Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i opozitëz gjithashtu u shpreh se askujt nuk i shkonte ndërmend se do mund t’ia dilnin me një kryemafioz të planetit si Xhorxh Sorosi.
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Berat, u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me PD për të rrëzuar narko-diktaturën e Edi Ramës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se askujt nuk i shkonte ndërmend se mund t’i qëndronin regjimit mafioz të Edi Ramës dhe të gjitha mjeteve të tij. Lideri i opozitëz gjithashtu u shpreh se askujt nuk i shkonte ndërmend se do mund t’ia dilnin me një kryemafioz të planetit si Xhorxh Sorosi.
"Çfarë dëshmojnë këto? Dëshmojnë se ju, gra dhe burra fisnikë, jeni njerëzit e pamundurës. Këtë u faktuam ne shqiptarëve dhe botës. Askujt nuk i shkonte ndërmend se ne mund t’i qëndronim regjimit mafioz të Edi Ramës dhe të gjitha mjeteve të tij. Por ja ku është, e kemi lemeritur dhe është më i lemeritur se kurrë nga ne. Askujt nuk i shkonte ndërmend se do mund t’ia dilnim me një kryemafioz të planetit si Xhorxh Sorosi. Por ne qëndruam sado fuqi që kishte ai, ne nuk u lëkundëm se mbrojtëm ato gjëra që ne besojmë. Ne besojmë tek familja, interesi kombëtar, dinjiteti njerëzor dhe nuk u dorëzuam. Ai mori mallkimin me 5 nëntor në SHBA, ndëshkimin më të rëndë. Ne jemi në këmbë sot si parti që bëjmë të pamundurat, të mundura dhe kjo do të thotë ne jemi në këmbë si parti që përmbysim diktaturën aktuale në Shqipëri.
Rikthehemi pak, kush jemi ne? Ne jemi njerëz të tolerancës. Ne jemi parti e tolerancës. Kur unë, në një rast, jashtë imagjinatës sime, nisa Foltoren, shkruajta aty mbrapa për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Ajo ngjiste surreale se partia po përçahej dhe ajo ishte një fakt. Por unë i kisha absolutisht qëllime shumë të sinqerta. Dhe kësaj iu përgjigjët në mënyrë të shkëlqyer dhe sot jemi të bashkuar. Dhe sot jemi të bashkuar dhe dolëm me moton: të bashkohemi në diversitet. Edhe njëherë kthehemi, ADN-ja jonë është toleranca. Njeriu tolerant e pranon diversitetin, njeriun intolerant nuk e pranon diversitetin. Po të kthehemi në histori, ne përmbysëm shtatoren e satanit, fanatikët rrëmbyen armët kundër nesh. Çfarë dua të them me këtë?
Tani jemi në startin e fuqishëm drejt fitores.
Dhe unë u them ju se ky është për ne që luftuam diktaturën staliniste, ky është shansi më i madh i jetës sonë.
Të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë që po e shkatërron, po e zbraz në mënyrën më të pamëshirë këtë vend.
Por kjo kërkon jo vetëm bashkimin e të gjitha kontribeteve tona në PD nga ’90 gjer sot, e domosdoshme, politika nuk është kurrë arti i inateve personale, i hidhërimeve, jo, i qëllimeve të përbashkëta, i idealeve të përbashkëta, i vlerave të përbashkëta. Ndaj dhe këtu nga ky qytet i bekuar, ftoj çdo demokrat të Beratit dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi, të lëmë mënjanë çdo lloj hatërmbetje, të kthehemi në genin tonë, në genin e tolerancës. Jemi demokratë, na bashkojnë vlerat, nuk jemi inatçorë, nuk na udhëheqin inatet. Sepse duhet të bëjmë këtë që të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores. Dhe hapi tjetër më i madh është të bashkohemi me qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë. Të krijojmë frontin e gjerë," tha Berisha.
pamje nga takimi ne berat BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me degën e PD-s...
sali berisha BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në një takim me degën e PD-së n&eum...
John Bolton KOSOVË- Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë Administratës Trump...
Foto ilustruese KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e hodhi poshtë si të palejuar ankesën e partisë n&e...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë në shtetet ku ka një prezencë të lartë t&e...
marsida xhaferllari TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, është tërhequr nga trupa që shqyrton &cce...
Sali Berisha FIER- Kreu i PD-së Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit ish-deputetin e Partisë Demok...
Ulsi Manja TIRANA-Qeveria ka zgjatur afatin për shqyrtimin, vlerësimin e kompensimin e pronave të ish pronarëve. Bëhet me dije se ...
TIRANË- Biznesmeni Elman Abule në daljen e tij nga ambientet e SPAK është ndalur nga gazetarët teksa nuk ka pranuar të flasë...
Elman Abule TIRANA- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme teka ka dalë n...