Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha tha se ai është peng, por edhe si i tillë ka detyrim të flasë.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti shqetësimin se pse Lulzim Basha ka heshtur pas puvblikimit të të dhënave të çështjes "McGonigal" ku dyshohet se çështja e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA me para ruse është inicuar nga njerëz të qeverisë Rama. Berisha tha se ai është peng, por edhe si i tillë ka detyrim të flasë.
Sali Berisha: Viktimë- Basha hesht. Si ka mundësi? Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë. Guvernatorja qëndron ndërkohë pas heshtjes së tij të turpshme. Mirë Rama që është autor i një vepre makabre, po viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipëronjë një fjalë të vetme. I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen, si ka mundësi? A ka një detyrim ndaj atyre që e mbështesin akoma? Të bëjë transparencë dhe të thotë kush i bën presion për të mbyllur gojën. Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng Basha, por në situatën e re të krijuar, ai duhet të flasë. Ka një detyrim. Kodi i Heshtjes po respektohet si nga krimineli edhe nga viktima.
Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
Sali Berisha, kryetar TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se "zhdukja" e kryeministrit Edi Rama lidhet me ambasadoren amerik...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se kërkesa e Opozitë...
Ilir Meta Ilir Meta: Me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e të gjithë shqiptarëve që...
Shkëlqim Cani TIRANË- Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është marrë në pyetje në lidhje me privatizimin e nj&e...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se kërkesa e Opiitës për të ...
Dhurata Cupi, deputete e PD TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, viziton për herë të dytë brenda pak muaj...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pranuar se përveç kryeministrit Edi R...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se maxhoranca është e...
Edi Rama TIRANË- Partia Socialiste ka ndarë strategjinë e ndjekjes së punimeve në Kuvendin e Shqipërisë, në seanc&e...
Edi Rama ne Durres DURRES- Kryeministri Edi Rama tha se projekti "Marina&Jahtet e Durrësit" nga sot do të nisë punën për tu je...