LIVE UPDATES
Politike

"Gënjeshtra dhe falsifikime"/ Meta në Gjykatën e Posaçme: Unë i përkas vetëm 2 marsit të Kushtetutës

Në parashtirmet para trupës gjykuese në GJKKO, Meta ka deklaruar se kjo është arsyeja se përse Shqipëria është përkeqësuar me 11 vende në renditjen botërore nga Transparency International gjatë vitit të fundit.

19 Shkurt 2026, 19:13 Nga E. D
"Gënjeshtra dhe falsifikime"/ Meta në Gjykatën e
Ilir Meta

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë këtë të enjte argumentet e tij në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme. Ai ka theksuar se dosja ndaj tij, është e bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime. Në parashtirmet para trupës gjykuese në GJKKO, Meta ka deklaruar se kjo është arsyeja se përse Shqipëria është përkeqësuar me 11 vende në renditjen botërore nga Transparency International gjatë vitit të fundit.

Gjithashtu Meta nuk ka kursyer as ironinë për prokurorët e SPAK, duke u shprehur se në vitin 2026, nenet e Kodit Penal për agjitacion dhe organizatë kundër-revolucionare nuk ekzistojnë më.

“Të vetmes organizatë, që unë i përkas, është ajo e 2 Marsit 2020, një organizatë patriotike, mbrojtëse e paepur e interesit kombëtar dhe e vendosur për të bërë çdo sakrificë, që i rikthen sovranitetin popullit shqiptar dhe që shenjtëron vetëm Kushtetutën,” shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.

Mesazhi i plotë:

E nderuar zonja Gjykatëse, Për tre seanca me radhë kemi dëgjuar një pamflet politik nga organi i akuzës, pa asnjë lloj arkitekture juridike dhe ligjore, por të bazuar vetëm mbi gënjeshtra, falsifikime dhe një tablo sinoptike të përgatitur prej gati 2 dekadash nga sekti sorosist, që ka kapur në mënyrë antikushtetuese Reformën në Drejtësi.

Kjo është arsyeja përse Shqipëria është përkeqësuar me 11 vende në renditjen botërore nga Transparency International gjatë vitit të fundit, siç e nënvizoi dje edhe Z. David McAllister në Tiranë.

Sepse Kreu i Organizatës Kriminale, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e tij përmes kapjes së sistemit gjyqësor, por edhe e ka përdorur këtë të fundit si armë politike kundër kundërshtarëve të tij politikë.

Rasti Meta është një rast që do të hyjë edhe në jurisprudencën europiane, si një ndër më skandalozët, ku standardet e rrëmbimit tim më 21 tetor 2024 janë edhe vetë standardet e hetimit, por edhe të paraburgimit për 16 muaj.

Edhe sot zonja Gjykatëse akoma IEPV “Jordan Misja” nuk më ka dorëzuar ende të zbardhur vendimin për dënimin tim më 2 korrik 2025, përse komunikova nga telefoni i burgut me një gazetare.

Që nga ai moment, unë jam i vetmi nga 500 të burgosur dhe të paraburgosurit në IEPV “Jordan Misja”, që bëj 1 herë ajrosje në ditë, nga dy herë që ua garanton rregullorja të gjithë të tjerëve.

Po kështu, që prej 21 tetorit 2024 nuk është lejuar asnjë gazetar që të më intervistojë, pavarësisht nga kërkesat e dhjetëra prej tyre.

Po kështu, janë penguar deputetë dhe eurodeputetë të më vizitojnë në kundërshtim me ligjin.

Që nga 2 korriku 2025, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në mënyrë të paligjshme, ka bllokuar numrin e telefonit të Z. Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe Kryetar i grupit të saj parlamentar për të më penguar sa më shumë komunikimin me Partinë e Lirisë.

Për të gjitha shkeljet e të drejtave të mia njerëzore, por edhe politike, Avokati i Popullit ka bërë një listë të plotë me rekomandime, të cilat injorohen edhe sot e kësaj dite.

Kjo ndodh se Drejtori i burgut tim është de facto, Edi Rama.

Kjo ndodh se Prokurori de facto i çështjes Meta dhe hartuesi i tablosë sinoptike është prapë, Edi Rama.

Ndaj ndodhi rrëmbimi im kriminal dhe i paligjshëm përpara zgjedhjeve të 11 Majit.

Ndaj paraburgimi nuk është përdorur si mjet hetimi, por vetëm si mjet persekutimi politik dhe njerëzor.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh në Shqipërinë tonë.

Këto ditë lexova librin “Ridënimi” të publicistit të mirënjohur, Z. Fatos Lubonja.

Lubonja rrëfente se ndërsa po priste me padurim në Spaç, që të lirohej nga burgu, për dy vite që i kishin mbetur, papritur një ditë e marrin dhe e sjellin pikërisht në burgun ku ndodhem unë për ta arrestuar përsëri.

Pas disa ditësh ai zbuloi se ndaj tij rëndonin dy akuza.

E para, ishte më e lehtë, ajo e nenit 55 të Kodit Penal, se ishte për agjitacion e dënimi shkonte në 10 vjet.

Por akuza tjetër, shumë e rëndë, ajo e nenit 57 për krijimin e një organizate kundër-revolucionare, pasi shkonte nga 25 vjet deri në dënim me vdekje.

Edhe pse nuk kishte qenë anëtar i kësaj organizate, që ishte shpikje e regjimit për të dënuar me vdekje dy intelektualë të njohur, Z. Lubonja ishte përfshirë falë skotës së dëshmitarëve të gatshëm të regjimit, si pjesë e organizatës, pasi 2 vitet që i kishin mbetur, duhet t’ia kthenin në 20 vite burgim, armikut dhe birit të armikut të Partisë.

Në rastin e çështjes Meta është e qartë se neni 55 i agjitacionit është zëvendësuar me nenin e korrupsionit pasiv ndërkohë që askush nuk është akuzuar për korrupsion aktiv. Ndërsa neni 57 i krijimit të organizatës kundër-revolucionare është zëvendësuar me nenin e “Pastrimit të produktit të veprave penale”.

Këto dy nene janë përdorur vetëm për të justifikuar rrëmbim-arrestimin e paligjshëm, por edhe vazhdimin e pajustifikueshëm të paraburgimit edhe pse hetimet janë mbyllur që në qershor 2025.

Për të justifikuar veprën e pastrimit të produkteve të veprave penale, prokurorët, në dhunim të ligjit, janë mbështetur në ekspertizën financiare që ka bërë një punonjës i tyre, që është në konflikt të pastër interesi.

Kurrë nuk na është bërë i ditur caktimi i këtij eksperti sipas ligjit dhe e kemi kundërshtuar ekspertizën e tij si të paligjshme dhe të manipuluar, kur jemi njohur me akuzën që u referohej gënjeshtrave të pseudoekspertit, i cili do i bënte llogaritë e tij jo sipas ligjeve në fuqi, por sipas direktivave të punëdhënësve të tij.

Por kjo lloj “ekspertize” e paligjshme ishte e domosdoshme për prokurorët për të shpikur dyshimet e “arsyeshme” për pasuri gjoja të pajustifikuara, të cilat normalisht duhej të ishin si rezultat i korrupsionit pasiv të dyshuar.

Dhe për këtë kishin gati arkivin e gjithë gazetave që kishin shkruar për gjoja korrupsionin tim, gjatë më shumë se 30 viteve në politikë. Dhe këta artikuj të turpshëm, dorëzohen edhe si “prova”. E nderuar zonja Gjykatëse, Unë jam subjekt deklarues, që nga 22 Marsi 1992, kur jam zgjedhur që student deputet e në vazhdimësi për tre dekada.

Çuditërisht “eksperti”, punonjës i SPAK-ut, ka harruar të llogarisë të gjitha të ardhurat e mia të ligjshme nga shteti shqiptar për gati 10 vite deri në 2002 edhe pse unë jo vetëm jam paguar si deputet, Sekretar Shteti për Europën, Zëvendëskryeministër dhe Kryeministër, por kam patur edhe shumë përfitime të ligjshme financiare, si dieta apo pagesa si anëtar i Bordeve të ndryshme qeveritare, por edhe si Nënkryetar i PS në vitet 1993-1996.

Në gjykimin e themelit ne do të paraqesim ekspertizën e plotë financiare lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet e mia për periudhën 1995-2023 e bërë nga një ekspert i licensuar dhe bazuar në të gjitha dokumentat e institucioneve shtetërore.

Nga kjo ekspertizë del shumë qartë diferenca shumë e madhe midis të ardhurave të mia të ligjshme, gati 870 mijë euro, në raport me shpenzimet që janë sa gjysma e tyre, duke përfshirë edhe detyrimet e mia si kryefamiljar dhe pjesën takuese. Do ishte në nderin e Gjykatës të refuzonte këtë ekspertizë tërësisht të paligjshme dhe të manipuluar nga organi i akuzës, për personin tim.

Po kështu, prokurorët qëllimisht ngatërrojnë dhe bashkojnë përgjegjësitë e subjektit të posaçëm deklarues (pra Ilir Metës) me përgjegjësitë e subjekteve të lidhura, kur ligji i ka ndarë qartë dhe individualizuar këto përgjegjësi. Ndaj refuzoj me përbuzje akuzën ndaj meje për deklarim të rremë apo mosdeklarim, pasi nuk ekziston asnjë shpenzim i padeklaruar nga unë si subjekt i posaçëm i ligjit.

Po kështu, nuk ekziston asnjë provë apo indicie që unë të kem patur dijeni se një person i lidhur me mua të ketë bërë deklarim të rremë apo mosdeklarim. Po kështu, ILDKPKI (Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave), asnjëherë nuk më ka tërhequr vëmendje për deklarimet e mia./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026