LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Jorgo Goro u arrestua për tokën ku Artan Gaçi do të ndërtojë si investitor strategjik

Beleri pretendoi në kallëzimin e tij se Goro kishte tjetërsuar në favor të privatëve një pronë që pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka.

24 Mars 2024, 12:30 Nga r.ll
BIRN: Jorgo Goro u arrestua për tokën ku Artan Gaçi do të
fshati dhermi ne himare

HIMARË- Kallëzimi penal i kryer në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Alfred Beleri kundër rivalit të tij socialist, Jorgo Goro, i cili vijonte të ushtronte detyrën, zbuloi bashkëpunimin e këtij të fundit me persona të tjerë për kalimin me anë të dokumenteve të falsifikuara të sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në favor të subjekteve private – që në përfundim kanë kaluar në zotërim të shoqërisë së Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili është shpallur investitor strategjik nga qeveria për ndërtimin e një komleksi turistik në Himarë, me vlerë 5.5 milionë euro.  

Beleri pretendoi në kallëzimin e tij se Goro kishte tjetërsuar në favor të privatëve një pronë që pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka.

Ndërkohë që Goro dhe katër persona të tjerë janë ndaluar për këto afera, SPAK nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes së BIRN, nëse është marrw nën hetim edhe Gaçi. Po ashtu, investitori strategjik, Artan Gaçi nuk iu përgjgij deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve për koment që BIRN i drejtoi lidhur me këto rrethana të bëra me dije nga SPAK. 

Kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili doli humbës në zgjedhjet e fundit vendore, i ndaluar në shtunën më 23 mars për “Shpërdorim detyre”, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se në dy episode të ndryshme, në kundërshtim me ligjin ka bashkëpunuar me persona të tjerë për kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në favor të subjekteve private.

“Ky shtetas(Jorgo Goro), në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim B.A. dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të”, citohet në njoftimin që SPAK shpërndau të shtunën. 

Sipas prokurorisë, ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim S.M. SPAK shpjegoi se aktualisht kjo sipërfaqe tokë bujqësore rezulton e sekuestruar me vendim gjykate. 

Në epsidoin tjetër Goro akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në këtë njësi vendore, shtetasin J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. 

ish-Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA.
Sipas SPAK, Jorgo ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës që është pajisur me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, që do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë në total prej 10 mijë e 592 m2, të cilat janë kufitare. 

Ndërsa drejtori i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë në kohën kur janë kryer këto transaksione, Bilbil Aliaj dhe juristi i këtij institucioni, V.Gj. akuzohen se , me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, kanë pranuar dokumentacionin ligjor, përpunuar këtë të fundit dhe lëshuar një vërtetim nga dokumentet hipotekorë, pa kryer asnjë verifikim ligjor apo në terren nga ato që ligji i detyron, duke kryer në këtë mënyrë regjistrimin fillestar të një pasurie të paluajtshme në pronësi shtet, të llojit tokë buqësore, me sipërfaqe 5512 m2, në favor të shtetasit F.M.  dhe më pas të trashëgimtarëve të tij. “Kjo pasuri, siç ka rezultuar nga hetimi paraprak deri në këtë fazë, buron nga dokumenta tërësisht të falsifikuara”, citohet në njoftim dhe sqarohet se zyrtarët e kadastrës akuzohen për “shpërdorim detyre”. 

SPAK ka proceduar për falsikim të dokumenteve, të vulave, stampave ose formularëve shteasin S.M., i cili akuzohet se ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve por edhe organeve proceduese, dokumenta dhe formularë të  falsifikuar, veprime këto që më pas kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të trashëgimlënësit të tokës shtet të ndodhur në Dhërmi, me sipërfaqe 5512 m2. 

“Pas regjistrimit të pasurisë në emër të  trashëgimtarëve, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin A.G., duke sjellë njëkohësisht edhe përfitim material të padrejtë për shtetasin nën hetim S.M”, thuhet në njoftim. 

Me kërkesë të SPAK, gjykata respektive ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj Jorgo Goros dhe përfituesit të tokës, shtetasit S.M.. Për tre zyrtarët e tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. 

Goro i cili garoi për një mandat të katërt nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës në maj të vitit të kaluar, vijoi ta ushtronte detyrën megjithëse fitues u shpall rivali i tij, Alfred Beleri. Ky i fundit nuk arriti të kryente betimin pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, vepër penale për të cilën u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg më 5 mars. 

Sipas të dhënave të publikuara në Qendër Kombëtare të Biznesit, QKB për objektin e investimit “Dremades Lxury Suites”, të përbërë nga një hotel me pesë yje, i nivelit të lartë, që do të ketë kapacitet prej 106 suitash, shënohet se projekti zë një sipërfaqe prej 10 mijë e 592 m2 – sipërfaqe e njëjtë me atë të shënuar në njoftimin e SPAK për tokën e zotëruar nga shoqëria e Gaçit. 

Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management' i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi. 

Deputetë të Partisë Demokratike kërkuan në qershor të vitit 2022 heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj. kjo kërkesë erdhi pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. 

Më vonë, Gjykata kushtetuese i kërkoi Kuvendit të dërgonte në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës, por në qershor të 2023-it, anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve./BIRN

jorgo goro artan gaci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet