LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Është poshtërim për Shqipërinë që një kriminele si Irena Gjoka mbahet në detyrë

Gjatë deklaratës së tij për media nga SPAK, Berisha e ka cilësuar gjyqtaren Gjoka si “fytyrën e drejtësisë sorosiane” dhe një delinkuente me të kaluar problematike.

1 Shtator 2025, 10:43 Nga I.A
Berisha: Është poshtërim për Shqipërinë që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Dumani, po mbrojnë gjyqtaren Irena Gjoka. Gjatë deklaratës së tij për media nga SPAK, Berisha e ka cilësuar gjyqtaren Gjoka si “fytyrën e drejtësisë sorosiane” dhe një delinkuente me të kaluar problematike.

Berisha, më tej ka theksuar se është poshtërim për Shqipërinë dhe shqiptarët që një gjyqtare si Irena Gjoka mbahet në detyrë. Gjatë fjalës, Berisha përmendi edhe rastin kur avoketërit e tij kanë paraqitur kërkesën për dorëheqjen e saj për konflikt interesi meqenëse ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996, por sipas tij, Gjoka nuk ka pranuar dhe i pyetur avoketërit nëse kanë dokumente për këtë gjë.

"Me 4-5 maj 2024, Ditë Pashke, gazeta Prototema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës nga Greqia. Me 7 maj, SPAK deklaron se do nisë hetim të thelluar për Irenën me 5 mbiemra. 14 muaj hetim pa asnjë rezultat se rezultatin e bllokon Edi Rama dhe Troplini. Prokuroria ia kalon tani Uluzi Hajrit, se tani e tutje Uluziun do e quajmë Uluzi Hajri. Merr mbiemrin e Altin Hajrit. Më 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbimet e Irenës, por edhe vendimin për dënimin me burg të formës së prerë. Më 5 maj 2025, kam bërë publik para jush dokumentin me vulë apostile, dhe me 5 maj, Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar ose dëbuar nga Greqia në një intervistë me sorosianën BIRN. Shërbejnë ato se kanë vendim politik.

Me 6 maj 2025 publikohet prokura e vitit 2003, me të cilën Irena Gjoka me noter kishte autorizuar për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia. Pra, bie komplet alibia. Keni parasysh se ajo ka dosje. Unë do i bëj publike këto se janë krime të shëmtuara të mbash në detyrë atë. Është gjykatëse ajo, dënon njerëz ajo. Po të shkosh në burg gjen me dhjetëra të rinj, të cilëve nuk u dorëzon vendimin Irena kriminale me 5 mbiemra. Dhe ata rrinë atje, dergjen vetëm pse presin zbardhjen e vendimeve të saj. Sigurisht jam përqendruar dhe do përqendrohem sepse është figura më e shëmtuar e drejtësisë në Shqipërisë, e drejtësisë në Ballkan, e drejtësisë në Europë, e drejtësisë në botë.

Një gjykatëse mbi të cilën rëndojnë vepra kriminale dhe vazhdon e mbrohet. Më 8 maj i kam kërkuar KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandati të Irena Gjokës. Maj-qershor 2025, ndonëse ligji i kërkon KLGJ-së të vendosë për mbarimin e mandatit për 15 ditësh, prej 4 muajsh, KLGJ-ja e partisë nuk ka marrë asnjë vendim. KLGJ i kërkon prokurorisë të shprehet, ajo ia çon Altin Hajrit dhe ai merr kostume për të mbyllur gojën. Në qershor, Altin Troplini për të marrë në mbrojtje Irena Gjokën, hap çështje penale pa emër, ndonëse janë dhjetëra dokumente zyrtare, me emër dhe mbiemër, vula zyrtare dhe firma të saj se Irena Gjoka jo vetëm është dëbuar dy herë nga Greqia dhe ka lëshuar prokurë te noteri për të luftuar, ka dënim penal të formës së prerë nga gjykata e Janinës, e konvertuar më pas dhe kjo dëshmohet nga vërtetimi i kësaj gjykate me vulë apostile, ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe ka gënjyer në veting për të justifikuar 60 milionë lekë të paligjshme, duke paraqitur kinse kontgratë të vitit 1996 mes burrit të saj dhe vëllezërve, duke përmendur në atë kontratë nenet 801 dhe 805, që janë sot në fuqi, ndërsa në vitin 1996, kodi civil kishte gjithsej 254 nene.

Tani më thoni mua, a ka karikaturë më të shëmtuar zyrtari në sistemin e drejtësisë të një vendi se sa kjo që mbrohet nga Altin Troplini? Po, është Altin Troplini më i shëmtuar se kjo sepse hap dosje pa emër vetëm e vetëm që ta mbajë në detyrë atë. Ndaj dhe unë, absolutisht do ta denoncoj me forcën më të madhe sepse kjo kriminele e ka vendin në burg dhe jo të kryesojë trupa gjykuese ndaj qytetarëve shqiptarë. Është poshtërim për Shqipërinë dhe shqiptarët kur një kriminele si kjo mbahet në detyrë nga Altin Troplini dhe Edi Rama në detyrë," tha Berisha.

sali berisha irena gjoka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet