LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Me sulmet kundër SPAK, Rama po "mbjell farën e mosbesimit" te sistemi i drejtësisë

Ekspertët e sistemit të drejtësisë vlerësojnë se sulmet e reja të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kanë si qëllim që të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi si dhe ta vendosin atë nën presion.

27 Shkurt 2025, 09:36 Nga r.ll
BIRN: Me sulmet kundër SPAK, Rama po "mbjell farën e
rama në mbledhjen e grupit të ps

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i çoi të mërkurën një hap më tej sulmet e nisura pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, kur shpalli gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste se nuk do t’i pranonte më masat e sigurisë së lëshuara prej tyre.

“…këto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën Speciale, me filozofinë që çfarë çojmë ne atje, ata vetëm e firmosin, patjetër, se ne jemi Amerika, këto nuk i pranoj më dhe s’kam për t’i pranuar më”, tha kryeministri.

Takimi u thirr enkas për të shenjestruar SPAK dhe GJKKKO lidhur me 24 masa sigurie për punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që akuzohen për abuzim me tenderat. Rama i quajti të martën masat e sigurisë të marra “pa gjyq” dhe ftoi rektorin Fatbardh Sallaku të fliste para grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një fjalim prej gati 6 mijë fjalësh, Rama tha se “drejtësia i ka sytë më gjak” dhe hera-herës mori edhe rolin e mbrojtësit të saj, ndërsa e akuzoi strukturën e posaçme për shkelje të të drejtave të njeriut. Rama premtoi se nuk do ta toleronte më këtë.

“Tani merrini dhe shikojini sesa zgjatje ka në parburgimet e kësaj drejtësie, që ka gjithë mbështetjen tonë për të qenë e pavarur, por nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë kur pavarësia kthehet në “Carta Bianca” për të shkelur të drejtat e njeriut,” deklaroi Rama.

Ekspertët e sistemit të drejtësisë dhe monitorues të tij i thanë BIRN se qëndrimet e kryeministrit ishin të pabazuara dhe tingëllonin si ftesë për të shkelur ligjin dhe për të minuar besimit të publikut te drejtësia.

Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndo i tha BIRN se retorika e kryeministrit Edi Rama të kujtonte raste flagrante të së shkuarës ku drejtues të ekzekutivit nuk kanë pranuar vendimet e sistemit të drejtësisë.

“Në të kaluarën kemi patur rast flagrant të mosekzekutimit të urdhrave të ndalimit të prokurorisë nga Policia e Shtetit, sikurse kanë qenë ngjarja e 21 Janarit. Çdo vendim gjyqësor është i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe kushdo që pengon zbatimin e tij duhet të procedohet për shpërdorim detyre (neni 248 i Kodit Penal), pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës (neni 320) apo mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës (neni 320/a)”, tha Skëndaj.

Ndërkohë, juristi Ervin Metalla i vlerëson deklarimet e kryeministrit Edi Rama në kuadrin e retorikës politike me qëllim cënimin e besimit te drejtësia, më shumë se sa një kërkesë të drejtpërdrejtë për të mos i zbatuar vendimet e gjyqësorit.

“Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës që konsiderohet shtet,” tha Metalla duke iu referuar zbatimit të vendimeve.

Sipas tij, Rama përmes mospranimit lë të kuptohet se do të vazhdojë t’i kundërshtojë këto vendime me të njëjtën retorikë që ka përdorur deri tani, duke cënuar besimin te drejtësia.

“Në këtë kuptim, nuk më duket se ekzistojnë ende premisat për një krizë kushtetuese, por retorika në fjalë nuk bën gjë tjetër veçse mbjell farën e re të mosbesimit tek institucionet e drejtësisë së re që prodhoi reforma,” shtoi Metalla.

Presion dhe cënim të besimit

Kryeministri Edi Rama ndryshoi publikisht qëndrimin e tij ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Më parë, Rama dhe politikanë të tjerë të Partisë Socialiste aplikuan politikën e refuzimit të komenteve për hetimet dhe arrestimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme në radhët e mazhorancës. Pas arrestimit të Veliajt, Rama është përfshirë në sulme dhe replika ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes, duke paralajmëruar një reformë të re në sistemin e drejtësisë.

Të mërkurën në dëgjesën me rektorin e Universitetit të Kamzës, Rama nuk ngurroi të tërhiqte paralele mes Gjykatës së Posaçme dhe regjimit totalitar në Shqipëri dhe vendimet e Gjykatave në Rusi.

“Ky është fundi, kjo është gjuha e Vladimir Vladimiroviç Putinit. Kjo nuk është gjuha e Evropës,”  tha Rama, si pjesë e argumenteve për të mos njohur masat e sigurisë.

Kryeministri madje aludoi se SPAK e kishte bërë Shqipërinë problematike për Komitetin e Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës.  “Kjo nuk ka lidhje me pandëshkueshmerinë, kjo nuk ka lidhje me hetimet profesionale, kjo nuk ka lidhje me drejtësinë europiane, nuk është e rastit që jemi një problem për Komitetin e Torturës”, tha ai ndër të tjera.

Ndryshe nga pretendimet, BIRN nuk gjeti asnjë përmendje të SPAK apo Gjykatës së Posaçme në raportin e fundit Komitetit të Parandalimit të Torturës për Shqipërinë. Rama po ashtu iu referua rastit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i dënuar me vendim të formës së prerë për shpërdorim detyre, por që sipas një vendimi  të fundit të Gjykatës së Strasburgut, duhej të ishte gjykuar me një masë sigurimi më të butë se “arresti me burg”. Kryeministri pretendoi se rasti në fjalë ishte një parashikim se masat e sigurisë do gjendeshin problematike edhe në të ardhmen dhe se për këtë do të paguante taksapaguesi.

Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skendaj tha se këto kritika ishin të pabazuara. Skëndaj tha se monitorimet e tyre të kryera ndaj gjykimeve për çështje të korrupsionit tregonin se Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme respektonin të drejtën dhe procesin e rregullt.

“Monitorojmë atje ku kemi të drejtën e aksesit në vendimmarrje dhe monitorimet e disa seancave gjyqësore për çështjet e korrupsionit në harkun e viteve 2023-2024 kanë nxjerrë në pah respektim të së drejtës për proces të rregullt nga organi i prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme,” tha Skëndaj për BIRN.

Ajo shtoi se sistemi i drejtësisë i ndërtuar me shkallë është i aftë të kontrollojë dhe korrigjojë veten dhe nëse kjo nuk arrihej, palët mund t’i drejtoheshin GJEDNJ-së.

“Ne kemi një sistem gjyqësor që garanton të drejtën e ankimit të çdo shtetasi dhe korrigjon shkeljet e lidhura me proceset penale në ngarkim të tyre.  Nëse sistemi i brendshëm dështon, kemi gjithashtu Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila edhe për vende me demokraci të zhvilluar ka konstatuar shkelje të Konventës kur bëhet fjala për nenin 5 (e drejta për liri dhe siguri) apo nenin 6 (e drejta për një proces të rregullt)” tha Skëndaj.

Duke iu referuar pretendimeve të Ramës për GJEDNJ, Skëndaj tha se ato ishin korrigjuese dhe se GJKKKO i përdorte ato si referenca.

“Por këto vendimmarrje të GJEDNJ-së nuk duhet të keqpërdoren për të dëmtuar punën dhe imazhin e institucioneve të drejtësisë. Në të kundërt, kjo do të minonte parimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe do krijonte një klimë të dëmshme paragjykuese në publik”, tha ajo.

Përkundër asaj që pretendon kryeministri, Skëndaj thotë se sulmi denigrues prej zyrtarëve të lartë dhe personave nën hetim ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve është i patolerueshëm dhe i pajustifikuar “në një shtet të së drejtës dhe në në një vend demokratik”, ndërsa thekson se “kjo praktikë duhet të marrë fund”.

Për avokatin Metalla, retorika e përdorur nga kryeministri Edi Rama ka si qëllim jo vetëm cënimin e besimit te sistemi i drejtësisë, por edhe presionin ndaj gjykatave më të larta që do të shqyrtojnë çështjet në fjalë.

“Veç minimit të besimit të publikut tek drejtësia, kjo retorikë zhvlerësuese, përcjellë me një ton përçmues ndaj SPAK dhe GJKKO, përbën një trysni të hapur ndaj gjykatave më të larta që pritet t’i shqyrtojnë këto çështje dhe janë të vetmet institucione që mund të korrigjojnë gabimet apo shkeljet e gjykatave më të ulëta,” tha ai.

Metalla shtoi gjithashtu se reforma në drejtësi nuk ka lënë hapësira për alibi dhe se vetë sistemi duhet të jetë në gjendje të vendosë standardet, të cilat sipas tij nuk mund të shpallen nga politika si “leksione të së drejtës Proceduriale Penale”.

Metalla theksoi se nuk di ndonjë rast që SPAK dhe GJKKO të kenë shkelur të drejtat e njeriut dhe se një pretendim i tillë nuk është gjetur gjatë kontrollit që u bëhet këtyre vendimeve në gjykatat më të larta, përfshi në një rast edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Në çdo rast, janë vetë këto të fundit që mund të korrigjojnë shkeljet ose gabimet, të cilat prezumohet se nuk kryhen me dashje nga SPAK apo GJKKO, por për shkak të kuptimit të gabuar të ligjit apo vlerësimit dhe çmuarjes jo të duhur të provave”, tha Metalla, ndërsa shtoi: “këtë kuptim të drejtë të ligjit apo vlerësim të duhur të provave nuk mund të na e mësojë politika”./Reporter.al

edi rama birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet