LIVE UPDATES
Politike

BIRN: KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë në buxhet, opozita e quan llastim

Këshilli i Lartë Gjyqësor paraqiti të premten në Kuvend kërkesë për shtim fondi në shifrën 3.02 miliardë lekë, një shifër që përbën 54% e fondeve të akorduara në buxhetin e vitit 2025 në draft-buxhetin e qeverisë.

15 Nëntor 2024, 18:12 Nga r.ll
BIRN: KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë në buxhet, opozita
kreu i klgj, ilir rusi

TIRANË- Kërkesat u parashtruan para Komisionit të Ligjeve nga kryetari i ri i këtij këshilli Ilir Rusi, i cili argumentoi se fondi do të përdorej për paga e sigurime për punonjës të rinj, investime në ndërtime godinash apo qira për gjykatat, programe kompjuterike, por edhe për zbatimin e idesë së kryeministrit Rama për të futur Inteligjencën Artificiale në procesin e përpunimit të dosjeve.

“Po t’i referohemi kërkesave buxhetore që kemi bërë niveli i miratimit nga ana e ministrisë së Financave është në nivel 13% më i lartë se vitin e kaluar, por sa i takon kërkesave tona buxhetore janë miratuar 2/3 pra 35 % e tyre”- tha Rusi, duke cilësuar si imediat fondin për qira për një godinë shtesë për Gjykatën e Apelit.

Sipas relacionit të komisionit, shuma e kërkuar shtesë lidhet kryesisht me shpenzimet për paga dhe sigurime personeli dhe konkretisht 550 milion lekë kërkohen për plotësim vakancash dhe një shtese të miratuar prej 133 punonjësish.

Nga tabela e kërkesave parashikohet ndërtimi i dy godinave të reja gjykatash në shumën 850 milionë lekë, blerje programesh Software në shumën 454.7 milion lekë, 243.6 milionë lekë për projektin e Integrimit të Inteligjencës Artificiale në proceset e punës, etj..

Deputetët e opozitës i pritën me kritika kërkesat e KLGJ-së dhe jo në proporcion me punën që bëjnë gjykatat për të dhënë shërbim për qytetarët.

“Keni pasur fonde e personel edhe jashtë mundësive të buxhetit ndoshta dhe duke ju llastuar pak”- iu drejtua Rusit, deputetja Dhurata Çupi, duke e kritikuar se “nuk keni bërë përpjekje serioze për të ulur numrin e dosjeve stok në gjykatë”.

“Çfarë keni bërë në 2024 për të justifikuar milionat që keni marrë. Kam përshtypjen që ata që kanë kaluar vetingun kanë rënë rehat dhe nuk shqyrtojnë dosjet”- shtoi ajo.

Në përgjigje të kritikave kreu i KLGJ-së argumentoi se nuk po kërkoheshin fonde për luks, por për të bërë punën.

“Të marrësh fonde është e thjeshtë, ti përdoresh është e vështirë”- tha ai duke shtuar se KLGJ kishte audite për mënyrën se si shpenzonte buxhetin.

“Nuk besoj se ka punë të papaguar”- iu drejtua ai Çupit, duke iu referuar shtesave të reja në personel.

Nga ana tjetër Rusi propozoi të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që të futet “dosja dixhitale” si praktikë për të zgjidhur ‘backlog’-un, stokun e dosjeve të prapambetura në sistemin gjyqësor.

Të premten bëri dëgjesën për buxhetin e ri edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit për të cilin është parashikuar nga Ministria e Financave një fond rreth 277.3 milion lekësh, por Kolegji paraqiti kërkesë për një shtesë në strukturën me 3 përkthyes dhe 1  specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve që kapin një fond për paga në vlerën 10.61 milion lekë./Reporter.al

klgj opozita birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet