Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke folur në tubimin qytetar tek banesa e tij, Berisha theksoi se publikimi i shifrave është shtyrë, pasi duan të çojnë shifrën aty ku e ka kërkuar Edi Rama.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi drejtuesit e INSTAT se kanë shtyrë qëllimisht publikimin e të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vend. Duke folur në tubimin qytetar tek banesa e tij, Berisha theksoi se publikimi i shifrave është shtyrë, pasi duan të çojnë shifrën aty ku e ka kërkuar Edi Rama.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, përulem me mirënjohjen dhe nderimin më të madh para sakrificës tuaj të përnatshme. Burra dhe gra, djem e vajza që e shndërruat këtë rrugicë në rrugicën më të njohur sot, në rrugicën e shpresës, të optimizmit, dritës për mendjet dhe zemrat e ndrydhura të shqiptarëve. Çdo natë ju mblidheni këtu në një betejë pa kthim në mbrojtje, para së gjithash të dinjitetit tuaj, të dinjitetit të njeriut. Mblidheni me guxim dhe dërgoni mesazhin më të rëndësishëm për çdo shqiptar, sepse jeta pa dinjitet është një shkretëtirë e vërtetë. Një komb pa qytetar dinjitoz është një komb i shtypur. Në këtë aspekt ju në këtë rrugicë mbroni dhe dinjitetin e kombit shqiptar karshi atyre që fjalën dinjitet e kanë një fjalë bosh, moralin e tyre kanë vjedhjen, drogën, krimin.
Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërrojnë çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë. U duhen 6 muaj për ta sjellë nga 1.5 milionë që doli në realitet në shifrën që do Edi Rama, për të mbuluar atë që ai i krijoi kombit me regjimin e tij, më të keqen që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/3 së popullit.
Miqtë e mi, me këto ritme Shqipëria brenda maksimumit të 4 viteve do të jetë ajo që ishte në vitin 1950. Nuk ka protestë më kombëtare se protesta juaj. Nuk ka dëshmi më të qartë se sa dashuria juaj për kombin shqiptar. Kjo protestë është dëshmi e dashurisë tuaj për Shqipërinë, sepse në këtë rrokullisje që ajo ka marrë, në këtë nënshtrim të saj nga aleanca e krimit, ju kërkoni ta ndalni. Ju kërkoni ta ngrini në këmbë. Ju kërkoni që Shqipëria të fitojë, të fitojnë shqiptarët," tha Berisha.
Mimi Kodheli dhe Elisa Spiropali TIRANË- Ministren socialiste Elisa Spiropali e kemi parë çdo herë në kostumin e politik&eu...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashit ka reaguar sërish sot në lidhje me Komisionin e Reformës Zgjedhore. Me anë t&eum...
Clarisse Pasztory TIRANË- Përfaqësuesja e OSBE-së Clarisse Pasztory ka komentuar takimin me 2 bashkëkryetarët ...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka rreshtuar ...
Genc Gjokutaj TIRANË- Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj për mes një postimi në llogarinë e tij në&n...
Blendi Gonxhe dhe Elva Margariti TIRANË- Ish-Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra...
Belinda Balluku ELBASAN- Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, punimet janë shtrirë në katër...
Foto ilustruese TIRANË-Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, kërkoi të martën një dialog kons...
Gonzato GJIROKASTËR- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ka kërkuar dialog “konstruktiv dhe gjithëpërfshir&eum...
Arben Ahmetaj TIRANË-Në datën 18 Janar, gjyqtari i posaçëm Erjon Çela do të shqyrtojë kërkesën e SPA...