Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai gjithashtu tha se ka edhe një platformë të PD, tek e cila cilido që do të informohet për procesin e regjistrimit mund të regjistrojë në këtë platformë dhe automatikisht do t’i dërgohet në email apo Whatsapp e gjithë praktika që duhet të ndjekë për regjistrimin në KQZ.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha u bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen në platformën e KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Berisha tha se kjo platformë parashikon një proces të sigurt dhe të plotë, ndërsa shtoi se nuk duhet të humbet durimi në përpjekjen e parë nuk e realizon dot regjistrimin.
Ai gjithashtu tha se ka edhe një platformë të PD, tek e cila cilido që do të informohet për procesin e regjistrimit mund të regjistrojë në këtë platformë dhe automatikisht do t’i dërgohet në email apo Whatsapp e gjithë praktika që duhet të ndjekë për regjistrimin në KQZ.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
E drejtë ajo që thoni ju. Nuk duhet të ketë ndërhyrje në ligjin zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve. Por ka ndodhur një zhvillim i ri, i paqenë, siç është vota e emigrantëve. U bënë ndryshimet ligjore në emër të këtij procesi, por në qoftë se për shkak të problematikave që dalin, me qëllim që të sigurohet e drejta kushtetuese e tyre sa më mirë, përsëri vetëm për këtë mund të bëhen ndërhyrje në kod, të cilat të lehtësojnë dhe garantojnë këtë proces.
Dhe meqë jam këtu, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës të aplikojnë në platformën të KQZ-së. Si platformë ajo parashikon një proces të sigurt dhe të plotë. Si platformën e parë, natyrisht nuk mund të them se është e përsosur, ndaj dhe në çdo rast mos humbisni durimin në qoftë se në përpjekjen e parë nuk realizoni regjistrimin, ju siguroj se në përpjekjen e dytë apo të tretë do e realizoni 100 përqind atë.
Por nga ana tjetër ka edhe një platformë të PD, tek e cila cilido që do të informohet për procesin e regjistrimit mund të regjistrojë në këtë platformë dhe ai automatikisht do t’i dërgohet në email apo Whatsapp e gjithë praktika që duhet të ndjekë për regjistrimin në KQZ...
...Tani, debate ka, natyrisht u siguroj se pa arsye të forta ligjore, ndërhyrje nuk do bëhen. Gjer tani nuk ka një gjë të konkretizuar, por sidoqoftë tani që po provohet platforma, çdo lloj pengese që mund të ketë nevojë për amendim apo përshtatje, ne jemi të gatshëm. Është e drejta kushtetuese e 1.5 milion shqiptarëve, është e paimagjinueshme që t’u themi se për shkak të ligjit nuk do votoni. Jo, do bëjmë gjithçka që ju të votoni.
berisha, xhaferllari TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur në konferencën e sotme për kërkesën ...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese në vend ka vendosur që të marrë përsipër çështjen për “ligjin ...
Salianji TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme për mes një letre të gjatë në lidhje me deklarat&...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për pad...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme për deklaratat e kreut të qeveris&eu...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shpalosur në konferencën e sotme programin e tyre për ndalimin e rënie...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat në...
Pandeli Majko TIRANË- Deputeti Pandeli Majko do të angazhohet si drejtues politik i Partisë Socialiste në Kavajë. Mësohe...
hoxha, shalsi TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. N...
Takimi BRUKSEL- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se këtë jav...