Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha u shpreh se të dhënat dhe përgjimet në Sky ECC për Taulant Ballën janë shumë herë më kriminale se ato të Çyrbjas. Ai shtoi se Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por Taulant Balla me Vath Stakën, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi arrestimin e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Berisha u shpreh se të dhënat dhe përgjimet në Sky ECC për Taulant Ballën janë shumë herë më kriminale se ato të Çyrbjas.
Ai shtoi se Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por Taulant Balla me Vath Stakën, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla. Berisha theksoi se shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Taulant Ballës, i cili në regjistrime rezulton zëdhënës i interesave të familjes mafioze Bajrët, familjes mafioze Çela, familjes mafioze Rrajat.
Fjala e Berishës:
Sot, kolegët e Erion Veliajt në Skapin e partisë njoftuan, bënë publik për akuzat që kanë ndaj Jurgis Çyrbjes dhe të dhënat që kanë marrë me SKY ECC. Të dashur qytetarë, shumë herë më kriminale janë të dhënat që SKY ECC dhe përgjimet kanë dhënë për kriminelin ministër Taulant Balla. Vërtet Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por mos harroni se Taulant Balla me famëziun Vath Staka, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla.
Dhe Taulant Balla lëviz si përfaqësues i qeverisë nëpër botë. Shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Taulant Ballës, i cili në regjistrime rezulton zëdhënës i interesave të familjes mafioze Bajrët, familjes mafioze Çela, familjes mafioze Rrajat, etj. Kush mund t’i mohojë këto fakte përveç Altin Dumanit, këtij mercenari, më i lig se Nuredini? Edi Rama duhet të japë dorëheqjen në mënyrë urgjente sepse mban ministër Taulant Ballën, ndër të tjera, i cili figuron në regjistrime si njeri që ka porositur vrasje, të gjitha këto të publikuara. Si një njeri që është marrë intensivisht me tenderat e bandave.
Si një njeri i cili ka organizuar kurthe për të arrestuar njerëz për krime që nuk i kishin kryer kurrë.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot si kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, sepse vëlla Olsi, me dokumente zyrtare, është faktuar eksponent i klanit shqiptaro-kolumbian të Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse është shtylla kryesore e krimit në Shqipëri.
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme nga Prokuroria e Posaç...
sali berisha TIRANË- Në konferencën e kreut të PD-së, Sali Berishës me gazetarët, këta të fundit e kanë p...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së ti...
belind kellici TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë p&eu...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se Meta ësht&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me pensionistët teksa informoi ata për skemën e pensioneve nuk i ka kursyer ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me pensionistë tha se ishte i pari kryeministërnë histori që &...
edi rama TIRANË- Gjatë fjalës së tij në takimin me pensionistët, kryeministri Edi Rama, tha se ka nisur më 2014 punë...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë ...
Olta Manjani TIRANË- Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturë dhe Inovacionit, Olta Manjani ka zhilluar sot një takim me pensio...