LIVE UPDATES
Politike

BILD për arrestimin e Berishës: Frika e Ramës se mos humbet pushtetin

BILD shkruan se ka arritur të kontaktojë Berishën nga arresti shtëpiak për ta pyetur rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

2 Janar 2024, 20:42 Nga h.k
BILD për arrestimin e Berishës: Frika e Ramës se mos humbet
Sali Berisha

GJERMANI-Media gjermane BILD i ka bërë jehonë arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

BILD shkruan se ka arritur të kontaktojë Berishën nga arresti shtëpiak për ta pyetur rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

Shkrimi i BILD:

Urdhër arresti! Arrest shtëpie!

Tërmet ballkanik për këtë 79 vjeçar

Barrikada karrige dhe bomba tymuese në Parlament

A po ndërmerr papritur Shqipëria masa kundër korrupsionit - apo dikush atje ka frikë prej tij (Berishës)

Arrestohet: Ish-presidenti i Shqipërisë dhe ish-kreu i qeverisë Sali Berisha (79) është në arrest shtëpie - BILD e arriti atë pavarësisht ndalimit të komunikimit.

A po ndërmerr papritur Shqipëria masa kundër korrupsionit - apo dikush ka frikë nga ky 79-vjeçar?

Një tërmet politik po trondit vendin aktualisht.

Dihet që politika në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri ndonjëherë mund të jetë e ashpër.

Politikanë të korruptuar, vota të blera, para droge dhe mafioze, skandale përgjimesh mes partive dhe ministrave që përjashtohen për shkak të kontakteve mafioze: Vështirë se ndonjë klishe nuk ka ndodhur ende.

Por tani bastioni i kontrabandës së drogës në Europë është në krye të të gjithave!

Një grindje politike që vazhdon prej vitesh, mes kreut të qeverisë socialiste Edi Rama (59) dhe paraardhësit të tij, ish-presidentit konservator Sali Berisha (79), po shkon drejt një kulmi të ri.

Fotot tashmë tregojnë ish-kreun e qeverisë duke treguar me të dyja duart shenjën e fitores nga dritarja e banesës së tij në Tiranë.

Kjo u parapri nga beteja në gjykatë dhe në parlament: Pak para Krishtlindjeve, anëtarët e Partisë Demokratike të Berishës u përpoqën të pengonin një seancë në të cilin 79-vjeçarit do t'i hiqej imuniteti. Ata madje përdorën mobilje për të ngritur barrikada dhe për të vendosur bomba tymuese!

Vetë Berisha flet për fushatën hakmarrëse të Ramës.

Ai (Rama) dëshiron ta izolojë nga frika që ndjen prej humbjes së pushtetit - në zgjedhjet parlamentare të ardhshme në Shqipëri në 2025.

Berisha raporton për BILD nga arresti shtëpiak.

Pavarësisht arrestimit dhe bllokimit të komunikimit, BILD arrin të komunikojë me Berishën në Tiranë. Ish-profesori i universitetit që e nxori Shqipërinë nga komunizmi i epokës së gurit pas 1991 thotë për BILD:

Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim.

Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze.”

Berisha gjithashtu e konsideron Ramën personalisht përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-së – me informacione të rreme dhe ryshfet. Rama e mohon këtë prej muajsh. Rasti është objekt i një skandali korrupsioni në SHBA: iIsh-shefi i FBI-së i Neë Yorkut thuhet se ka marrë para dhe një licencë nafte nga Tirana.

Dikush që njeh Ballkanin po aq mirë sa Rama dhe Berisha është Elmar Brok (77, CDU). Shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë i Parlamentit të BE-së shikon Tiranën me mosbesim dhe thotë për BILD:

“Kaosi politik po shkon drejt një kulmi të ri. Është e çuditshme që, 15 vjet pas një rasti të supozuar, një ish-kryeministër vendoset në arrest shtëpie dhe një ndalim i gjerë i komunikimit edhe me partinë e tij. Dhe kjo para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për vitin e ardhshëm…”

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet