LIVE UPDATES
Politike

"Tipari më kardinal i demokratëve është toleranca!", Berisha: U përpoqën të na bëjnë copë e çikë, sot jemi më të bashkuar se kurrë

Ai u shpreh më tej se 3 vitet e fundit ishin vitet e provës më të madhe që PD ka kaluar në tërë ekzistencën e saj. 

9 Janar 2025, 18:56 Nga r.ll
"Tipari më kardinal i demokratëve është
pamje nga takimi ne berat

BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me degën e PD-së në Berat. Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se tipari më kardinal i burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që themeluan PD, ishte toleranca. Ai u shpreh më tej se 3 vitet e fundit ishin vitet e provës më të madhe që PD ka kaluar në tërë ekzistencën e saj. 

"Këto 3 vite ne duhej të vendosnim, të faktonim se ishim të zot për t’u përballur me diktaturën e dytë apo nuk e përmbushim dot këtë mision.", tha ai ndër të tjera.

Kryedemokrati tha se edhe pse u përpoqën ti gjunjëzojnë dhe ti arrestojnë, sot demokratët dhe PD janë më të bashkuar se kurrë. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Përvjetorët nuk janë vetëm momente të rreshtimit të meritave apo edhe të dobësive, por janë momente të një reflektimi të thellë, sidomos sot pas 34 vitesh, çdo njëri prej nesh duhet të shtrojë një pyetje: cili ishte tipari, virtyti më jetik, më vendimtar i ne demokratëve? Unë ua them ju.

Tipari më kardinal i burrave dhe grave fisnikë, djemve dhe vajzave që themeluan PD, ishte para së gjithash toleranca.
Atyre që kanë përjetuar vitet ’90 në këtë qytet dhe jo vetëm, u kujtohet kur të tjerët rrëmbenin armët kundër nesh, në një kohë që ne, jo vetëm që nuk rrëmbenim armët, përkundrazi bënin gjithçka me tolerancën tonë t’i tërhiqnim ata, të bashkoheshin me ne.

Dhe këtu pas 32 vitesh, u them unë ju që merita juaj më e madhe historike pas themelimit të forcës politike opozitare ishte shmangia me tolerancë të një konflikti civil, për të cilin forcat fanatike, veçanërisht pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, ishin të gatshme ta ndiznin në shumë qarqe të vendit.

Demokratët u linçuan, por edhe u ekzekutuan në mes të rrugës. Demokratët, siç ndodhi në Borsh, u tërhoqën me kamionë zvarrë, por ne mbetëm parti e tolerancës dhe ne nuk pranuam që të ndjekim lojën tjetër, në interesin më të mirë të Shqipërisë, shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre. Pse e evokova unë këtë tipar? Se ky tipar është ADN-ja jonë. Mos harroni, po të kthehemi në vitin 1991, as unë, as ju nuk njihnim universin e proceseve të demokracisë që prisnin për t’u ndërtuar nga ne.

Jo, ishim rritur në diktaturë dhe njohuritë tona për sistemin socialist ishin të pafundme, por njohuritë tona për sistemin tjetër ishin rudimentare. Por ne u treguam realistë, ne mësuam, ne ndoqëm me përkushtim të madh vlerat tona që besojmë, idealet tona dhe u bashkuam. U bashkuam në vitin 1992 më 22 mars në bashkimin më të madh që kanë njohur shqiptarët në historinë e tyre. Dhe ai bashkim, ajo energji u shndërrua në forcën jetësore të zhvillimit të Shqipërisë.

Pas 34 vitesh, kohërat janë krejt të tjera. Por prapë më ju do flas haptas. Këto 3 vite ishin vitet e provës më të madhe që ne kemi kaluar në tërë ekzistencën tonë. Dhe u them unë ju, e provës më të madhe që një forcë politike ka kaluar pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Këto 3 vite ne duhej të vendosnim, të faktonim se ishim të zot për t’u përballur me diktaturën e dytë apo nuk e përmbushim dot këtë mision.

U bë gjithçka që ne të asgjësoheshim. Një qeveri mafioze, e lidhur si mishi me kockën me mafien dhe krimin, u vërsul me të gjitha mjetet kundër nesh. Mafia ndërkombëtare, e përfaqësuar nga Xhorxh Soros, bëri gjithçka që padrinos shqiptar t’i jepte të gjitha pushtet, përfshi edhe opozitën. Kthehemi pak tre vite më parë, opozitë e përçarë, opozitë e agresuar. Të shumtit mendonin se opozita në Shqipëri mori fund. Në analizën tonë realiste, nuk mund t’i injoronim ne këto.
Sigurisht edhe unë dhe ju, i kemi shtruar vetes pyetjen a jemi në gjendje të përmbushim misionin tonë apo nuk e përmbushim dot?  A jemi në gjendje ne që përmbysëm diktaturën e parë, të përmbysim diktaturën e dytë? Ua them unë, më e rrezikshme se e para.

Por, çfarë ndodhi? Ja ku jemi. U përpoqën të na bëjnë copë e çikë, sot jemi më të bashkuar se kurrë. U përpoqën të na gjunjëzojnë me të gjitha mënyrat, sot jemi më në këmbë se kurrë. Na morën flamurin, na morën logon, na hoqën emrin nga listat e votimit, vetëm e vetëm që të mos ishim. Por ja ku jemi sot. Arrestuan, terror, dhunë, por ne ja ku jemi sot.

sali berisha ne berat

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen