LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Të përdorim sa më shumë rrjetet sociale! Pakënaqësia ndaj Ramës është shumë e madhe, por njerëzit kanë frikë

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha tha se, pakënaqësia ndaj Ramës është shumë e madhe, por njerëzit kanë frikë.

21 Dhjetor 2023, 19:47 Nga I.A
Berisha: Të përdorim sa më shumë rrjetet sociale!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha iu bëri thirrje anëtarëve të Kryesisë së PD se, duhet të përdoren sa më shumë rrjetet sociale, ato duhet të jenë ekranet televizive dhe debatet e tyre. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha tha se, pakënaqësia ndaj Ramës është shumë e madhe, por njerëzit kanë frikë.

"Ne jemi të vetëdijshëm, betejën pa kthim e nisëm ose e shpallëm pas përfundimit të dokumentimit të plotë shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të vjedhjes së votës nga Edi Rama në Shqipëri. Dhe ajo ishte e domosdoshme. Premtimi ynë ndaj shqiptarëve, detyrimi ynë ndaj shqiptarëve është që të mos i mashtrojmë, përkundrazi që ata të votojnë të lirë. Diktatura ka krijuar një propagandë të stërfuqishme. Si kurrë ndonjëherë më parë janë zgjuar tellallë të Sigurimit të vjetër të Shtetit, që kalojnë nga një studio në një tjetër në mbrojtje të akteve diktatoriale. Lëpirës mjeranë që plaçkisin shqiptarët çdo ditë, nëpërmjet firmës së Edi Ramës dhe ministrave të tij. Por, e gjithë kjo propagandë nuk është e pakapërcyeshme. Kjo kërkon që ne të përdorim çdo mjet që kemi në dorë, dhe faktikisht nuk e kemi përdorur siç duhet, dhe këto janë rrjetet sociale. Ato duhet të jenë ekranet tona televizive, ato duhet të jenë debatet tona. Ndaj dhe në këtë situatë ato bëhen më të rëndësishme, me rol më kritik se asnjëherë më parë. Në kushtet dhe rrethanat kur armiku ynë disponon apo ka nën urdhër të gjitha institucionet e narkoshtetit, ka në disponim apo kontrollon 80 apo 90 përqind të propagandës, ka në disponim apo kontrollon ekonominë në mënyrën më të pamëshirshme formale dhe informate, ky rend monist, ky sistem monist nuk ka në disponim qytetarët.

I mungojnë qytetarët. Ata janë të trembur, por kanë një urrejtje të pakufishme ndaj Edi Ramës. Kudo që shkoni, dëgjoni rëndom se unë jam socialist, por nuk jam me Edi Ramën. Dëgjoni rëndom njerëz që shprehin dhimbjen më të thellë për humbjen e identitetit të tyre politik. Dëgjoni rëndom njerëz që kalojnë ditën në dhimbje dhe mjerim. Pra, pakënaqësia ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij është shumë e madhe. Ndaj dhe ne të mos besojmë pollet që i organizon ai vetë. Dhe mos harroni një gjë, duhet t’i rikujtoj, pikërisht në periudhën kur nuk na votuan, në vitin 1991, në prag të zgjedhjeve të dyta u bë një poll nga agjencia më prestigjioze në botë, Gallupi. Si doli? Doli se PD ishte 25 pikë pas PS. Pse ua thashë këtë? Se këto janë pollet e frikës. Gallupi nuk mbushi formularë, por njerëzit nga frika u përgjigjën në atë mënyrë. Kjo është historia e Edi Ramës sot. Ju garantoj se në momentin e parë që do e vëmë para atë, do dalë në dritë mbështetja masive që ekziston për PD-në. Por ne duhet të faktojmë se po e vëmë para. Në fakt, ne i kemi dhënë dhe i japim tonin jetës politike. Ne arritëm të asgjësojmë de facto parlamentin monist. Por arritje të kësaj natyre janë të domosdoshme në të gjithë aktivitetin. Ky regjim është një kalbësirë që në mënyrë absolute nuk ka të ardhme dhe nuk mund të qëndrojë në këmbë në përballje me një opozitë të vendosur gjer në fitoren përfundimtare," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet