All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Beteja dixhitale: Si i dominoi Berisha rrjetet sociale para votës së 11 majit (Analiza e shifrave)

Këtë e thonë edhe shifrat! Për një pamje të brendshme sesi funksionojnë shifrat dhe kush ka prioritet, DOSJA ka marrë për bazë të dhënat e paraqitura nga ekspertët e IT-së, Aldor Nini dhe Tomi Kallanxhi.

10 Maj 2025, 22:51 Nga Dosja.al
Beteja dixhitale: Si i dominoi Berisha rrjetet sociale para votës së
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Zgjedhjet janë dita kur partitë politike matin forcat! Por lufta nuk bëhet vetëm në terren, të paktën jo në këto kohë që po jetojmë. Rrjetet sociale, Facebook, Instagram, TikTok janë kudo dhe në dorën e çdo votuesi potencial. Numrat ndonjëherë nuk thonë shumë, por tregojnë një trend që nuk duhet injoruar, të paktën jo nga analistët dhe sondazhistët pranë partive kryesore politike.

E nëse këto zgjedhje kanë një fitues të social mediave, ai është Sali Berisha. Edhe pse i bllokuar dhe i përdorur “ilegalisht” nga shqiptarët, në TikTok ka kohë që Berisha është trend. Herë me në sfond këngën e Stresit; herë me vajzat që besojnë se djemtë demokratë janë besnikë pasi edhe pas 12 vitesh në opozitë nuk e tradhëtojnë idealin e tyre; herë me batutat e tij. Edhe si një 80-vjeçar, Berisha nuk zhgënjen! Këtë e thonë edhe shifrat! Për një pamje të brendshme sesi funksionojnë shifrat dhe kush ka prioritet, DOSJA ka marrë për bazë të dhënat e paraqitura nga ekspertët e IT-së, Aldor Nini dhe Tomi Kallanxhi.

I ftuar në emisionin “Review”, eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi tha se kryeministri Edi Rama ka goditur dhe ka kapur majat vetëm me ftesën e tij për qytetarët që t’i futeshin arkivave dhe të kërkonin fotot e tij nudo. Ndërsa kandidatët e rinj, edhe pse kanë tentuar nuk kanë mundur që të bëjnë shumë.

Duhet thënë që kandidatët në lista të hapura kanë bërë të pamundurën për të rënë në sy, shumë pak ia kanë dalë të bëhen viral edhe pse kanë dalë nga karakteri i tyre pasi kanë bërë video që nuk do ti kishin bërë kurrë gjatë jetës së tyre, dhe biznesmenë. Shumë pak kuptuan se çfarë është social media, duhet të ishin më sportiv. Përveç kryeministrit që me batutën: “Më kërko mua nudo”, ishte një nga goditjet më të mëdha të fushatës sepse nëse shikojmë historikun e kërkimeve, kryeministri ka arritur pikun e kërkimeve për veten e tij ditën kur i tha të rinjve: “Më kërkoni mua nudo në Google”, dhe aty janë bërë kërkime të mëdha të tipit: “Kryeministri nudo”, tha eksperti Kallanxhi.

Aldor Nini zbuloi se janë më aktivë në komente dhe në transmetimet live simpatizantët e PD-së në krahasim me mbështetësit e PS-së. Si shembull për krahasimin mori mbylljen e fushatës ditën e djeshme në Tiranë.

“Ishte pak e vështirë për ta bërë këtë matje pasi ishin disa rrjete sociale: Youtube, Facebook, të miksuara. Për mbylljen e fushatave, me sa numëruam ishin diku tek 30-32 mijë shikues live për Partinë Demokratike në vende të ndryshme. Ndërkohë Rama në një vend kishte mbledhur 3.4, në një vend tjetër 4 mijë, pra më pak në transmetim live. Mendoj që ky është një rezultat që e kemi parë edhe në të kaluarën sepse videot statike që hidhen në Youtube, Instagram, Facebook, PS-ja ka një audiencë goxha të madhe që i shpërndan ato në shumë profile dhe në shumë faqe. Ato shikues që i gjenerojnë në kohë reale, ato që janë tamam simpatizantë të flaktë të PD-së, janë ato që e shikojnë në kohë reale materialin ose ato që reagojnë me interaktivitet më të lartë sesa ato të PS-së,”- tha eksperti Nini.

Nini e konfirmoi se në TikTokun e ndaluar, më i klikuar ka qenë Berisha.

‘Berisha në TikTok është i dytë ka qenë i pëlqyer edhe para fushatës, Edi Rama se ka përdorur TikTokun që kur u mor edhe vendimi për të mbyll. Basha nuk ka llogari në Tik Tok më shumë përdor Instagram dhe Facebook. Ne do të shohim pas zgjedhjeve a do të jetë njësoj pëlqimi në rrjetet sociale, me votat që do të marrin’, tha ai.

Google Trends është një mjet analitik i ofruar nga Google që tregon se sa shpesh është kërkuar një term i caktuar në motorin e kërkimit të Google gjatë një periudhe të caktuar kohore dhe në një zonë të caktuar gjeografike. Ai nuk tregon numrin absolut të kërkimeve, por paraqet të dhënat në një shkallë të caktuar. Edhe në këtë burim, Rama përmendet vetëm për kërkesën e tij të sikletshme, ndërsa për Berishën duket se kureshtja është më e madhe. Të paktën për 30 ditë fushatë, kërkimet e lidhura me Sali Berishën kanë përfshirë kërkesa për moshën e tij, statusin ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentin amerikan Donald Trump. Përveç kuriozitetit personal, tek Berisha ka tërhequr edhe idetë dhe programi i fushatës. Pasaporta europiane, shpikja më e fundit e Ramës nuk ka qenë gjëkundi me pensionet kanë dominuar kërkimet, ndjekur nga arsimi, rrogat dhe shëndetësia. Mesa duket, përveç karizmës dhe gjithçkaje tjetër, kryedemokrati ka prekur shqiptarët me programin e tij, një shenjë kjo zhgënjimi nga partia në pushtet.

Në krahasim me vitin 2021, duket se Berisha ka një rritje me “paraardhësin” e tij në krye të PD-së, Lulzim Bashën. Në të njëjtën ditë kur Rama po bënte një nga mitingjet e tij nëpër Shqipëri, Basha ishte në një nga ekranet më të ndjekura në vend, por në Facebook po e ndiqnin vetëm 880 persona; ndryshe nga Rama që kishte 42.3k ndjekës në kohë reale.

Të gjitha këto shifra flasin vetë. Nëse një fitore Sali Berisha e ka siguruar para se të hapen kutitë e votimit, është ajo e rrjeteve sociale. Ai ka arritur të krijojë një jehonë të madhe në TikTok dhe Facebook, duke u kthyer në një figurë virale, shpeshherë më shumë si ikonë pop-kulturore sesa si politikan tradicional.

Në të kundërt, përpjekjet e kandidatëve të rinj, shpesh të sforcuara dhe larg natyralitetit të tyre, nuk kanë rezultuar efektive. Edi Rama ka qëlluar vetëm me një batutë, e cila mund të ketë prodhuar trafik momental, por nuk përfaqëson një strategji të qëndrueshme komunikimi dixhital.

Berisha, ndërkohë, është shndërruar në një lloj trend, ai nuk është më thjesht një lider politik, por një simbol që përdoret, shpërndahet, memetizohet dhe ripërpunohet nga votuesit, sidomos nga të rinjtë.

A do të përkthehet kjo energji virtuale në votë reale më 11 maj?

Kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: zgjedhjet nuk fitohen më vetëm në sheshet e qyteteve apo në ekranet e televizioneve. Sot, ato fitohen edhe në algoritmin e TikTok-ut, në komentet e Facebook-ut dhe në kërkimet e Google-it. Kush arrin të zotërojë këto hapësira, ka një avantazh të qartë në betejën për mendjet dhe zemrat e votuesve. Dhe në këtë fushatë, Sali Berisha e ka fituar betejën dixhitale. Tani mbetet të shihet nëse do të fitojë edhe kutitë e votimit./DOSJA

dosja.al tomi kallanxhi sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026