Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lideri i opozitës, vlerësoi nismën e një grupi personalitetesh nga shoqëria civile për të lehtësuar këtë bashkim, teksa shtoi se ky është një front i cili nuk ka për qëllim të qeverisë, por vetëm të largojë atë që ai e quan "të keqen e madhe" që përfaqëson Rama dhe organizata e tij.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur gjatë bashkëbisedimet me qytetarët theksoi optimizmin e tij për krijimin e një fronti të gjerë opozitar. Lideri i opozitës, vlerësoi nismën e një grupi personalitetesh nga shoqëria civile për të lehtësuar këtë bashkim, teksa shtoi se ky është një front i cili nuk ka për qëllim të qeverisë, por vetëm të largojë atë që ai e quan "të keqen e madhe" që përfaqëson Rama dhe organizata e tij.
Qytetari: Përshëndetje Doktor. Ju dje mblodhët tryezën me aleatë dhe shoqërinë civile. Çfarë u arrit nga kjo dhe a do jeni në gjendje të mblidhni të gjithë faktorin opozitar kundër Ramës se gjendja është e padurueshme. Cili do jetë hapi tjetër?
Sali Berisha: Iniciativa e djeshme është iniciativë e një grupi personalitetesh nga shoqëria civile të cilët duan të lehtësojnë, duan të ndërmjetësojnë krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër kësaj të keqe të madhe që është organizata kriminale e Edi Ramës me në krye Edi Ramën. Ne e kemi përshëndetur këtë nismë dhe bashkë me partitë e koalicionit parlamentar i pritëm, diskutuam, u dhamë mbështetjen, ata po vazhdojnë përpjekjet e tyre me forcat e tjera politike opozitare.
Unë mendoj se në kuadrin e kësaj nisme, çdo njeri që ndjehet opozitar dhe që e nuk lejon veten të tradhtojë elektoratin që ka votuar kundër Edi Ramës, të tradhtojë elektoratin që gjen forca të shkëputet nga lidhje e të tjera, rreshtohet në këtë front. Ky nuk është front për të qeverisur së bashku, ta marrim në këtë formë, ky është një front për të larguar së bashku një të keqe të madhe, për t’u hapur rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë si qytetarë të lirë europianë. Dhe është jashtë çdo lloj logjike që kjo të mos jetë interes parësor i çdo force opozitare.
Por duhet të jesh opozitar që të përqafosh një ide të tillë. Dhe unë kam shpresë se ata që janë ose ndjehen opozitarë të vërtetë, do ta përqafojnë. Qoftë këto forca politike, qofshin këto organizata të shoqërisë civile, individë me peshë apo përfaqësues të grupit të interesit apo kauzave të drejta. Pra kjo është përpjekja e këtij grupi./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD ka një plan të plotë për të përdo...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do të bëjë gjithçka për të siguruar...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se lajmet për ndërprerjen e fjalimit të tij n&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët u pyet se përse Edi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kritikoi ashpër Kryeministrin Edi Rama për pasurimin e tij dhe t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me organizimin e protestave dhe strategjinë e opozit&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët foli për protest&e...
Elisa Spiropali VLORË- Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët po pr...
SHBA- Departamenti i Drejtësisë publikoi dje shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein. Mes 3 milionë...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën e parashikuar për në Vlorë. Anulimi i vizitës së tij vjen teksa...