Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sali Berisha e cilësoi aplikacionin si një mjet terrori mbi zgjedhësit shqiptarë, duke premtuar se denoncimin për të do ta bënte edhe në instancat jashtë vendit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një thirrje për administratën publike që të mos bëhet pjesë e aplikacionit "Aktivisti". Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha e cilësoi aplikacionin si një mjet terrori mbi zgjedhësit shqiptarë, duke premtuar se denoncimin për të do ta bënte edhe në instancat jashtë vendit. Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se deputetët e PD-së do të dorëzojnë në Kuvend projektligjin për dyfishimin e pagave. Ai theksoi se objektivi nëse PD do të vijë në pushtet do të jetë 3 fishimi i rrogave të qytetarëve shqiptarë.
"Aktivisti është aplikacion i dënueshëm, është dëshmi flagrante e shërbimit të narko-shtetit të Edi Ramës, në një narko-shtet elektoral. Ai është në kundërshti me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregulla themelore të rrjeteve sociale duke qenë se po përdoret si mjet terrori. Duke denoncuar para jush njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori si brenda vendit edhe në institucionet respektive,"-tha Berisha.
PJESË NGA FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimti elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit. Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narkoshtetit të Edi Ramës në një narkoshtet elektoral. Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të paligjshme. Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë. Duke denoncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor.PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama. Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD. Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve. Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner. Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen. Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve. Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike. PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë. Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi. Ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor më kryesor i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit.
Taulant Balla TIRANË- Me shumë interes për gazetarët ishte një mendim i kreut të grupit parlamentar, Taulant Ballës p&eu...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u pyet ditën e sotme për arrestimin e krye...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme nga gazetarët për informa...
Pandeli Majko TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko shkruan se Aleksandër Vuçiç ka bërë një marrëveshje q&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që të gjithë anëtarët e PD-së t&...
Mark Craëford TIRANË-Ish-drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crowford ka qënë prej koh&eu...
Arlind Qorri TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve e rrëzoi kërkesën e partisë “Lëvizja Bashkë&ldquo...
Ditmir Bushati TIRANË-Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në rrjetet soci...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas gafës së deputetit të Partisë Socialis...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë komentin e tij lidhur me marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë n...