Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha gjatë fjalës së tij, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, ministrin Ervin Hoxha dhe kreun e policisë së Shtetit, Ilir Prodën për marrjen e masave ligjore ndaj protestuesve.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratën e policisë lidhur me protestën e nesërme, ku thuhej se do të përballet me ligjin kushdo që bllokon rrugët. Berisha gjatë fjalës së tij, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, ministrin Ervin Hoxha dhe kreun e policisë së Shtetit, Ilir Prodën për marrjen e masave ligjore ndaj protestuesve.
Kryedemokrati tha se beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim, ndërsa u shpreh se bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë në agjendën e mosbindjes civile.
"Nesër paralajmëroj Edi Ramën: mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish-gjobëvënësin, krye-gjobvënësin e Policisë Rrugore, përfaqësuesin e bandave të rrezikshme të Durrësit, dhe më parë të Tiranës, Ervin Hoxhën. Mos guxo të ndërsesh narko-komisarin e implikuar në aktet më të rënda kriminale me bandat, Ilir Prodën kundër protestuesve, sepse përgjigja do të jetë lemeritëse për ju.
Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi që burojnë nga thellësia e shpirtit të çdo qytetari të këtij vendi për t’u ndarë sa më shpejt nga ky regjim. Të dashur miq, beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në agjendën e mosbindjes civile. Po, po. Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar, janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur këto vite pushteti.", tha Berisha.
Në njoftimin e masave thuhej se Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Ndërkohë në njoftim theksohej se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe sipas tyre kushdo që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell kryerja e kësaj vepre penale.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berishas gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u ndal edhe tek protesta që do ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ...
Edi Paloka TIRAN- Krytetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka folur për protestën që do të mbahet ditën e ...
Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë me dije se ditën e sotme i është drej...
ilir meta, monika kryemadhi TIRANË- Ish-presidenti, Ilir Meta ka komentuar në reagimin e tij, edhe akuzat e SPAK për mosdeklarimet e shpenz...
pamje nga kuvendi TIRANË- Disa deputetë të opozitës bllokuan foltoren duke shkaktuar kaos në seancën plenare, ndërsa dis...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu, një javë pas arrestimit të tij, lidhur...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se s’mund të ketë normalitete në Kuvend, n...
Kryemadhi TIRANË- Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është "kapur mat" teksa lexon një postim të presidentit të Pa...
kuvendi TIRANË- Ka përfunduar pas 20 minutash seanca e sotme plenare në Kuvend. Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi njoft...