Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha u shpreh se shumë shpejt do të rikthejë lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe Shqipërinë në rrugë normale.
TIRANË- Kreu demokrat tha se dorëzoi sot në SPAK një dokument, në të cilin sipas tij rrëzohet piramida e mashtrimit, në të gjitha aspektet e saj.
Ai tha se numri i mbështetësve në Rrugën e Shpresës, siç e quan Berisha, po rriten çdo ditë e më shumë dhe ky fakt po e tmerron Edi Ramën.
Berisha u shpreh se shumë shpejt do të rikthejë lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe Shqipërinë në rrugë normale.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi, një mik më shkruante sot: Doktor, diktaturat ekzistojnë për shkak se diktatori i mban ato.
Diktatura nuk luftohet, po nuk luftove diktatorin. Dhe me këtë rast dua t’u them atyre banalistëve që bëjnë të mërziturin nëpër studio se po luftohet Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama. Ju, thotë ai, o të mjerë nuk jeni gjë tjetër veçse mjeranë të diktatorit. Mbroni atë, por diktatura nuk rrëzohet kurrë pa luftuar dhe rrëzuar diktatorin.
Së fundmi, të dashur miq, unë dorëzova në Skapin e partisë një dokument, në të cilin piramida e mashtrimit, piramida e turpit, piramida e shpifjes, piramida e manipulimit, rrëzohet në të gjitha aspektet e saj.
Me dokumente provova se gjithçka aty bazohet në mashtrim. Mashtrime të turpshme, t’i dëgjoje miqtë e mi, ua them me sinqeritet, pyesje veten, a janë qenie njerëzore këta që i lejojnë vetes të vetëposhtërohen në këtë shkallë ekstreme? Të vetëposhtërohen në ekstrem?
Si ka mundësi të depersonalizojë njeriun veten dhe të pyesë për gjëra të cilat kishin 100 përqind përgjigjen në dokumentet që fshihnin vetë? Si ka mundësi të depersonalizohen në këtë shkallë të tillë, saqë bazuar në një kallëzim të rremë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, sipas të cilit toka është shpronësuar nga italianët, në një kohë kur dokumentet italiane të kohës, Fletorja Zyrtare faktonte se toka e 5 familjeve pronare nuk ishte shpronësuar, por ishte mbajtur thjesht rekuizitë dhe pushtim.
Si ka mundësi që qeniet njerëzore të poshtërojnë veten dhe të thonë se Sali Berisha ndërmori privatizimin për të favorizuar dhëndrin e tij, në një kohë kur privatizimin e ndërmori Fatos Nano, Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi.
Po këta janë njerëz që turpin e hanë me buke, këta janë njerëz që në raport me ligjin, nuk kanë moral. Në raport me të drejtën, ata nuk kanë moral. Por njeriu nuk mund të poshtërojë veten në këtë mënyrë dhe të shpifë dhe të trillojë në këtë mënyrë.
Ç’qenie jeni ju, u pyes sot, që nuk guxoni pavarësisht se i gjithë procesi i ndërrimit të destinacionit është vepër e Edi Ramës, se destinacioni është ndërruar para privatizimit, kur terreni ishte sportiv dhe shtetëror?
Ç’qenie jeni ju, kur lejen e ndërtimit e ka dhënë Edi Rama, lejen e sheshit të ndërtimit e ka dhënë Edi Rama dhe mashtroni e thoni se e ka dhënë Lulzim Basha?
Ç’qenie jeni ju o mjeranë që fshihni dokumente që faktojnë se Edi Rama u dënua nga gjykata me 320 mijë euro se shkeli çdo rregull dhe ju nuk guxoni t’i përmendni emrin njëherë? Pra, çmontova një për një gjithçka të turpshme në atë dosje. Dola dhe gazetarët më pyeten me të drejtë: çfarë provash të reja të paraqitën?
Po ku kishin prova ata? Ata kishin turpin e tyre si provë. Prova e vetme ishte turpi i tyre, prova e vetme ishte mashtrimi i tyre.
Miq, kur e nisëm ishim pak. Sot Rruga e Shpresës është plot. Është aq plot sa po e tmerron Edi Ramën.
Ju garantoj se nga ky parlament këtu, do çlirojmë atë parlament atje. Se nga ky parlament këtu, do rikthejmë ligjin, do rikthejmë lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, do rikthejmë Shqipërinë në rrugë normale.
Do rikthejmë Shqipërinë në rrugën e shpresës, në rrugën e fitores.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, fitore, fitore, fitore!
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha sot se u paraqit në SPAK për t'i thënë Arben Krajës se nuk mund të jet&eum...
edi rama dhe pedro sanchez SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Spanjë, duke nisur kështu vizitën dy ditore me r...
Sali Berisha TIRANË-Berisha: Mediat e Ramës po fshehin denoncimin e radios qeveritare amerikane, se ai korruptoi McGonigalin për të lu...
sali berisha TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet si çdo natë është shprehur se s...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të sotëm për mbështetësit e tij, tha se sot në SPAK ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalimin nga dritarja e banesës ku ka pë...
pamje nga protesta TIRANË- Ka nisur tubimi poshtë banesës së liderit demokrat, Sali Berisha. Të pranishëm në protest&eum...
ilir meta dhe monika kryemadhi TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është fotografuar në reanimacionin e një...
Genc Gjokutaj TIRANË- Avokati, Genc Gjokutaj ka treguar se çfarë ndodhi gjatë paradites së sotme në zyrën e SPAK, ku s...
ambasada ruse ne tirane TIRANË- Ambasada ruse në Shqipëri ka konfirmuar se në selinë e saj në Tiranë do të hapet nj...