LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Media kërcënohet nga politika dhe krimi, Shqipëria bie me 3 vende në Indeksin e RSF

Raporti i RSF-së vë në dukje se mjedisi mediatik në Shqipëri vuan nga probleme strukturore dhe një ndërthurje e dëmshme mes interesave politike dhe ekonomike.

30 Prill 2026, 12:20 Nga I.A
BIRN: Media kërcënohet nga politika dhe krimi, Shqipëria bie me 3
Foto Ilustruese

TIRANË- Shqipëria ka bërë sërish hapa pas në raportin vjetor mbi lirinë e medias të Reporterëve pa Kufij (RSF), duke humbur tre vende dhe duke u renditur e 83-ta nga 180 vende në indeks. Kjo rënie vjen pas një përmirësimi të dukshëm një vit më parë, kur Shqipëria u rendit e 80-ta, nga vendi i 99-të në vitin 2024. Në rajon, vendi ynë pozicionohet pas Maqedonisë së Veriut dhe menjëherë para Kosovës (84) dhe Greqisë (86).

Raporti i RSF-së vë në dukje se mjedisi mediatik në Shqipëri vuan nga probleme strukturore dhe një ndërthurje e dëmshme mes interesave politike dhe ekonomike.

“Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”, thuhet tekstualisht në raportin e RSF-së.

Raporti vë në dukje se gazetarët kritikë ndaj autoriteteve shpesh janë objekt sulmesh që synojnë t’i diskreditojnë, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Po ashtu, raporti thekson dhunën ndaj gazetarëve në protesta dhe vë në dukje se kërcënimi nga krimi i organizuar është më i madhi. Raporti po ashtu ka theksuar bllokimin e TikTok-ut nga qeveria dhe vendimin e Kushtetueses që e gjeti këtë si një cenim të lirisë së shprehjes.

Rënia e Shqipërisë në këtë indeks ka sjellë reagime nga organizatat e gazetarëve. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) e sheh me shqetësim të thellë përkeqësimin, duke theksuar se ai konfirmon problematikat e ngritura në vazhdimësi nga organizata.

“AGSH-ja vlerëson si veçanërisht shqetësuese konstatimet mbi presionin politik ndaj gazetarëve, vështirësitë për akses në informacion publik dhe përpjekjet për të diskredituar gazetarët kritikë”, thuhet në reagimin e organizatës pas publikimit të indeksit.

Sipas AGSH-së, “ndërthurja e interesave mes politikës dhe biznesit, mungesa e transparencës në financimin e medias dhe presioni politik mbi redaksitë vijojnë të minojnë lirinë editoriale.”

Në të njëjtën linjë me AGSH-në, Blerjana Bino nga Rrjeti Safe Journalists Albania vëren se ky zhvillim dëshmon një “progres të paqëndrueshëm dhe sfida të vazhdueshme strukturore në mjedisin mediatik”.

Bino thekson se “krimi i organizuar përbën një nga kërcënimet më serioze për sigurinë, duke krijuar një klimë që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si raportohet për çështje me interes publik.” Ajo thekson se ndryshimi kërkon zbatim real të standardeve dhe rritje të llogaridhënies.

Reagim pati edhe nga opozita. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e konsideron këtë rënie si një shenjë të rrëshqitjes së vendit drejt “një autokracie elektorale”.

“Rënia në indeksin e lirisë së medias nuk është rastësi. Vetëm në një vit, Shqipëria ka humbur edhe 3 vende të tjera, duke konfirmuar një trend të vazhdueshëm përkeqësimi. Në një dekadë, rënia është dramatike,” shprehet Tabaku, që përmend në reagimin e saj edhe sulmet ndaj gazetarëve në vend, përfshirë djegien e makinës së Sami Currit në Bulqizë vetëm disa ditë më herët. Rast për të cilin autoritetet ende nuk kanë përgjigje.

Ajo thekson se reklamat dhe fondet publike po përdoren “si instrument kontrolli, jo si mbështetje për informimin.” Tabaku kujton gjithashtu sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe paralajmëron se ndërhyrja politike mbetet e lartë. Si reagim ndaj situatës, ajo përmendi se Partia Demokratike ka propozuar “ndryshime në Kodin Penal për të garantuar që legjislacioni të mos cenojë lirinë e shprehjes” dhe “amendamente për dekriminalizimin e shpifjes”.

Përtej Shqipërisë, raporti i këtij viti i RSF-së vizaton një tablo mjaft të zymtë në nivel global. “Për herë të parë në historinë e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij (RSF), në mbi gjysmën e vendeve të botës liria e shtypit bie në kategoritë ‘(gjendje) e vështirë’ ose ‘shumë serioze’”, thuhet në Raport.

Raporti vë në dukje kufizimet gjithmonë e më të mëdha mbi informacionin dhe thekson se rënia e këtij viti është më e madhja në 25 vitet e fundit të indeksit. “Treguesi ligjor i Indeksit ka shënuar rënien më të madhe gjatë vitit të kaluar, një shenjë e qartë se gazetaria po kriminalizohet gjithnjë e më shumë në mbarë botën”, thuhet ndër të tjera për gjendjen e lirisë së mediave në botë./Reporter.al

rsf reporterët pa kufij

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet