LIVE UPDATES
Politike

Berisha tregon si i’u bashkua studentëve: Tek ata kam shkuar mëngjesin e datës 9 dhjetor

Berisha mohoi kategorikisht çdo lidhje me strukturat e regjimit dhe duke ofruar një narrativë të gjerë të lëvizjeve, kontakteve dhe vendimmarrjes së asaj dite.

8 Dhjetor 2025, 21:21 Nga E. D
Berisha tregon si i’u bashkua studentëve: Tek ata kam shkuar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka treguar me detaje momentet e para të përfshirjes së tij në protestën studentore të 9 dhjetorit 1990. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha mohoi kategorikisht çdo lidhje me strukturat e regjimit dhe duke ofruar një narrativë të gjerë të lëvizjeve, kontakteve dhe vendimmarrjes së asaj dite. Lideri i opozitës tregoi se studentëve u është mëngjesin e datës 9 dhjetor. 

Sali Berisha: Ramiz Alia Sali Berishën tek studentët? Absolutisht jo. Dhe kjo është e faktuar, shumë e faktuar. Tek studentët kam shkuar mëngjesin e datës 9. Jam, kam qenë në Itali në një konferencë për biogjenetikën në Toskana.

Jam kthyer si i dërguar i OMS-it. Jam kthyer në darkë dhe në darkë kam marrë vesh ca thashetheme që studentët kanë qenë, ka një zhurmë tek qyteti i studentëve. Në mëngjes kam dalë, jam lidh me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafën për të shkuar për të ngushëlluar Mehmet Elezin për nënën.

Dhe jemi ndalë në Hotel Tirana për të pirë një kafe. Në Hotel Tirana, duke hyrë, më thotë Qemal Sakajeva thotë, studentët kanë qenë në demonstratë mbrëmë. I them, çfarë kërkonin? Tha, mirë nuk e di. A kërkonin pluralizëm? Nuk e di, tha, po kanë, kanë demonstruar tha dhe i kanë rrahur në darkë e këto po.

I thashë, Qemal, ne duhet të marrim vesh a po kërkojnë pluralizmin apo jo. Qemali ishte me biçikletë, u nis drejt e tek studentët. Unë me Çashkun dhe me Besnik Mustafën jemi ulur për kafe në Hotel Tirana. Aty një person, që Besniku e njihte, unë s'e njihja, tregon të gjitha këto. Tregon që studentët janë në protestë. Kur ky na thotë që janë protestë, unë u them këtyre, tani do të çohemi, ne të shkojmë tek ata. Të shkojmë tek studentët.

Nuk kanë hezituar, por jemi nisur. Kur kemi dalë nga Hotel Tirana dhe po ktheheshim, vjen Qemali dhe Qemali më thotë mua, janë para liceu artistik, tek rezidenca e ambasadës italiane sot. Në atë kohë duket ishte muze akoma, më duket,

Të rrethuar nga të gjitha anët. Rrugicat të rrethuara. Dhe i them, mirë, vazhdojmë në rrugën. Rrugës, nja dy pedagogë miq të mi më thonë, ku po shkon? Te studentët, u them unë. Më thonë, a je, a je përgatitur mirë? Po i them unë. Jam përgatitur mirë. Do shkoja, si të ishte puna, menjëherë po. Me vështirësira u futëm, po u futëm. Nëpër rrugica, them se janë disa rrugica që presin, që dalin nga, që dalin në rrugën e Elbasanit.

U futëm dhe u gjetëm tek shtëpia e një profesori tim dhe një profesoreshe time, Karajanit. Pak metra në anën tjetër të rrugës. Edhe po rrinim ne aty. Po rrinim. Kishte gjithsej nja, thuaja, 15-20 qytetarë, jo më shumë. Jo më shumë. Në anën tjetër, domethënë në drejtim tek, në anën tjetër të rrugës, në drejtim të liceut, ishte Robert Koli, sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën, ishte Lisen Bashkurti, dhe ishin disa funksionarë. Po ishte Rrapi Mino drejtori hetuesisë së Tiranës, që ishte mjaft i egër, dhe ishin disa funksionarë të lartë të ministrisë.

Tani, duke ndenjur aty, nuk kanë shkuar, po. Ndërkohë, Azem Hajdari, që unë s'e njihja, me një xhakavento ngrihej, hypte mbi super e studentëve dhe bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci. Këto ishin parullat që hidhnin në, në, në studentët,

Marrin urdhër forcat rrethuese, edhe u futen me lopata, e me shkopi ndaj studentëve, me të gjitha mjetet në mënyrën më barbare. Shkoj me e kap njërin, me ja nxjerrë njërin për dore se ishte skenë e tmerrshme. Më vjen një nga këta me lopatë. I hidhet një grua nga, nga mbrapa, ia kap lopatën dhe i thotë, mor qyrravec, kë do godasësh ti?

I shpërndanë për pesë minuta. Disa që i rrahën, që i dëmtuan, i hodhën mbi kamiona, mbi IFA. I hodhën mbi IFA. Sikur të ishin berre dhe jo njerëz. Tani mbeti aty sheshi bosh. Kishte disa plisa të vegjël, s'kishte as gurë asgjë, se ata s'po bënin, nuk po, absolutisht nuk po qëllonin ndaj tyre. U them tani unë atyre, që unë do t'ju denoncoj ju në mbarë botën me këtë që bëtë. Unë s'kisha ku ta denoncoja askënd. E kupton? Po, po, do t'ju denoncoj sepse nuk po bënin asgjë. Jo, më thanë mua, po gjuanin me gurë. Asnjë gurë, thashë. Ku janë gurët? S'kishte gurë fare aty. Edhe bëra këtë debat aty me ta.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet