LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Loja politike me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Autoriteti kërkoi të drejtën për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “çertifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit.

28 Tetor 2022, 18:24 Nga k.m.
BIRN: Loja politike me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit
Foto ilustruese

Kuvendi miratoi me 20 tetor disa ndryshime në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit” pas një bashkimi votash mes mazhorancës socialiste dhe një pjese të opozitës, ndryshime që u fokusuan tek togfjalëshi “hapja e dosjeve”. Iniciativa për ndryshimin e ligjit erdhi nga mazhoranca pasi Autoriteti për Dosjet (AIDSSH) njoftoi Kuvendin se në një email anonim kishte hedhur dyshime se një politikan i lartë me inicialet I.M kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit famëkeq të shtetit.

Autoriteti kërkoi të drejtën për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “çertifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit. I dyshuari kryesor i gjëegjëzës, ish-presidenti Ilir Meta, i hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi inciativën një sulm politik. Neni që ndalonte autoritetin për verifikimin e Metës u rrëzua, por gjatë diskutimeve në Kuvend debati politik e anashkaloi këtë çështje duke u fokusuar tek një nen i ri që parashikon aksesin në dosjet e ish-sigurimit për çdo qytetar.

Amendamenti i propozuar nga Enkelejd Alibeaj u negociua në minutën e fundit në seancë plenare dhe u miratua me 94 vota të mazhorancës dhe disa deputetëve të PD-së që njihen si grupi i Alibeajt. Grupi tjetër në PD, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk morën pjesë në votim duke e konsideruar nismën “anti-Meta”.

Alibeaj e cilësoi këtë nen si nisjen e një procesi purifikimi të shoqërisë dhe kurajo për të kuptuar se ”kush nuk ka skelete në dollap”. Vetë përmbajtja e nenit të miratuar krijon shumë paqartësi nëse aksesi i çdo qytetari do të jetë i mundur në praktikë.

Neni ka këtë përmbajtje: “Çdo person gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj  një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i  nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit  është në përpjestim të drejtë me interesin  e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”.

Një zyrtar i Autoritetit të Dosjeve i tha BIRN-it në kushtet e anonimatit se lejimi për të riverifikuar zyrtarët që ishin mbrojtur nga komisionet Mezini e Bezhani është me rëndësi, ndërsa neni i “hapjes së dosjeve” nuk ndryshon praktikën e mëparshme në këtë drejtim.

“Me ligjin që ishte në fuqi kishin të drejtë të kërkonin dosje ish-të përndjekurit ose familjarët e tyre, ish-bashkëpunëtorët e sigurimit dhe palët e treta ku përfshiheshin studiuesit dhe gazetarët,” shpjegoi zyrtari.

“Me këtë nen i është dhënë e drejta dhe çdo qytetari, por duke i vendosur klauzola për arsyet e kërkesës dhe përdorimit të informacionit,” shtoi i njejti burim.

Zyrtari sqaroi se çdo dosje do të kalojë të njëjtat procedura administrative si më parë dhe se në çdo rast nuk mund t’i jepet një dosje palëve të treta pa pëlqimin e personit ndaj të cilit është hapur kjo dosje.

“Në praktikën tonë të punës nuk ndryshon asgjë,” theksoi ai. “I vetmi lehtësim në praktikën e autoritetit është deklasifikimi i dokumenteve pasi heq burokracitë e deklasifikimit,” përfundoi zyrtari i Autoritetit, duke iu referuar një tjetër amendamenti në ligjin “Për informacionin e klasifikuar”. 

Edhe për Simon Mirakaj, që shërbeu pesë vite si anëtar bordi i këtij institucioni, neni në fjalë nuk ndryshon asgjë në praktikë, përveçse po shërben për konsum politik të ditës.

“Çdo person që ka dashur të informohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit, ka plotësuar formularin e ka marrë përgjigjen,”-tha Mirakaj.

“Kush ka aplikuar a ka qenë i survejuar apo a ka pasur ndaj tij dosje të krijuar nga ish-sigurimi e ka marrë dosjen sipas ligjit,” shtoi ai.

Sipas tij i vetmi ndryshim i vërtetë i ligjit është ai për rrëzimin e komisioneve Mezini e Bezhani. Mirakaj, jeta e të cilit u shënjua si ‘armik i popullit’ dhe kaloi në internim 44 vjet, thotë se edhe këtë herë politika dështoi që të dënonte krimet e komunizmit dhe se ligji që miratuan në Kuvend nuk i prek autorët e vërtetë të terrorrit që përdori diktatura e Enver Hoxhës.

“Përpara se të mbërrihej të ligji i dosjeve duhej të dënohen krimet e komunizmit me ligj, të dënohej ai sistem,” tha Mirakaj, ndërsa shtoi se “shqetësues është fakti që ky ligj deri tani nuk prek dhunuesit, si oficerët e ish-sigurimit, hetuesit, prokurorët, gjykatësit.”

Nisma e dekumunistizimit në funksion të politikës së ditës

Ekspertët e politikës dhe historisë janë të ndarë në qëndrimet për nismat e fundit për dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve. Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike, i tha BIRN se këto nisma janë akte dukshëm në funksion të politikës së ditës.

“Ato as nuk hapin dosjet dhe as bëjnë dekomunistizimin, sepse nuk sigurojnë mekanizma transparente, të besueshme dhe as vetting e lustracion të figurave drejtuese të Sigurimit dhe regjimit komunist,” tha ai.

Sipas Krasniqit thelbi i problemit është se Shqipëria ka dështuar në ndarjen me të kaluarën dhe reflektimin mbi bazën e ligjit, moralit dhe integritetit.

“Një interes i ngushtë elektoral arrin të keqpërdor parlamentin për ta legjitimuar, siç ndodhi me ndryshimet kushtetuese paraelektorale më 2020 dhe me akte të tjera të njëjta me impakt vetëm elektoral,” theksoi ai.

Angazhimi i Partisë Socialiste në këtë proces, sipas Krasniqit, është i nxitur nga interesi politik dhe nuk ka lidhje me programin politik.

“(PS) ka elementë të shumtë të nostalgjisë dhe amnistisë së krimeve të regjimit të kaluar, ndaj të cilave ajo nuk është distancuar pasi mbetet një parti me elementë të nostalgjisë dhe amnistisë së krimeve të regjimit,” theksoi Krasniqi.

Ndryshe mendon pedagogja e historisë, Enriketa Papa, anëtare bordi e Institutit për Studimet e Komunizmit. Ajo beson se nismat nuk janë për konsumin politik të ditës, por shton se ato kanë vetëm karakter informues dhe jo penalizues për krimet e kryera gjatë komunizmit.

“Me ndryshimet në ligjin e aprovuar që në 2015-ën u hoqën kufizimet ligjore për t’u informuar qytetarët shqiptarë mbi dokumentat e ish-Sigurimit te Shtetit”- tha ajo për BIRN, duke iu referuar deklasifikimit të plotë të dosjeve.

“Nisma do të duhet të shoqërohet me akte të tjera ligjore, si lustrimi, apo ndryshime të tjera, qofte dhe në Kodin Penal, për të mundësuar penalizime në ushtrimin e detyrës në ofiqet e larta publike,” shtoi ajo.

Krasniqi mendon se nismat e lustracionit do të kishin kuptim nëse do të ishin gjithpërfshirëse dhe jo të targetojnë vetëm një individ.

“Nëse nisma do të kishte p.sh, ndalimin në poste politike të çdo individi pjesë e Sigurimit të shtetit, regjimit policor, udhëheqjes lokale e qendrore të PPSH, atëherë do të kishte sens, por nisma ligjore vetëm për kryetarin e partisë, nuk ka as sens, nuk sjell ndryshim dhe lidhet me luftën politike ndaj një individi,” tha ai.

Sipas Krasniqit synimi kryesor i PS është parandalimi i bashkimit të opozitës, e cila, sipas tij gjithaashtu ka dështuar të ketë qasje të besueshme dhe shteruese lidhur me dosjet dhe dekomunistizimin dhe ngjason me PS-në aktuale në përpjekjet periodike për ta përdorur këtë kauzë në funksion të fushatave elektorale, siç ka bërë më 1996, 2009, etj..

Instrumentalizimin e kauzës për arsye politike e thekson dhe Papa, e cila shton se nismat japin një mundësi për të zbardhur të kaluarën.

“Ky ndryshim mendon se duhet konceptuar ne kuader te politikes se kujteses dhe ushtrimit madje te mekanizmave te drejtesise tranzitore,” përfundoi ajo./BIRN

hapja e dosjeve te sigurimit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet