta forcë politike.

“Bashkitë dhe qeveria janë në të njëjtin fron partiak, të Partisë Socialiste, dhe si pasojë ka më pak mekanizma kontrolli për bashkitë nga qeverisja qëndrore. Për rrjedhojë, kryetarët e bashkive abuzojnë më shumë,” tha Xhemollari.

Nga monitorimi që ka bërë organizata Qendresa Qytetare” për tenderat në disa bashki, Xhemollari thotë se është vënë re e njëjta skemë e abuzimit si në qeverisjen qendrore.

“Kryetarët e bashkive zgjedhin 2 apo 3 operatorë me të cilët bashkëpunojnë dhe eleminojnë konkurencën. Ka dhe tendera me flamur të kuq që ka vetëm një operator dhe fiton ai ose operatorët e tjerë janë fiktivë dhe tërhiqen, e për rrjedhojë kanë krijuar këtë lloj skeme korrupsioni apo mashtrimi me tenderat,” theksoi ai.

Faktori i dytë që evidenton Xhemollari lidhet me funksionimin e Këshillave Bashkiakë, që pranojnë dhe miratojnë pa ndonjë debat real apo shqetësim për nevojat qytetare, çdo projekt apo investim që është vendosur në ekzekutivin e bashkisë.

“Ashtu si dhe parlamenti, këto këshilla janë kthyer në noterë të kryetarit,” thotë ai.

Dhe faktori i tretë, sipas tij, që i bën kryetarët e bashkive më të targetuar për abuzim me detyrën lidhet me lejet e ndërtimit, shpronësimin e tokave apo kalimin e tyre tek palë të treta, ku për rrjedhojë bëhet dhe abuzimi më i madh.

Pushteti vendor konsiderohet i një rëndësie të veçantë për komunitetet lokale për shkak se puna e tyre ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve me shërbimet publike apo funksione të tjera si pastrimi i qyteteve apo investimet publike.

Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, kryetarët e Bashkive zgjidhen për shkak të një lidhjeje më të ngushtë me banorët dhe qytetet ku kandidojnë.

Gjithsesi, parada e kryebashkiakëve të dyshuar apo dënuar për afera korruptive, sipas ekspertëve, po e gërryen besimin që do të duhej të ekzistonte mes qytetarëve dhe institucioneve lokale.

Kjo lloj praktike e abuzimit me detyrën publike e çmonton besimin publik tek qeverisja vendore,” thotë Xhemollari, duke sjellë si shembull pjesëmarrjen e ulët të votuesve në zgjedhjet e pjesshme në Vlorë në vjeshtë.

“…duke lidhur tendera korruptivë, shërbimet ndaj qytetarëve do të jenë më pak cilësore, ose do të jenë shërbime apo investime që nuk i shërbejnë qytetit, por interesave private,” shton ai.

Haxhimali po ashtu pranon se qytetarët janë ata që vuajnë pasojat e zyrtarëve të korruptuar; që nga keqmenaxhimi të fondeve, ulja e efikasitetit të shërbimeve dhe vonesa në zhvillimin lokal.

“Por ky është edhe një leksion që qytetari të mendohet mirë kur zgjedh dhe të ketë më shumë reagim qytetar ndaj fenomeneve të tilla,” sugjeron ai.

Haxhimali thekson se “hetimet dhe dënimet mund të dëmtojnë përkohësisht besimin tek institucionet, por gjithashtu mund ta forcojnë atë nëse tregojnë se drejtësia po vepron në mënyrë të pavarur”.

1-Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës –  U arrestua nga SPAK në shkurt 2025 për veprat penale të  korrupsionit, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Çështja është në gjykim.

2-Benet Beci, kryebashkiaku i Shkodrës – Akuzohet se në kohën që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, favorizoi një kompani private në kundërshtim me ligjin. Çështja është në gjykim.

3-Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit – Është marrë e pandehur në nëntor 2025 për presionin e ushtruar ndaj një votuesi të opozitës në zgjedhjet e vitit 2023. SPAK kërkon dënimin e saj me 2 vjet në shërbim prove.

4-Erion Isai, kryebashkiak i Kolonjës – Është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

5-Eriselda Sefa, kryetare e Bashkisë Lushnjë – Është në hetim nga SPAK pas një kallëzimi penal për shkelje të procedurës ligjore në dhënien me qira të pasurive publike.

6-Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau i Dejës – Akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. Çështja u dërgua për gjykim në tetor 2025.

7-Rakip Suli, kryebashkiak i Kamzës – Është marrë në pyetje më shumë se një herë nga SPAK për një hetim që lidhet me akuzat e shpërdorimit të detyrës.

8- Rexhë Byberi, kryetar i Bashkisë së Tropojës – Është në proces gjykimi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e hapjes së rrugëve.

9- Kreshnik Hajdari, Kryebashkiak i Kuçovës – U hetua nga Prokuroria e Posaçme për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Çështja është në gjykim.

10- Qerim Ismailaj, kryebashkiaku i Mallakastrës – U shpall fajtor në vitin 2023 për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, por u dënua me 40 orë punë në komunitet.

11- Tërmet Peçi, ish-kryebashkiak i Tepelenës, aktualisht deputet – U paraqit për të dëshmuar në SPAK në nëntor 2025 pas një kallëzimi të depozituar nga Partia Demokratike.

12- Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkisë Durrës –  Gjykata e Posaçme e gjeti fajtor për shpërdorim detyre në dy raste dhe e dënoi atë me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

13- Fatos Tushe, ish-kryebashkiak i Lushnjës – U dënua dy herë nga Gjykata e Posaçme gjatë viteve 2022- 2024 për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së pasurisë.

14- Safet Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit – Pas një skandali seksual direkt pas zgjedhjeve të 2023-it, Gjici u arrestua dhe dënua për shpërdorim detyre me 2 vjet burg.

15- Fran Tuci, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit – U  dënua me 1 vit burg në tetor të vitit 2023 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me pasojë dëmtimin e një fondi pyjor.

16- Lefter Alla, ish-kryebashkiak i Bulqizës – U dënua në dhjetor 2023 me 2 vjet burg për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

17- Jorgo Goro, ish-kryebashkiak i Himarës: U shpall fajtor dy herë dhe u dënua me burg për abuzime me pronat në bregdet.

18- Luiza Mandi, ish-kryebashkiake e Libohovës – U dënua në qershor 2024 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

19- Edison Memolla, ish-kryebashkiak i Rrogozhinës – U dënua me 1 vit burg për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

20- Gjolek Guci, ish-kryebashkiak i Memaliajt, bashkë me zëvendësen e tij dhe dy persona të tjerë pritet të gjykohen për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe në ankande publike.

21-Elvis Rroshi, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajë- Pasi humbi mandatin në 2016-ën për shkelje të  ligjit të dekriminalizimit, Rroshi u dërgua për gjykim nga SPAK në vitin 2026 për abuzime me tenderat.

22Arqile Bollano, ish-kryetar i komanduar i Bashkisë Himarë – U mor nën hetim nga SPAK për përfitime abuzive të sipërfaqeve tokë-bujqësore

23- Leonidha Hristo, ish-kryetar i bashkisë Finiq – U dërgua në gjyq nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me procedurat e tenderave.

24- Adem Lala ish-kryebashkiak i Hasit, ishte ndër zyrtarët e parë vendorë të dënuar nga Gjykata e Posaçme në vitin 2021 për shpërdorim detyre gjatë procesit të privatizimit të një godine publike.

25- Rajmonda Balilaj, ish-kryebashkiake e Patosit – U dënua në janar të vitit 2025 për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Dënimi i Balilajt u konvertua në shërbim prove.

26- Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës si kandidat i opozitës: U arrestua pak ditë para zgjedhjeve vendore 2023 dhe u dënua me 2 vjet burg për blerje votash në një proces kontrovers.

27- Bardh Spahia, ish-kryetari i Bashkisë Shkodër – Akuzohet se pengoi ekzekutimin e vendimeve të gjykatës lidhur me shkarkimin dhe emërimin e administratorit të Ujësjellës-Kanalizimeve. Çështja është në gjykim.

28-Eduart Kapri, ish-kryetari i Bashkisë Pogradec –  U dënua nga gjykata bashkë me dy vartës të tij për ‘shpërdorim detyre’, pasi lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri.

29- Fran Frrokaj, ish-kryetar i Bashkisë së Lezhës – U dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vjet e 8 muaj burg për tjetërsim të pronave në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë lokalë./Reporter.al

partia socialiste ps edi rama numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!